Connect with Us

“Nga 2 marsi Shqipëria do të bëhet kuq e zi”/ Meta thirrje të forta kundër qeverisë

Politikë

“Nga 2 marsi Shqipëria do të bëhet kuq e zi”/ Meta thirrje të forta kundër qeverisë

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka bërë sërish thirrje të forta në konferencën e sotme për shtyp.

Meta i kërkoi qytetarëve të mos dëgjojnë mazhorancën dhe të dalin në shesh më 2 mars, për të kërkuar llogari për të gjitha vjedhjet që i janë bërë.

Meta deklaroi se qeveritarët bëjnë falsifikime të rënda shtetërore, sipas tij, edhe në dijeni të Parlamentit. Ai ngriti akuzat se Parlamenti ka heshtur, pasi mendojnë se shqiptarët janë dorëzuar.

Kreu i Shtetit tregoi se do të dalë çdo ditë në konferenca shtypi, për të nxjerrë fakte, për atë që ai e quan grusht shteti.

“Këta nuk e dinë akoma se ky është një popull shqiponjash dhe sorrat kurrë nuk do të bëhen shqiponja, dhe shqiponjat do mblidhen të gjithë më 2 mars për ta bërë Shqipërinë kuq e zi. Nuk i ftoj të vijnë për Presidentin, Presidenti është në rregull nuk ka asnjë shqetësim për veten e tij. Unë i ftoj për fëmijët e tyre, sepse sot kemi shpopullim. Ky është grusht shteti, të kemi një Shqipëri pa shqiptarë. Sepse nuk u ka mbetur asnjë ndjenjë shqiptare për këtë popull që vuan prej vitesh poshtërimin e Rilindjes, jo të PS-së, sepse PS e ka bërë Shqipërinë me Kushtetutën më demokratike dhe e ka votuar populli shqiptar, por shushunjat e kanë zhbërë atë parti. Deri më 2 mars do të kenë konferenca përditë, për t’iu sqaruar pse janë dele deputetët. Sepse disa burra do dilnin do thonin: “Ore po ku do e çojmë ne këtë vend”. Nga 2 marsi Shqipëria do të bëhet kuq e zi”, deklaroi Meta./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Donacionet për rindërtimin/ SHBA ultimatum Ramës: Transparenca thelbësore

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me fondet e mbledhura nga Konferenca e Donatorëve për procesin e rindërtimit të zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit janë thelbësore.

Kim thekson se transparenca dhe përgjegjësia janë thelbësore.

“Transparenca dhe përgjegjësia janë thelbësore. Kjo është arsyeja pse dhurimi amerikan do të krijojë një Akademi të re të Transparencës Shqiptaro-Shqiptare për të mbështetur qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimet kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore.”

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Je tamam nga Vlora”/ Meta i kërkon zëdhënësit të betohet live

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj ka shpeguar mne detaje faktet, me të cilat ai pretendon se vërtetohet grushti i shtetit.

Dervishaj ngriti akuzat se mazhoranca ka tentuar të shtrembërojë faktet, ndërsa së bashku me kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvoranin, bëri fajtor për emërimet në Gjykatën Kushtetuese edhe Ministrinë e Drejtësisë.

“Këta funksionarë publikë donin të shtrembëronin të gjitha provat për të thënë se kandidatja e renditur e para është e zgjedhur nga Këshilli. Turp më të madh nuk ka. Vendim-marrjen e presidentit nuk mund ta komentonte askush, as Këshilli. Botimi është i paligjshëm. Situata është e rëndë për Miniostrinë e Drejtësisë. Qeveria me anë të MD ka dërguar për botim një akt që nuk e ka prodhuar vetë. Ka shkelur ligjin me të dyja këmbët”, tha zëdhënësi.

Sapo përfundoi prezantimin, presidenti e ka detyruar vartësin e tij të betohet se do të thotë të vërtetën.

LEXO EDHE:  Kush e shkarkoi Saimir Tahirin?!/Meta tregon me bindje të plotë!

LEXO EDHE:  Kush e shkarkoi Saimir Tahirin?!/Meta tregon me bindje të plotë!

Pasi Bledar Dervishaj i dha fjalën, Kreu i Shtetit e përqafoi dhe i tha: “Je tamam nga Vlora”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Këshilltari i Metës zbardh prapaskenat/ Qeveria përdori Ministrinë e Drejtësisë për të rrëmbyer anëtarin e Kushtetueses

Publikuar

-

Nga

Presidenca ka publikuar prova të reja të ndërhyrjes së qeverisë në Gjykatën Kushtetutese.

Në një komunikim live me mediat, këshilltari i Presidentit, Bledar Dervishaj akuzoi qeverinë se përmes Ministrisë së Drejtësisë ka dërguar për botim në Fletoren Zyrtare një akt që nuk është i saj, duke shkelur ligjin.

 “KED dakordësoi se nuk mund të shpreheshin për vendimin e Presidentit. Me këtë shkresë Ardian Dvorani ka konfirmuar faktin se ka shpërdoruar detyrën. Sekretari i Përgjthshëm i dërgon shkresën e kryetarit të KED, Ministrisë së Drejtësisë. Brenda të njëjtës ditë Ministria, në ditë të shtunë, e merr aktin dhe ja përcjell Qendrës së Botimeve Zyrtare.

Kam 20 vjet jurist por eksperiencë më të shëmtuar të një juristi nuk kam parë. Të dërgojë për botim Ministria e Drejtësisë një akt që nuk është i lejueshëm të botohet në Fletoren Zyrtare, një akt që e ka prodhuar një organ tjetër.

Brenda të njëjtës ditë përderisa Kuvendi dhe Ministria e Drejtësia kishin dalë në punë del dhe Qendra e Botimeve Zyrtare, e shtunë 9 nëntor, boton një vendim të KED që e kishte para dritën e botimit në faqen e Gjykatës së Lartë që në 22 shtator, një vendim që nuk botohet në Fletoren Zyrtare, botimi është një shkelje e rëndë e ligjit. Edhe KED kishte thënë ndryshe.

Këta funksionarë publik donin të shtrembëronin të gjithë faktet dhe provat me qëllimn që gjithë opinioni  publik vendas dhe ai ndërkombëtar që nuk thellohet në ligjet e brendshme të vendit tonë se kandidatja e renditur e para është konsideruar e zgjedhur nga Këshilli, më turp i madh nuk ka.Këshilli në 7 nëntor 2019 nuk vendosi as të shpallte ndonjë kandidat, as të konsideronte të zgjedhur dhe as të konsideronte se mekanizmi zhbllokues kishte funksionuar.

LEXO EDHE:  LSI pa tollumbace/ Ra besa dhe njeriu që mban shokun!

LEXO EDHE:  Vizitë zyrtare/ Meta pret Presidentin e Malit të Zi

Vendimmarrjen e presidentit nuk mund ta komentonte as Këshilli dhe as Kuvendi më pas. Ky botim do ti shërbente kuvendit dy ditë më vonë, më 11, për ta konsideruar zonjën e renditur e para si e vetëzgjedhur. Po kush e zgjodhi? Sektetari i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Sekretari i Përgjithshmëm i Kuvendit apo kryetari i KED? Asnjë prej këtyre organeve nuk ka kompetencë ta bëjë këtë.

Dvorani kishte deklaruar para anëtarëve të Venecias që vendimin për botim në Fletoren Zyrtare nuk e kishte dërguar ai. Pas konferencës së djeshme, Qendra e Botimeve Zyrtare na është përgjigjur që vendimi për tu botuar hna është dërguar nga Ministria e Drejtësisë dhe jo kreu i KED”,  tha Dervishi.

 

 

LEXO TE PLOTE