Connect with Us

Nga Astrit Patozi/ Pushka top, më 2 mars e përtej!

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Pushka top, më 2 mars e përtej!

Publikuar

-

Shqipërisë i leverdis më shumë që ta çojnë deri në fund sherrin dhe t’i nxjerrin ujin e zi, secili në “kështjellën”e vet, që, sipas tyre, ruan dhe mbron popullin nga armiku përballë. E kanë sjellë zvarrë deri këtu me një mijë paudhësi, marifete, madje edhe krime, jo domosdoshmërisht penale, dhe nuk ka kuptim që ta lënë punën në mes.

Është e vetmja rrugë për të bindur edhe më të indoktrinuarit prej tyre se nuk i meritojmë, qoftë edhe për faktin e thjeshtë që nuk dinë as të zihen. Mënyra se si po duan t’i nxjerrin sytë njëri-tjetrit është një arsye më shumë për t’i refuzuar dhe më pas rrëzuar. Sigurisht, me votë.

Sepse gjëmat më të mëdha këtij vendi nuk i kanë ardhur gjatë kohës së përleshjeve të shpeshta të bajlozëve për territor, por gjithmonë në stinën e dashurive të tyre me kontratë. Ndaj edhe nuk është lajm i keq që duken të vendosur në përplasjen finale për jetë a vdekje, ndonëse është shumë fyes dhe poshtërues niveli i degradimit të debatit publik edhe për qytetarin më pa pretendime në Shqipëri. Por, tek e fundit, jetojmë në një rend shoqëror, që nuk e njeh përgjegjësinë kolektive, ndaj dhe nuk kemi pse të ndjehemi keq për turpin e tyre.

Asnjë keqardhje për “Rilindjen” e lodhur nga zullumet e veta të panumërta, të cilës në një farë mënyre po i kthehet mbrapsht investimi i vet kryesor i tre vjetëve më parë. Sepse meraku i atëhershëm ishte thjesht sistemimi i dy njerëzve, njëri prej të cilëve shkoi në Presidencë, kurse tjetrit iu dha pazar. Natyrisht, as për të tjerët, të cilët hallet e veta të komplikuara për pushtet dhe drejtësi po duan të na i shesin si sakrificë historike në emër të kushtetutës, që po përdhunohet.

LEXO EDHE:  Thirrja e Ambasadës së SHBA dhe reagimi rrufe i Presidencës/ Patozi thumbon Metën

Ndaj nuk duhet humbur asnjë çast për të vrarë mendjen se kush prej tyre ka më shumë të drejtë në këtë kacafytje të shpifur mëkatarësh, e cila shërben kryesisht për të na kujtuar edhe një herë se sa keq jemi katandisur për shkakun e tyre.

Në këto kushte, i vetmi merak duhet të jetë se mos ndërrojnë mendje rrugës dhe tërhiqen me marifet, duke e lënë prapë përgjysëm revolucionin, sepse deri më 2 mars ka shumë kohë, jo vetëm për t’u penduar, por edhe për të menduar, ëndërruar dhe, pse jo, përgatitur 1 prillin tjetër.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Në djall Maradona/ Po na vdesin të njohurit, miq e të afërm dy hapa larg nesh

Publikuar

-

Nga

Në djall Maradona/ Po na vdesin të njohurit, miq e të afërm dy hapa larg nesh

Nga Çlirim Gjata

Këto ditë, nga njerzit që kam njohur, u ndanë nga jeta për shkak të covid-19 dy mjekë dhe një pedagoge. Media po çahet për vdekjen e Maradonës. Në djall Maradona! Po na ikin të njohurit, miq e të afërm dy hapa larg nesh.

E kush ishte Maradona?! Një futbollist i shquar për 10 vjet e më pas një drogaxhi i llastuar për 30 vite. Sa herë kishte nevojë për para, shkonte te komunistët në Kubë dhe bënte lolon e Fidel Kastros.
Ndërsa sot humbi luftën me virusin një doktor i mrekullueshëm, doktor Nini. E kam njohur më pak, sepse më shumë kam njohur prindërit e tij të urtë. Dy juristë me të cilët kam punuar e që shquanin me qytetarinë e tyre.

Po kështu edhe doktor Ibrahimi nga Dibra. Çfarë burri! I jashtëzakonshëm! Me aq pak sa kam ndenjur me doktor Ibrahimin, të lë kaq shumë keqardhje.
Po kështu edhe zysh Kozeta. Në protestën e Teatrit më ra rasti ta njoh. Ajo që binte në sy ishte optimizmi i saj, që rrallë gjëndet ndër shqiptarë.
A thua covid po merr veç njerëz të mirë, apo na duket ne, se nuk po kalon nga vatha e dreqit? Në raste tilla bestytnia bën të vetën.

