LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta thirri popullin në Bulevard/ Ngjela: A e di presidenti se Prokuroria e Posaçme e arreston në flagrancë?!

20 Shkurt 2020, 11:59, Politikë CNA
Meta thirri popullin në Bulevard/ Ngjela: A e di presidenti se Prokuroria e

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar paralajmërimin e Metës për protestën e 2 marsit që pritet të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Sipas Ngjelës, Meta po kërkon të trembë politikën amerikane me kryengritje.
Ngjela thekson se në datën 2 mars të këtij viti, Meta do të shkelë nenin 221 të Kodit Penal, duke drejtuar popullin kundër institucioneve dhe rendit kushtetues.

Në postimin e tij, Ngjela sqaron se Prokuroria e Posaçme me forcën jurudike që i jep Kushtetuta mund të arrestijë në flagrancë Presidentin me akuzën e kryengritjes ose aktit kundër rendit kushtetues.

Dhe është ndërkohë Presidenti i Republikës.
Në fakt, kuptohet se ka rënë në një injorancë ala shqiptare: deri tani bota ka parë individë që kanë bërë kryengritje për t’u bërë presidentë të republikave të tyre, kurse, një shqiptar, po i tregon Perëndimit se paska dhe një president që bën kryengritje të mos rrëzohet me vota në parlament. E dini pse? Se ky president nuk ka ushtri në drejtimin e tij.

?Por, a e di Ilir Meta që Prokuroria e Posaçme, me forcën juridike që i jep neni 135/2 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 235 i Kodit të Procedurës Penale, e arreston atë në flagrancë, dhe brenda disa ditëve ia dërgon për gjykim Gjykatës së Posaçme me akuzë për kryengritje, apo për akt kundër rendit kushtetues?

E di Meta që paragrafi i dytë i nenit 221 të Kodit Penal, i kryengritjes, e dënon atë me burgim të përjetshëm, si kryetar të lëvizjes kundër rendit kushtetues??, shkruan Ngjela.
Sipas tij, arrestimi i Metës në flagrancë do të krijonte eufori gëzimi te të gjithë shqiptarët.

?Nëse Meta i di të gjitha këto, është më mirë për të, të zbatojë këshillën e dhënë nga Dante Aligeri: merre jetën ashtu si të vjen! (prendi la vita come ti viene!)?, përfundon Ngjela./CNA.al

09:38 Politikë

Pse në 2 Mars?

Ka disa që po pyesin pse Presidenti e caktoi thirrjen e popu...

Lajmet e fundit nga