Connect with Us

PD i del në mbrojtje Metës/ Çmontoi tentativën kriminale të Ramës për kapjen e Kushtetueses

Politikë

PD i del në mbrojtje Metës/ Çmontoi tentativën kriminale të Ramës për kapjen e Kushtetueses

Publikuar

-

Pas publikimit të fakteve të reja nga presidenti Ilir Meta për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, ka ardhur edhe reagimi nga Partia Demokratike.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, përmes një reagimi në rrjetet sociale thotë se dokumentet e bëra publike janë tronditëse dhe se Qeveria, parlamenti, KED janë pjesë e një organizate mafioze për të asgjësuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetueses.

“Tentativa kriminale e Edi Ramës për uzurpimin e Gjykatës Kushtetuese u çmontua sot me të tjera fakte të pakundërshtueshme nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

Qeveria e Edi Ramës me Etilda Gjonajn, Parlamenti i Edi Ramës me Gramoz Ruçin,  Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i Edi Ramës me Ardian Dvoranin tani janë të provuar me dokumenta zyrtarë se janë pjesë e një organizate mafioze për të asgjesuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese që në lindje. Me një skemë kriminale, Qeveria ka ndërmarrë veprime aktive për t’i rrëmbyer kompetencën kushtetutese Presidentit të Republikës për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese dhe për të emëruar aty një shërbëtore politike të Qeverisë.

Dokumentat e bërë publikë nga Presidenti janë tronditës. Qeveria boton në Fletoren Zyrtare një akt për llogari të KED-së, që sipas Kushtetutës është një institucion pa asnjë lidhje me Qeverinë.  Është një tjetër akt i paprecedentë që minon ndarjen dhe balancimin mes pushteteve, shtetin ligjor dhe besimin e qytetarëve tek drejtësia, zhbën Reformën në Drejtësi dhe thellon krizën politike dhe institucionale në vend”, shkruan Bardhi./CNA.al

No photo description available.

No photo description available.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Projekti kriminal që hap zgavrat fiskale në të gjithë Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Një projektvendim i beftë i qeverisë i hap rrugën rikthimit të dyqaneve pa taksa në të gjitha pikat kufitare tokësore të vendit. Të njohura ndryshe si “Duty Free”, dyqanet që tregtojnë mallra pa taksa u mbyllën në vitin 2003 nga ish qeveria e Fatos Nanos për shkak të presionit të fortë të Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilat i quanin ato si gropa të zeza në sistemin tatimor. E vetmja pikë “Duty Free” që u lejua ishte ajo e Aeroportit të Rinasit për të stimuluar turizmin, por edhe vetë aeroportin i cili në atë kohë ndodhej në gjendje të mjerueshme.

Por 17 vjet pas mbylljes, qeveria po tenton të rikthejë sërish çibanët fiskalë në të gjitha doganat tokësore të vendit. Madje jo vetëm kaq. Sipas projektaktit, bizneset që do të marrin lejet për “Duty Free”-t në doganat tokësore do të kenë të drejtën të shesin edhe karburant pa taksa.

Ky është një projekt pas të cilit qëndrojnë interesa të forta ekonomike. Arsyeja është e thjeshtë. Në Shqipëri karburanti është një mall i taksuar fort. Sipas sistemit aktual, në cdo 1 litër karburant që kushton rreth 170 lekë, vetëm 70 lekë janë kosto produkti, ndërkohë që 100 lekë janë taksat që mbledh shteti.

Biznesi ose bizneset që do të marrin lejen për të hapur duty free-t nëpër doganat tokësore do të kenë të drejtën të shesin karburant pa paguar asnjë lekë taksë. Pra të shesin karburant me 70 lekë duke realizuar fitime marramendëse në kurriz të buxhetit dhe qytetarëve.

Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht tregu i karburanteve në Shqipëri qarkullon rreth 1.2 miliardë euro në vit. Nga këto 700 milionë euro shkojnë direkt si taksa për qeverinë, ndërsa pjesa tjetër është kosto dhe fitim tregtarësh.

LEXO EDHE:  Rama, interviste per VOA-n: CEZ, mjegullnaje e krijuar nga opozita

LEXO EDHE:  Përplasja e Metës me ndërkombëtarët/ Basha “kyç” gojën

Prej këtej nuk është e vështirë të kuptohet se çfarë ndodh nga përhapja e dyqaneve pa taksa në të gjitha pikat tokësore të kufirit. Një pjesë e mirë e 700 milionë eurove, që sot shkojnë si të ardhura në buxhet do të përfundojnë në llogaritë e bizneseve që do të kenë Duty Free-t në dogana. Por ky mund të jetë edhe një biznes i vetëm, pasi të gjitha liçencat mund të përfundojnë në një dorë duke krijuar kështu monopolin e zi të shkallmimit të sistemit tatimor. Dhe këto llogari janë vetëm për karburantin, pa përfshirë cigaret apo mallrat e tjerë të akcizës.

