Connect with Us

Përplasja me qeverinë/ Bejtja: Meta të bëhet revolucionar, është një situatë kritike

Politikë

Përplasja me qeverinë/ Bejtja: Meta të bëhet revolucionar, është një situatë kritike

Publikuar

-

Gazetari Andi Bejtja thotë se presidenti Ilir Meta tani me përplasjen e re me qeverinë, nuk i mbetet që tjetër vetëm të bëhet revolucionar.
Bejtja thotë se është një situatë kritike për shoqërinë, teksa thekson se nëse do të ishte në vend të Metës do të kishte ikur me kohë.

“Jemi në një moment kritik, jemi në një fushë ku edhe analistin nuk e bën dot. Unë nuk e ndjek Metën, aq sa ndjek juristin e tij. Kur janë këto shkelje, presidentit nuk i mbetet gjë vetëm të bëhet revolucionar. Edhe të nxjerr dekret, ata nuk e njohin. Është një situatë kritike për ne si shoqëri, ne s’kemi fare heronj qytetarë. Unë mendoj se presidenti nuk ka rrugë tjetër, vetëm të bëhet revolucionari. Të bëjë qëndresë apo të jap dorëheqjen. Është rasti i parë kur një presidenti nuk i botohet dekreti në fletoren zyrtare. Të isha Ilir Meta unë do kisha ikur me kohë. Po të isha opozitë do kisha bërë bojkot që kur u zgjodh prokurorja me 69 vota”, tha Bejtja.

Për analistin Preç Zogaj situata është e rëndë dhe janë kilometrat e fundit të një konflikti që nuk dihet se çfarë do të ndodh.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i fortë i Bashës/ Do hasin në rezistencën më të madhe

“Unë them që presidenti për deri sa vazhdon të jetë president ai ka për detyrë të jetë institucional. Të respektojë funksionon e tij. Nuk mund të bëjë akte anti-kushtetuese në mbrojte të kushtetues se kjo është një kontradiktë e madhe. Është një situatë e rëndë, jemi në përshkallëzim të një konflikti që jemi në kilometrat e fundit dhe nuk dihet se çfarë do ndodh”, tha Zogaj në studion e “Opinion”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Basha të sillet de fakto si lider opozite”/ Mustafa Nano tregon pse është “tërbuar” Meta

Publikuar

-

Nga

Moderatori dhe analisti Mustafa Nano e cilësoi lojë politike, paralajmërimin e presidentit Ilir Meta për protestë më 2 mars.

Nano deklaron se e ka ditur se diçka e ngjashme do të ndodhte menjëherë pas Konferencës së Donatorëve.

“E kam ditur se disa qarqe politike do të nervozoheshin prej këtij suksesi. Pas disa muajsh me gjasa do të çelen negociatat. Ka pasur qarqe të interesuara për ta prishur festën. Ilir Meta është pjesë e kësaj loje. Duan që të bëhet një trazirë, sidoqoftë pretendimet e Metës janë të drejta. Trazirat e provokuara në këtë mënyrë janë një lojë e ndyrë politike. Ato mund të kompromentojnë kredencialet e Shqipërisë”, tha ai në studion e Tema Tv.

Analisti  thotë se shqetësimi është real, por grushti i shtetit për të cilin flet presidenti është surreal. Ai ngriti akuzat se Kreu i Shtetit po përdor një organizim me mjete jodemokratike për të përmbysur një shumicë.

Sipas tij, Meta ka kohë që ka dalë nga binarët kushtetues dhe po e bën pis funksionin e Presidentit.

LEXO EDHE:  Dështimi i qeverisë së Kosovës

LEXO EDHE:  Fjala e fundit e Ilir Metës si kryetar i Parlamentit shqiptar

“Ndërkombëtarët janë në unison. Nuk i duan trazirat dhe destabilitetin. Maxhorancën e shoh të fortë. Janë më të fortë se një vit më parë. Në këtë kuptim, nuk shoh asnjë sinjal për destabilizim. Mund të ketë trazira që kompromentojnë procesin e negociatave”, vijoi ai.

Ndërkohë, qëllimin e takimit Basha-Meta, Mustafa Nano tha se nuk e kupton.

“Vizitën e Bashës në Presidencë nuk e kam kuptuar. E mora për normale, por kur presidenti doli e pashë Bashën si një instrument në funksion të hesapeve të Ilir Metës. Ne në mënyrë legale njohim Bashën si lider opozite. Ai duhet ta luajë de fakto këtë rol. Ka zhgënjyer edhe demokratët. Basha ka nxjerrë një leksion të vetëm: Pushteti nuk merret ndryshe veçse me votë. Ideja e qeverisë tranzitore është interesante. E kanë bërë maqedonasit. Por edhe në mungesë të precedentëve, si ide shkon mirë në rrethanat shqiptare. Në momentin që opozita ka dyshime mbi qeverinë sa i përket zgjedhjeve, ajo është një ide interesante”, nënvizoi analisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Meta të japë dorëheqjen”/ Shkullaku: Ka pozicion denoncues, nuk e frenon dot regjimin e Ramës

Publikuar

-

Nga

Pas paralajmërimit për protestën e 2 marsit, analisti Armand Shkullaku thotë se presidenti Ilir Meta duhet të japë dorëheqjen.

Sipas Shkullakut, pozicioni që mban Meta është një pozicion denoncues shumë i fortë.
Ai shton se përvec pjesës denoncuese, presidenti nuk mundet dot të ndalë regjimin e kryeministrit Edi Rama.

“ Po të isha si Meta do kisha dhënë dorëheqjen, derisa kemi një iluzuion që kemi dikë që mbron disa të drejta dhe po ia marrin çdo ditë Atij po ja marrin kompetencat, ata po bëjnë amendamente që vendosin censurën ndaj medias. Pozicioni që ka Meta sot është pozicion denoncues shumë i fortë sepse ka një tribunë që zgjon interesin dhe zëri i tij dëgjohet. Përvec pjesës doenoncuese Meta nuk e frenon dot regjimin e e Edi Ramës”, u shpreh Shkullaku në “Opinion”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“S’pyes për Presidentin tënd”/ Ngjela përplaset keq me këshilltarin e Metës

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela, nuk i ka kursyer akuzat ndaj Presidentit Meta, teksa tha se ky i fundit nuk ka intelekt për të drejtuar shtetin.

Këtyre deklaratave i është përgjigjur këshilltari juridik i Presidentit, Bledar Dervishaj,  në një lidhje me emisionin “Open”.

Por Ngjela ka vijuar me argumentet e tij duke shtuar se nuk është fyerje por analizë psikike.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i fortë i Bashës/ Do hasin në rezistencën më të madhe

LEXO EDHE:  Meta vizitë zyrtare në Maqedoni/ Ja axhenda e takimeve

“S’pyes për Presidentin tëndë. Analiza psikike zotëri është analizë. Presidenti ka sindromën e frikës.

Unë nuk jam nënpunësi i Presidentit.

Nuk ke të drejtë të ndërhysh në të drejtën time. Po hyre në të drejtën time, ika nga emisioni.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE