LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasje në tryezën për Reformën Zgjedhore/ Vasili “shpërthen” kundër Gjiknurit

20 Shkurt 2020, 13:58, Politikë CNA
Përplasje në tryezën për Reformën Zgjedhore/ Vasili

Mbledhja e sotme e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, duket se ka pasur përplasje mes anëtarëve.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili ndodhej në tryezë si përfaqësues i opozitës, ka hedhur akuza të forta në drejtim të përfaqësuesit të mazhorancës, Damian Gjiknuri.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili akuzon Gjiknurin se po provokon bllokimin e Reformes Zgjedhore.

Sipas tij, Rama dhe Gjiknuri qëllim të vetëm kanë të bllokojnë Reformën Zgjedhore, duke u fshehur pas propagandës.

?Damian Gjiknuri provokon bllokimin e Reformes Zgjedhore!

Eshte e qarte qe Gjiknuri dhe Rama kane vetem nje mision te bllokojne reformen zgjedhore.

Gjiknuri kerkon te bllokoje tranparencen e votes se lire dhe te ndershme duke u fshehur pas pallavrave edramiste per reformen ne drejtesi dhe shashkave propagandistike bajate.

Gjiknuri kerkon te pengoje propozimet e opozites se bashkuar per reformen zgjedhore, per pastrimin e zgjedhjeve te ardhshme nga llumi i turpit te dosjes 184 dhe 339.

Gjiknuri e Rama si peng te “çunave problematike” te Dibres dhe te Shijakut kane vetem nje interes ate qe te bllokojne me cdo forme reformen zgjedhore.

Rilindja nuk e bllokon dot reformen zgjedhore edhe sikur ne vend te Gjiknurit te sjelle furgonin e “çunave problematike”.-shkruan Petrit Vasili./ CNA.al

11:08 Politikë

Luli, mos fol ti

Prej më shumë se një jave, CNA.al vijon publikimin e detajev...

09:38 Politikë

Pse në 2 Mars?

Ka disa që po pyesin pse Presidenti e caktoi thirrjen e popu...

Lajmet e fundit nga