Connect with Us

Presidenca i përvishet keq gazetarëve/ Njofton konferencë të jashtëzakonshme

Politikë

Presidenca i përvishet keq gazetarëve/ Njofton konferencë të jashtëzakonshme

Publikuar

-

Presidenca, e përfaqësuar nga zëdhënësi, Tedi Blushi, ka shigjetuar, pak minuta më parë, gazetarët për të gjitha shkrimet e publikuara kundër Ilir Metës.

Blushi pretendon se këto shkrime janë të porositura nga kryeministri Edi Rama, ndërsa njoftoi një tjetër konferencë të jashtëzakonshme shtypi të Metës, në orën 17:00.

“Së pari më lejoni të shpreh një falenderim të veçantë për të gjitha portalet e Rilindjes, për imagjinatën dhe akuzat e shfrenuara, teoritë konspirative, shkrimet e porositura, dhe memet e jashtëzakonshme, që gjithmonë do gëzojnë simpatinë tonë për dozat e forta të humorit e haresë që shkaktojnë.

Këto ditët e fundit keni qënë të paparë dhe faleminderit se na keni zgjatur jetën!

Ta shtoni edhe më shumë dozën, por pa e kaluar në overdozë Bablokun tuaj që edhe gënjeshtrat që vetë ja u porosit, kur i lexon nga dora juaj i beson si të vërteta!

LEXO EDHE:  Argumentat e Metës për Cakajn/ Rama: Njësoj si gjyqet popullore komuniste

Së dyti, i ftoj të gjithë gazetarët, sot në ora 17:00, në konferencën e radhës për shtyp të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta”, shkruan zëdhënësi i Metës në një postim në rrjetet sociale.

Ai paralajmëron se do publikojnë fakte të reja tronditëse që dëshmojnë se si po realizohet grushti i shtetit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Donacionet për rindërtimin/ SHBA ultimatum Ramës: Transparenca thelbësore

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me fondet e mbledhura nga Konferenca e Donatorëve për procesin e rindërtimit të zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit janë thelbësore.

Kim thekson se transparenca dhe përgjegjësia janë thelbësore.

“Transparenca dhe përgjegjësia janë thelbësore. Kjo është arsyeja pse dhurimi amerikan do të krijojë një Akademi të re të Transparencës për të mbështetur qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimet kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore.”

LEXO EDHE:  Meta President/Berisha thyen heshtjen: Çfarë tregoi “aleanca e qelbësirave”

LEXO EDHE:  Pas derës së Xhafajt apo pas Twitterit të Ramës

Reagimi i Kim vjen në mbështetje të deklaratës së diplomatit të BE-së Luigi Soreca i cili më herët u shpreh se: “Konferenca e Donatorëve në Bruksel ishte një sukses i madh. Tani është e rëndësishme për të siguruar mekanizma të qartë, efikas, pjesëmarrës dhe transparent të financimit që lejojnë përgjegjshmërinë për fondet. Të krijojë hapësirë për të gjithë donatorët për të ekzekutuar zotimin e tyre. 9 parimet do ta udhëheqin këtë punë.”

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nga 2 marsi Shqipëria do të bëhet kuq e zi”/ Meta thirrje të forta kundër qeverisë

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka bërë sërish thirrje të forta në konferencën e sotme për shtyp.

Meta i kërkoi qytetarëve të mos dëgjojnë mazhorancën dhe të dalin në shesh më 2 mars, për të kërkuar llogari për të gjitha vjedhjet që i janë bërë.

Meta deklaroi se qeveritarët bëjnë falsifikime të rënda shtetërore, sipas tij, edhe në dijeni të Parlamentit. Ai ngriti akuzat se Parlamenti ka heshtur, pasi mendojnë se shqiptarët janë dorëzuar.

Kreu i Shtetit tregoi se do të dalë çdo ditë në konferenca shtypi, për të nxjerrë fakte, për atë që ai e quan grusht shteti.

“Këta nuk e dinë akoma se ky është një popull shqiponjash dhe sorrat kurrë nuk do të bëhen shqiponja, dhe shqiponjat do mblidhen të gjithë më 2 mars për ta bërë Shqipërinë kuq e zi. Nuk i ftoj të vijnë për Presidentin, Presidenti është në rregull nuk ka asnjë shqetësim për veten e tij. Unë i ftoj për fëmijët e tyre, sepse sot kemi shpopullim. Ky është grusht shteti, të kemi një Shqipëri pa shqiptarë. Sepse nuk u ka mbetur asnjë ndjenjë shqiptare për këtë popull që vuan prej vitesh poshtërimin e Rilindjes, jo të PS-së, sepse PS e ka bërë Shqipërinë me Kushtetutën më demokratike dhe e ka votuar populli shqiptar, por shushunjat e kanë zhbërë atë parti. Deri më 2 mars do të kenë konferenca përditë, për t’iu sqaruar pse janë dele deputetët. Sepse disa burra do dilnin do thonin: “Ore po ku do e çojmë ne këtë vend”. Nga 2 marsi Shqipëria do të bëhet kuq e zi”, deklaroi Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Je tamam nga Vlora”/ Meta i kërkon zëdhënësit të betohet live

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj, ka shpeguar me detaje faktet, me të cilat ai pretendon se vërtetohet grushti i shtetit.

Dervishaj ngriti akuzat se mazhoranca ka tentuar të shtrembërojë faktet, ndërsa së bashku me kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin, bëri fajtor për emërimet në Gjykatën Kushtetuese edhe Ministrinë e Drejtësisë.

“Këta funksionarë publikë donin të shtrembëronin të gjitha provat për të thënë se kandidatja e renditur e para është e zgjedhur nga Këshilli. Turp më të madh nuk ka. Vendim-marrjen e presidentit nuk mund ta komentonte askush, as Këshilli. Botimi është i paligjshëm. Situata është e rëndë për Miniostrinë e Drejtësisë. Qeveria me anë të MD ka dërguar për botim një akt që nuk e ka prodhuar vetë. Ka shkelur ligjin me të dyja këmbët”, tha zëdhënësi.

Sapo përfundoi prezantimin, presidenti e ka detyruar vartësin e tij të betohet se do të thotë të vërtetën.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës: A do shkarkohet Presidenti i Republikës?

LEXO EDHE:  Meta President/Berisha thyen heshtjen: Çfarë tregoi “aleanca e qelbësirave”

Pasi Bledar Dervishaj i dha fjalën, Kreu i Shtetit e përqafoi dhe i tha: “Je tamam nga Vlora”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE