Connect with Us

OFL ndalet në Tiranë/ Shënjestron dy “të fortët” e radhës

Kronika

OFL ndalet në Tiranë/ Shënjestron dy “të fortët” e radhës

Publikuar

-

Operacioni Forca e Ligjit ka shënjestruar dy persona në Tiranë të cilëve u kërkon që brenda 48 orëve të deklarojnë pasuritë e tyre.

Shënjestra e radhës e OFL janë shtetasit A.L, me banim në Tiranë i cili është dënuar në Itali për vrasje në rrethana cilësusese, si dhe OFL ka shënjestruar edhe E.D, në Tiranë për shkatërrim të pronës me zjarr.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Pse Rama nuk i jep bjondes të lexojë listën e plotë të OFL-së?

OFL bën me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës zyrtarisht në SPAK/ Caktohen prokurorët e çështjes

Publikuar

-

Nga

Pengmarrja dhe vrasja e bujshme e Jan Prengës tashmë ka kaluar zyrtarisht në kompetencën e SPAK.

Sipas Report Tv, dy prokurorët e caktuar për të hetuar këtë çështje janë Altin Dumani dhe Behar Dibra.

Lidhur me këtë çështje Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencën duke qenë se personat e arrestuar dhe ata të shpallur në kërkim lidhur me këtë çështje po hetohen nga SPAK si grup i strukturuar kriminal.

LEXO EDHE:  Zbardhet pasuria miliona lekëshe e kryebashkiakëve shqiptarë  

LEXO EDHE:  Foto/ Mënyrat gjeniale për të mbrojtur pasurinë nga grabitësit

Në qeli deri më tani për këtë krim ndodhen Leonard Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj nga Shkodra i cili u vetëdorëzua pasi iu sekuestrua pasuria në Shkodër./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vijon “telenovela” Shullazi/ Shtyhet sërish seanca gjyqësore, zbulohet arsyeja

Publikuar

-

Nga

Gjyqi kundër Emiljano Shullazit dhe anëtarët e tjerë të grupit të tij vijon të shtyhet.

Sot është shtyrë sërish seanca në Gjykatën për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin.

Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës, është bërë mosformimi i trupës gjyqësore, pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor ende nuk është shprehur nëse Etleva Temo dhe Artur Kalaja që janë nga Apelet e rretheve mund të gjykojnë si anëtar të Gjykatës së posaçme të Apelit.

Kujtojmë këtu se procesi ka ngecur në Apel, prej më shumë se një viti, pasi Shullazi dhe grupi i tij apeluan vendimin e shkallës së parë.

LEXO EDHE:  Nuk justifikoi pasurinë/ Altin Binaj përplaset me Komisionin e Vettingut

LEXO EDHE:  Artan Hoxha nxjerr fotot e mushkave të ngarkuara me thasë/ Ironizon OFL-në: Gjeje kush grup kriminal i ka

Emiljano Shullazi u dënua nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda me 14 vite burg, ndërsa grupi në total me 55 me për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.

Tashmë dosja ndodhet në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

I shpallur në kërkim/ Arrestohet 25 vjeçari në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim J.M., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vepër penale për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 2 vite e gjysëm burgim.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE