LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luli, mos fol ti

20 Shkurt 2020, 11:08, Politikë CNA
Luli, mos fol ti

Prej më shumë se një jave, CNA.al vijon publikimin e detajeve të një skandali, në lidhje me kompaninë e koncesionit të inceneratorëve, për të cilat çuditërisht, Luli dhe opozita e Republikës së re kanë mbyllur gojën.

Në një investigim të plotë dhe një skemë të qartë, CNA.al ka treguar sesi ka funksionuar marrëdhënia qeveri-koncesionarë (Oligarkë)-media. Kjo nëpërmjet një aktiviteti inveneratorësh me qeverinë dhe më pas nëpërmjet një biznesi tjetër dhe media që bën propagandën për qeverinë.

Pra, para nga taksat e shqiptarëve që paguajnë koncesionin e inceneratoravë. Më pas kompani me të njëjtët aksionerë, por këtë herë në Bullgari blejnë një nga kompanitë lider të kafesë në Shqipëri, e cila ?rastësisht? ka të njëjtët aksionerë me Top Channel.

Me dokumente zyrtare, CNA.al tregoi sesi Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit, drejtorit të Top Channel, me pronarët e ITS, kompanisë koncesionare të inceneratorëve në Shqipëri, së bashku të tre themeluan një kompani, EM Capital Group AD, në Bullgari.(Lexo këtu)

Më pas e njëjta kompani vjen në Shqipëri dhe blen aksionet e Valtelina SHPK, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe, dhe që ?rastësisht? ka të njëtët aksionerë me Top Channel. (Lexo këtu)

Ndërkohë, dy ditë më parë, CNA.al, mundi të sigurojë dokumentet ekskluzive nga Bullgaria, të cilat tregonin se Eva Blushi është zotëruese e 33% të aksioneve të kompanisë EM Capital Group, ndërsa Klodian Zoto gëzon 34% të aksioneve dhe Mirel Mërtiri 33% të aksioneve. (Lexo këtu)

Pra, kompania ku Eva Blushi është bashkëaksionere, ka blerë 51% të aksioneve të Lori Kafe, kompani me të njëjtët aksionerë me Top Channel dhe ku administratore është Vjollca Hoxha.

Por, pavarësisht publikimit të këtij skandali, me dokumente zyrtare, ka një heshtje totale nga Lulzim Basha dhe Republika e Re.

I vetmi person që ka folur në lidhje me skandalin në fjalë, është ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa Lulzim Basha ka kyçur gojën.

Gjithçka është denoncuar me fakte dhe me dokumente zyrtare. Me një skemë të qartë, e cila nuk do të kishte nevojë për një hetim nga ana e prokurorisë. Por, mesa duket Luli dhe Republika e re vijojnë të ?flenë? dhe nuk kanë bërë ende asnjë reagim.

Lulzim Basha ka heshtu, duke treguar qartë atë që tashmë dihet, se kush është Lulzim Basha dhe çfarë përfaqëson ai.

Ne e dimë që je i kapur, e dimë që ta kanë mbyllur gojën plehrat. Ti mos fol, kudo ku Rama ka koncesione, miliona dollarë dhe korrupsion, Luli, ti hesht./ CNA.al

Thellohet skandali i kompanisë Bullgare me Top Channel

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?

09:38 Politikë

Pse në 2 Mars?

Ka disa që po pyesin pse Presidenti e caktoi thirrjen e popu...

Lajmet e fundit nga