Connect with Us

Foto-Kaos në Tiranë/ Bllokohet trafiku

Sociale

Foto-Kaos në Tiranë/ Bllokohet trafiku

Publikuar

-

Trafiku në rrugët e Tiranës vijon të jetë një ndër problemet me të cilat duhet të përballen pothuajse çdo ditë qytetarët e kryeqytetit.

Ndonëse kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka premtuar se do të çlironte Tiranën nga trafiku, në fakt ky duket të jetë një ndër dështimet e tij.

Sikurse shikohet nga fotot e mëposhtme, paraditen e sotme trafiku në Tiranë, në zonën e Laprakës, është një kaos total./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Studimi/ Stresi në punë në Shqipëri në nivele të larta, shumica femra 

Publikuar

-

Nga

Stresi i lidhur me punën ka një prevalencë të lartë tek punonjësit në Shqipëri. Ky është konkluzioni i një studimi të fundit nga Fondacioni Friedrich Ebert, i cili shton se, stresi i përjetuar nga punonjësit ka potencialin të ndikojë negativisht në cilësinë e jetës së tyre.

Studimi u përqendrua në Tiranë dhe në të u përfshinë 800 persona të punësuar. Për të matur nivelin e stresit u përdor Shkalla e Stresit në Punë dhe për të identifikuar faktorët stresant u hartua një pyetësor i cili përmban shkaktar të stresit në punë të identifikuar nga studime të kryera në vënde të tjera.

Sipas formës së matjes së Shkallës së Stresit në Punë, një pjesë e konsiderueshme e punonjësve (48.5 %) përjetojnë stres të nivelit të moderuar dhe 12.4% e punonjësve përjetojnë stres të nivelit problematik.

Të dhënat e përftuara tregojnë se femrat (51.5%) janë më të prirura se meshkujt (43.3%) për të përjetuar stres të nivelit të moderuar, por nuk kanë diferencë me ta në përjetimin e stresit të nivelit problematik (femrat 12.4%, meshkujt 12.6%). Sipas studimit, Një shpjegim i mundshëm mbi këtë fakt është se pavarësisht nga profesioni, femrat janë më të ekspozuara se meshkujt ndaj disa faktorëve stresant siç janë rolet e shumëfishta, pengesat për një karierrë normale dhe diskriminimi.

Arsyet

Gjetjet e studimit sugjerojnë gjithashtu se kushtet jo të mira fizike; ngarkesa e punës; orët e zgjatura të punës; rreziku fizik në punë; përgjegjësia për njerëzit e tjerë; promovimi përtej mundësive; mungesa e sigurisë në punë; marrëdhënie negative me shefin apo kolegët; komunikimi i pa-përshtatshëm me shefin apo kolegët; dhe mungesa e pushimeve në punë nuk ndikojnë në rritjen e nivelit të stresit tek punonjësit.

LEXO EDHE:  Buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2020/ Zero lekë për të dëmtuarit nga tërmeti

LEXO EDHE:  Tirana pa hapësira publike/ Arkitektët e huaj: Duhet investuar në periferi

Ndërsa faktorë si presioni i kohës; paqartësia e rolit; konflikti i rolit; mungesa e promovimit; vështirësia në delegimin e punëve; puna jo e mirë në grup; mungesa e pjesëmarrjes në vendimmarrje; trajtimi i pabarabartë në punë; angazhimi në detyra të vështira; dhe niveli ulët i pagës, nd-ikojnë në rritjen e nivelit të stresit tek punonjësit.

Metodologjia:

Për të matur nivelin e stresit në punë dhe për të identifikuar faktorët të cilët e zhvillojnë atë u shpërndanë gjithsej 800 pyetësorë. Te të gjitha institucionet dhe sipërmarrjet e përfshira në studim, pyetësorët u shpërndanë në mënyrë rastësore. Pyetësorët u shpërndanë nga persona të trajnuar, të cilët kanë qëndruar në dispozicion të pjesëmarrësve për të shpjeguar çdo paqartësi të mundshme në lidhje me pyetjet. Në sektorin privat u shpërndanë gjithsej 350 pyetësorë. Bizneset, të cilat u përfshinë në studim janë call center, zyra investimesh, shtypshkronja, banka të nivelit të dytë dhe kompanitë telefonike.

Në sektorin publik u shpërndanë gjithsej 450 pyetësorë. Në administratën publike u shpërndanë 235 pyetësorë. Institucionet në të cilat u shpërndanë pyetësorët janë Inspektorati i Shëndetit Publik, Ministria e Brendëshme e Republikës së Shqipërisë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe 2 mini bashki të qytetit të Tiranës. Në sektorin e shëndetësisë u shpërndanë 95 pyetësorë. Pyetësorët u shpërndanë në Qendrën Spitalore “Nëna Terezë”. Në sistemin arsimor u shpërndanë 120 pyetësorë dhe në studim u përfshinë 6 shkolla 9-vjeçare të qytetit të Tiranës. Nisur nga natyra sensitive e objektivit të këtij studimi dhe për të respektuar kërkesën e një pjesë të personave të pyetur, emrat e disa institucioneve nuk janë bërë publike në studim./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Refuzuan ujin dhe ndihmën mjekësore/ Rëndohet gjendja e naftëtarëve në grevë urie 

Publikuar

-

Nga

Naftërat e Ballshit vijojnë grevën e urisë, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore ka ardhur duke u përkeqësuar.