E gjithë çështja tashmë është kush qëndron pas këtij projekti? Ose më saktë kush po e privatizon buxhetin e shtetit duke krijuar zgavra fiskale në të gjithë Shqipërinë? Kjo do të mësohet shumë shpejt nëse qeveria do të avancojë përpara me nismën, e cila tashmë është në fazën e projektaktit.

Vetëm 5 vjet më parë, kjo qeveri vendosi të kufizojë deri në 200 litra sasinë e karburantit që një automjet mund të merrte në vendet kufitare si Maqedonia e Veriut apo Kosova ku nafta kushton më pak për shkak të taksave më të ulëta. Sot nga skutat e qeverisë që përfaqësojne interesa okulte kriminale del një plan për të shndërruar Shqipërinë në qendrën rajonale të kontrabandës, me interesin e vetëm që ata të cilët janë pas këtij projekti të përfitojnë qindra milionë euro në vit.
Ky projekt duhet ndalur me çdo kusht.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Donacionet për rindërtimin/ SHBA ultimatum Ramës: Transparenca thelbësore

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me fondet e mbledhura nga Konferenca e Donatorëve për procesin e rindërtimit të zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas diplomates amerikane, përgjegjësia për të shpërndarë paratë është thelbësore ndersa shton se kjo është arsyeja se përse do të krijohet një Akademi Transparence.

“Transparenca dhe përgjegjësia janë thelbësore. Kjo është arsyeja pse dhurimi amerikan do të krijojë një Akademi të re të Transparencës për të mbështetur qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimet kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore.”

LEXO EDHE:  Video-“Je në metro ti…budalla”/ Rama fyen rëndë gazetarin e “STOP”

LEXO EDHE:  Zheji: Ramës i ka mbetur traktori në brazdë

Reagimi i Kim vjen në mbështetje të deklaratës së diplomatit të BE-së Luigi Soreca i cili më herët u shpreh se: “Konferenca e Donatorëve në Bruksel ishte një sukses i madh. Tani është e rëndësishme për të siguruar mekanizma të qartë, efikas, pjesëmarrës dhe transparent të financimit që lejojnë përgjegjshmërinë për fondet. Të krijojë hapësirë për të gjithë donatorët për të ekzekutuar zotimin e tyre. 9 parimet do ta udhëheqin këtë punë.”

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nga 2 marsi Shqipëria do të bëhet kuq e zi”/ Meta thirrje të forta kundër qeverisë

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka bërë sërish thirrje të forta në konferencën e sotme për shtyp.

Meta i kërkoi qytetarëve të mos dëgjojnë mazhorancën dhe të dalin në shesh më 2 mars, për të kërkuar llogari për të gjitha vjedhjet që i janë bërë.

Meta deklaroi se qeveritarët bëjnë falsifikime të rënda shtetërore, sipas tij, edhe në dijeni të Parlamentit. Ai ngriti akuzat se Parlamenti ka heshtur, pasi mendojnë se shqiptarët janë dorëzuar.

Kreu i Shtetit tregoi se do të dalë çdo ditë në konferenca shtypi, për të nxjerrë fakte, për atë që ai e quan grusht shteti.

“Këta nuk e dinë akoma se ky është një popull shqiponjash dhe sorrat kurrë nuk do të bëhen shqiponja, dhe shqiponjat do mblidhen të gjithë më 2 mars për ta bërë Shqipërinë kuq e zi. Nuk i ftoj të vijnë për Presidentin, Presidenti është në rregull nuk ka asnjë shqetësim për veten e tij. Unë i ftoj për fëmijët e tyre, sepse sot kemi shpopullim. Ky është grusht shteti, të kemi një Shqipëri pa shqiptarë. Sepse nuk u ka mbetur asnjë ndjenjë shqiptare për këtë popull që vuan prej vitesh poshtërimin e Rilindjes, jo të PS-së, sepse PS e ka bërë Shqipërinë me Kushtetutën më demokratike dhe e ka votuar populli shqiptar, por shushunjat e kanë zhbërë atë parti. Deri më 2 mars do të kenë konferenca përditë, për t’iu sqaruar pse janë dele deputetët. Sepse disa burra do dilnin do thonin: “Ore po ku do e çojmë ne këtë vend”. Nga 2 marsi Shqipëria do të bëhet kuq e zi”, deklaroi Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE