Connect with Us

Protesta e 2 marsit/ Ish deputeti i LSI: Parlamenti duhet t’i kthehet qytetarëve

Politikë

Protesta e 2 marsit/ Ish deputeti i LSI: Parlamenti duhet t’i kthehet qytetarëve

Publikuar

-

Ish deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari i ftuar në ’45 minuta’, teksa ka folur për protestën e 2 marsit të thirrur nga presidenti Meta, u shpreh se opozita e bashkuar do të dal me një qëndrim të unifikuar nëse do të jetë e pranishëm apo jo në ditët në vijim.

Por ai theksoi se ‘ai do të jetë atje si qytetar’, pavarësisht vendimit të opozitës së bashkuar.

‘Unë si qytetar i këtij vendi do të jem atje në mbrojtje të shtetit të së drejtës dhe kushtetutës së republikës. Opozita e bashkuar do mbajë një qëndrim për këtë çështje, do jetë i përbashkët. Unë do jem atje bashkë me familjen time. Hitleri nuk bëri ndonjë gjë më shumë seç po bën Edi Rama tani, janë në të njëjtën fazë. Është grusht shteti institucional që po bëhet në republikën e Shqipërisë’, tha Brahimllari

Edhe për ish deputetin e LSI-së mazhoranca po kryen një grusht shteti duke kapur institucionet, ndërsa theksoi se Kuvendi, që sipas tij është ilegjitim, duhet t’i rikthehet qytetarëve.

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Basha takim “kokë me kokë” me Metën

‘Unë nuk di çfarë do ndodhë në 2 mars, por kryeministria dhe parlamenti duhet t’i kthehen qytetarëve sepse janë institucione ilegjitimë. Është diskutuar mbi hapat që ka marrë kjo mazhorancë për të kapur dhe faktet se si është kapur gjithë sistemi i drejtësisë, dhe si po tentohet të kapet presidenca, me mënyrën e veprimit të KED në kundërshtim me ligjin. Është sqaruar dhe është bërë e qartë situata mbi këto fakte. Do ketë një vendimmarrje por 2 marsi është pjesëmarrje qytetare, që buron nga e drejta e funksionimit e shtetit të së drejtës. Qytetarët do të jenë masivisht pjesëmarrës sepse të gjithë kërkojnë drejtësi, dhe institucione të pavarura’, tha Brahimllari./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta nuk ndal “luftën” ndaj Ramës/ “Do ta çoj deri në Bruksel”

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka dalë sërish në konferencë për mediat, ashtu siç paralajmëroi edhe zëdhënësi Tedi Blushi, për të shpeguar me fakte, atë që ata e quajnë grusht shteti.

Meta ka vendosur një monitor të madh prapa tij dhe paralajmëroi se një të tillë do ta vendosë edhe në Bruksel në gjuhën angleze, në mënyrë që ndërkombëtarët të informohen për shkeljet kushtetuese.

“Në ditët që vijnë mund të vendosim dhe një më të madh dhe shumë shpejt mund ta vendosim dhe në Bruksel, në anglisht që të kuptojnë perlën e rilindjes, se si një organizatë rrëmben në mënyrë antikushtetuese, antiligjore dhe mafioze, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për të mos pasur më në të ardhmen Shqipëria Gjykatë Kushtetuese por polici antikushtetuese të regjimit të Lleshit”, deklaroi Presidenti.

Më pas, Kreu i Shtetit ftoi këshilltarin e tij Bledar Dervishi që të shpjegojë me detaje “grushtin e shtetit”.

LEXO EDHE:  Reagimi i gazetarit/ “Protesta e opozitës rrezatoi kulturë”

LEXO EDHE:  Meta në Kosovë/ Kushtëzimi i vizave, vendim i padrejtë

“Do ftoj këshilltarin tim ligjor Bledar Dervishaj për të shpjeguar me qetësi e drejtësi hap pas hapi si ka ndodhur puçi në bazë të provave të reja që u detyruan të na i sjellin vetëm dje pas insistimit për të mos i sjellë për ditë të tëra, vetëm pasi ne denoncuam publikisht QBZ që po shkelte Kushtetutën duke mos informuar Presidentin. Kështu që mos të mbaj një fjalim tjetër, t’ju referohemi fakteve. Dhe po theksoj se z.Dervishi ka qenë përfaqësuesi i Presidentit të Republikës në çdo mbledhje të komitetit të Emërimeve në Drejtësi”, theksoi Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“E ndjej veten të kërcënuar”/ Vasili zbulon frikën e tij

Publikuar

-

Nga

deputeti i lsi, petrit vasili ne studio

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar paralajmërimin e Metës për protestën e 2 marsit që pritet të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Sipas Vasilit, Presidenti ka denoncuar qartazi paturpësia dhe mafiozitete për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa premtoi se ai vetë do të dalë në tubim si qytetar i Republikës, jo si nënkryetar i LSI, duke theksuar se sot ndjehet më i kërcënuar.

“Presidenti nuk ka thirrur qytetarë të veçantë. Një nga funksionet e tij është garancia e ligjeve që voton Parlamenti. Ai ka denoncuar qartazi paturpësia dhe mafiozitete për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ka konstatuar, e ka ndarë edhe me të gjithë qytetarët, dhjetëra fakte publike për të kapur Republikën, këtë që është e përbashkëta jonë.

Unë do të jem në tubim si qytetar i Republikës, jo si nënkryetar i LSI. Sot e ndjej veten më të kërcënuar. Do të protestoj në emër të lirisë së vetes sime, familjes sime, nënës sime, miqve të mi. Ne të gjithë bashkë do të mbrojmë lirinë tonë.

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Basha takim “kokë me kokë” me Metën

LEXO EDHE:  Meta me Vujanoviç: Ti zhvillojmë më tej marrëdhëniet me Malin e Zi

Unë kam parë këto ditë edhe analiza për pamundësitë e presidentit. Kemi parlament ne në Shqipëri? Të gjithë që merren me kompetencat e presidentit, nuk flet për parlamentin me 120 deputetë dhe një pjesë e tyre të zgjedhur në mënyrë të paligjshme. Pazar i gjësë së gjallë”, u shpreh Vasili në Syri Tv./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

I sekuestroi OFL/ SPAK “i vë vulën” kërkesës për pronat e Doçajve dhe Lulzim Berishës

Publikuar

-

Nga

SPAK ka kërkuar sot të sekuestrohen në mënyrë emergjente 8 prona të grupit të Doçajve dhe të ish-kreut të bandës së Durrësit Lulzim Berishës.

Mësohet se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e ka cilësuar si të drejtë kërkesën e Operacionit Forca e  Ligjit për sekuestrimin e pronave të të akuzuarve për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës.

OFL i ka dërguar SPAK 24 kërkesa për vlerësim sekuestroje, por deri më tani ky institucion ka miratuar sekuestrimin e vetëm 8 pasurive, ku përfshihen banesa, toka dhe automjete.

LEXO EDHE:  3 tradhëtitë e kryeministrit ndaj ish-deputetit/Rama-Meta, përplasja e rradhës për Koço Kokëdhimën

LEXO EDHE:  Meta në Kosovë/ Kushtëzimi i vizave, vendim i padrejtë

Konkretisht pronat për të cilat kërkohet sekuestro janë në pronësi të Artan Doçit, M.Doçit, Martin Blertës dhe një “BMW” e blinduar e Lulzim Berishës.

SPAK ka kërkuar sekuestrimin e këtyre pronave:

Banesë 3 (tre) kate (Shkodër)

Banesë 2 (dy) kate (Shkodër)

Banesë 2 (dy) kate plus papafingo (Shkodër)

Automjet tip “Mecedez Benz”, prodhim vitit 2012.

Automjet tip “BMW”, i blinduar.

Banesë 2 (dy) kate plus Njësi Shërbimi (Shkodër)

Tokë arë, me sipërfaqe 1541 m2 (Shkodër)

Truall me sipërfaqe 350 m2 (Shkodër)/ CNA.al

LEXO TE PLOTE