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/Rama-Meta, e kanë më lehtë të vriten, se të ndahen

LEXO EDHE:  Astrit Patozi nis turin e takimeve me demokratët në rrethe/Çfarë do të ndodhë sot në Durrës

Po qeveria ku është? – pyesim si ai fëmija në fund të përrallës për kafshën e frikshme të papërmendur. Qeveria dërgon ansamblin popullor poshtë dritareve të covid të kërcejë. Ose më mirë të themi, po hedh valle para të vdekurve.

Ndërsa për Maradonën do mbahen minutat hipokrite të heshtjes, në ndeshjet me stadiume bosh, për këta njerëz nuk do të ketë heshtje publike. Ne nuk ju shkojmë dot në varrim, as për një kafë në shpi, të shoqëruar me “të rroni e ta kujtoni” nuk mundemi. Çfarë smundje e mallkuar.
Por, do të kenë kujtimet tona, që zgjasin po aq sa ne e përtej nesh. Këta njerëz e shumë të tjerë si këta, kanë zënë vend në memorje dhe kjo ka vlerë më shumë se gjithë heshtja e botës. Do luftojmë kundër kësaj sëmundjeje; do rrojmë dhe ti kujtojmë të gjithë të humburit tanë.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Virusi dhe Shqiperia

Publikuar

-

Nga

Nga Klodia Tomori/ Gënjshtra e qeverisë me pandeminë

Nje nga menyrat me te mira per te pare se si po e godet virusi Shqiperine eshte te krahasosh rritjen e vdekshmerise totale krahasuar me mesataren e 5 viteve te fundit. Thjesht krahasimi i vdekjeve qe raportohen per shkak te Covid ne shume raste mund te jete keqorientues, pasi vende te ndryshme kane protokolle te ndryshme.

Ky grafiku tregon rritjen e vdekshmerise ne 9 mujorin e pare te ketij vitit krahasuar me mesataren e 2015-2019 per Shqiperine dhe vendet me te prekura nga pandemia ne Europe.

Sic duket qarte te gjitha vendet kane rritje te vdekshmerise totale kete vit, qe varion nga 4.7 per qind ne Suedi deri ne 12.9 per qind ne Britani.

Shqiperia nuk eshte shume larg prej tyre. Ne nente muajt e pare te vitit, numri i vdekjeve sipas INSTAT ishte 5.6 per qind me i larte se mesatarja e 5 viteve te fundit. Kjo e con Shqiperine afer Frances me 6.2 per qind dhe madje edhe afer Italise, ku numri i vdekjeve eshte 8.6 per qind me i larte se mesatarja 5 vjecare. (Per Italine te dhenat jane te disponueshme vetem per tetemujorin, pra deri ne fund te gushtit)

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/TË FALENDEROJMË ZOTAT QË NA KTHYEN LUL BASHËN

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/ EDI RAMA KISHTE TË DREJTË...

Problemi me Shqiperine eshte se pandemia ka qene me agresive ne dy muajt e fundit, tetor dhe nentor, jo vetem me rritjen e te prekurve, por edhe ne termat e vdekshmerise. Gjasat jane qe rritja vjetore e vdekshmerise do te jete me e larte se sa 5.6 per qind qe rezulton ne nente muajt e pare, qe do te thote se Shqiperia nuk hyn tek vendet e goditura pak nga virusi. Prekundrazi. Vdekshmeria totale ne Shqiperi eshte rritur thuajse me te njejtat ritme si ne vendet me te prekura te Europes.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Andi Bushati/ Kush po i përbalt bluzat e bardha?

Publikuar

-

Nga

Nga Andi Bushati/ Kush po i përbalt bluzat e bardha?

Në disa nga debatet e mbrëmjes të së hënës që arrita të ndjek më bëri përshtypje një fenomen që riprodhohej si me regji.

Ndërsa përfaqësuesit e opozitës e përsërisnin deri në kompleks, se akuza e tyre për fshehjen e numrit të vdekjeve nga Covid- 19 nuk binte mbi mjekët, por mbi zyrtarët e qeverisë, këta të fundit i hidheshin në fyt me dredhinë standarte, se po njollosin bluzat e bardha.

Pra, skenari ishte ngado i njëjtë. Atyre që u kërkohej llogari përse nuk kishin raportuar përpara publikut, as gjysmën e 1200 personave që, në këto nëntë muaj, kanë humbur jetën nga pandemia, përdorinin si mburojë mjekët dhe fshiheshin pas mantelit të tyre.
Nga ky pozicion vinin pastaj me radhë të gjitha etiketimet për përfitimet politike nga fatkeqësia, për lojën makabre me humbjen e jetëve, për mosbesimin tek profesionistët, për aleancë me armikun e padukshëm, etj.

Natyrisht, fakti se është qeveria ajo që ka vendosur ta lërë mbi profesionistët e shëndetësisë barrën e manipulimit propogandistik të shifrave, nuk i bën ata të paprekshëm. Në këtë debat togfjalëshat “heronjtë tanë”, “luftëtarët e frontit të parë të betejës”, nuk prezumojnë automatikisht, se ata janë kriteri i së vërtetës.

Në Shqipëri shprehja me guxim e mendimit të pavarur të profesionistëve mbetet një mision i pamundur. E këtu nuk kanë pse bëjnë përjashtim as mjekët.

Në një mjedis, ku policët fshehin dokumentat e interpolit për të mbrojtur deputetët që votojnë pro kryeministrit, ku inxhinjerët dhe arkitektët nëshkruajnë ekspertiza se teatri do shembej me tërmetin më të parë, ku arsimtarët e Dibrës i nënshtrohen presionit për shitben e votës tek ai që i ka dhënë vendin e punës, ku prokurorët nuk hetojnë dot trafikantët dhe gjykatësit lirojnë kriminelët e lidhur me pushtetin, bluzat e bardha e kanë të vështirë të sillen ndryshe.

Kush do të bindet e ka tejet flagrant një shembull të disa viteve më parë. A nuk ishin mjekë ata dy ditëzinjtë, që thanë me gojën plot nën presionin e tmershëm të pushtetit, se viktimat e 21 janarit ishin vrarë nga afër, pra nga vetë protestuesit, ndonëse më vonë rrezultoi krejtësisht e kundërta? A nuk e vunë ata politikën mbi profesionin? A nuk gënjyen harbutshe të thyer nga makineria manipulative e qeverisë?

Pra nën trysninë e regjimeve autokratike edhe për ata që kanë bërë betimin e Hipokratit, nuk është e lëhtë të sillen me ndershmëri dhe profesionalitet.

LEXO EDHE:  Apeli i Berishës për bashkim/ Patozi: Basha dha përgjigjen e tij…

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/Rama-Meta, e kanë më lehtë të vriten, se të ndahen

Pikërisht kjo po ndodh edhe sot me trupën e mjekëve. Ata e kanë pothuajse të pamundur, në kushtet e sakrificës sublime, të mungesës së kapaciteteve njerëzore dhe teknike për të përballur pandeminë, që të kenë dhe ndershmërinë qytetare edhe guximin intelektual dhe fuqinë profesionale për të çmontuar manipulimin e qeverisë.

Ndonëse në kartelat mortore ata e shkruajnë si duhet shkakun e humbjes së jetës, ata nuk kanë forcën të ngrenë zërin, kur një i vdekur në brendësi të spitaleve Covid, nuk llogaritet si viktimë e pandemisë.
Ndonëse janë të informuar me atë që ndodh kudo në botë, ata e pranojnë që në këtë vend të mos ketë një protokoll të qartë zyrtar, se cilat jetë do të quhen si të humbura nga Covid-19.

Ndonëse i kanë lexuar rekomandimet e OBSh, ata qëndrojnë gojëkyçur para llogarive manipulative të qeverisë.

Pikërisht nga ky kolaboracionizëm përfiton rilindja, për të fshehur shifrat që i duhen për të thënë se nën udhëheqjen e Edi Ramës, “ne jemi edhe më mirë se Italia dhe Gjermania në përballimin e pandemisë”.

Pikërisht se ata pranojnë primatin e pushtetit politik mbi të vërtetën shkencore, ne gjendemi në pikën ku deklarojmë diçka më shumë se 500 vdekje, kur nga spitalet eksluzivisht Covid kanë dalë dyfishi i kufomave.

Dhe ngaqë ndodh kështu, zyrtarët e qeverisë marin guximin, që kur akuzohen se fshehin shifrat e vdekjeve, të futen poshtë përparses së mjekëve. Ashtu siç ndodhi në emisionet e së hënës në mbrëmje, gjatë të cilëve opozita vinte gishtin mbi Ramën, ndërsa mbrojtësit e tij ia kthenin se po përdhoseshin bluzat e bardha.

LEXO TE PLOTE