Në një lidhje direkte për “Abc-ja e mëngjesit”, gazetarja Valbona Davidhi raporton se që prej ditës së djeshme naftëtarët kanë refuzuar të marrin ujë dhe ndihmë mjekësore dhe kjo ka ndikuar në shëndetin e tyre.

Naftëtarët tregojnë se kanë problemem me frymëmarrjen si dhe dhimbje koke, për shkak të dehidratimit.

“Këtu kanë ardhur kompani dhe në fund të dço viti ata ndërronin emrat. Kjo lojë ka disa vite. Ikën 2 vjet nuk morrën lekët, sollën një kompani tjetër dhe u katandisëm në këtë gjendje. Puënotorët e kuptuan vonë, heshtja e shtetit deri në këto momente do të thotë që ne jemi të braktisur deri në themel. Uzina e Ballshit duhet të punojë”, shprehet një prej naftërarëve.

LEXO EDHE:  Këshilltari bashkiak numëron “bëmat” e pushtetit/ Bën paralajmërimin e frikshëm

LEXO EDHE:  Erion Veliaj nuk heq dorë nga mashtrimi/ Ja si po rrezikon jetën e qytetarëve

Ndërkohë një tjetër thotë se për rastin e tyre deri më tani është interesuar vetëm Prefekti.

“Kemi patur një shkëmbim mesazhi me prefektin. Ne presim reagim në instanca edhe më të larta”, thotë ai.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Skandali i abuzimeve seksuale në shkolla/ MAS të mos bëhet mburojë e “Zhigolove” 

Publikuar

-

Nga

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me skandalin e abuzimeve seksuale në shkolla, denoncuar nga emisioni Stop.

Në një deklaratë për mediat, KSSH i drejton një thirrje të fortë Ministrisë së Arsimit, për të cilën thotë se nuk duhet të bëhet mburojë e “zhigolove”.

KSSH e cilëson rastin e denoncuar në Stop, për abuzimet seksuale në shkollën e mesme artistike”Jakov Xoxa” në Fier, si majën e ajsbergut të një skandali.

“Ministria e Arsimit nuk duhet të fshihet pas gishtit dhe as të bëhet mburojë për skandalin e abuzimeve seksuale në shkollën e mesme artistike”Jakov Xoxa” në Fier.

Përveç mësuesit të kantos Agron Bendo më të cilin tashmë po merren organet e rendit, edhe mësuesit e akuzuar në  emisionin STOP në TV Klan për abuzime seksuale në këtë shkollë duhet të bëhen  sa më shpejt objekt i një hetimit si nga ana e Ministrisë Arsimit ashtu edhe organeve të rëndit.
KSSH përmes burime të saj të informacionit  ka dalë në konkluzionit se akuzat e bëra nga këta nxënës nuk janë të pabaza, ndaj inkurajojmë të tjerë nxënës dhe ish nxënës që ti drejtohen medias dhe institucioneve ligjzbatuese dhe të denoncojnë çdo rast të abuzimit seksual nga ana e mësuesve karshi nxënësve.”-thuhet në deklaratë.

LEXO EDHE:  Tirana pa hapësira publike/ Arkitektët e huaj: Duhet investuar në periferi

LEXO EDHE:  Tirana ndez dritat e festave/ Rama nuk i ndal batutat: “Mbyllni çadrat se nuk jeni sheqer që të shkriheni”

Më tej, në deklaratë thksohet se “Me keqardhje KSSH konstaton se ky fenomen nuk është vetëm në shkollën e mesme “Jakov Xoxa” në Fier por në shumë shkolla në të vendit, por për shkak të mentalitetit të shoqërisë sonë këto raste nuk denoncohen.
Ministria e Arsimit policia dhe prokuroria duhet të nisin një hetim në shkallë të gjerë për abuzimet seksuale në shkolla.
Sot nxënësi shqiptar është i ekspozuar përballë ngacmimeve seksuale nga mësuesit dhe dinjiteti i mësuesit është rrezikuar nga padija e drejtuesit militant.
Një tufë mësuesish perversë nuk mund të njollosin emrin e arsimtarit shqiptar karriera e të cilit është ngritur mbi djersë dhe sakrifica.”

Sipas KSSH, Ministria e Arsimit po e mban peng dinjitetin e arsimtarit shqiptar përmes një kontratë kolektive abuzive  që është subjekt i një procesi gjyqësor.

“Kjo pseudo-sindikatë sot nuk e nge zërin për asnjë fenomen shqetësues dhe e vetmja punë që dinë të bëjnë është të ndajnë kuotat e anëtarësisë me drejtorët e zyrave arsimtare dhe zyrtarucët e Ministrisë Arsimit.
Arsimi shqiptar po kalon ditë të vështira për shkak të paaftësisë së drejtuesëve të Ministrisë Arsimit të cilët nuk janë aty për një mision por për korrupsion.”-përfundon deklarata./ CNA.al

LEXO TE PLOTE