Connect with Us

I shpallur në kërkim/ Arrestohet 25 vjeçari në Vlorë

Kronika

I shpallur në kërkim/ Arrestohet 25 vjeçari në Vlorë

Publikuar

-

Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim J.M., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vepër penale për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 2 vite e gjysëm burgim.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kapet me kokainë/ Arrestohet 21 vjeçarja në Durrës

Publikuar

-

Nga

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen: A. B., 21 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik ndaj kësaj shtetaseje, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 13.5 gr. lëndë narkotike, e dyshuar kokainë.

LEXO EDHE:  Gjendet trupi i pajetë i një 23-vjeçari

LEXO EDHE:  Prostitucion dhe vjedhje/ Arrestohet shqiptari në Itali

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Detaje nga sekuestrimi i 1.3 tonëve kokainë/ Kamioni bëri dy ndalesa në Shqipëri, ndiqej me GPS

Publikuar

-

Nga

Dalin detaje nga aksioni në Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim me DEA-n amerikane, Guardia di Finanzan dhe policinë shqiptare, ku u kapën 1.3 ton kokainë

Mësohet se deri më tani janë shoqëruar 5 persona. Bëhet fjalë për dy vëllezërit që porositën kontenierët me banana nga Amerika Latine Sejdullah Hebibi dhe Enver Hebibi, shoferin e kontejnerëve Jovan Kosovic nga Mali i Zi, shoqëruesin e shoferit Jetmir Hebibin dhe shqiptaro-maqedonasin Rauf Ismani, i cili shoqëronte kamionin me një furgon.

Kompania e bananeve që transportoi drogën dhe që kishte si destinacion Koperin e Sllovenisë, është “Baniks LTD”.

Në media u tha se kokaina ka kaluar në Maqedoninë e Veriut përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër dhe më pas ka dalë nga pika kufitare e Qafë Thanës, ndërkohë që autoritetet shqiptare kanë qenë në dijeni dhe kanë ndjekur kamionin në çdo lëvizje.

LEXO EDHE:  64-vjeçari hidhet nga ballkoni

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Vlorë/ Ka të vdekur

Raportohet se shoferi i kamionit ka bërë vetëm dy ndalesa në Shqipëri, një për t’u furnizuar me karburant dhe një tjetër për të konsumuar një kafe.

Ndërkohë autoritetet italiane kishin zëvendësuar pjesën e madhe të kokainës dhe kishin vënë GPS në njërën prej pakove, deri në mbërritjen e destinacionit final./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“U shit si meritë”/ Artan Hoxha i përvishet policisë për kokainën: E pritët me “nderime” dhe e përcollët me “respekte”

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas aksionit të sotëm në Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim me DEA-n amerikane, Guardia di Finanzan dhe policinë shqiptare, ku u kapën 1.3 ton kokainë.

Në media u tha se kokaina ka kaluar në Maqedoninë e Veriut përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër dhe më pas ka dalë nga pika kufitare e Qafë Thanës, ndërkohë që autoritetet shqiptare kanë qenë në dijeni dhe kanë ndjekur kamionin në çdo lëvizje.

Droga u transportua me një kamion bananesh nga Amerika dhe u sekuestrua në një magazinë frutash, ku u arrestuan dy shoferë dhe një magazinier.

Hoxha thotë se ky aksion nuk duhet shitur si meritë e policisë shqiptare, pasi thekson se ngjason shumë me kapjen e kokainës te kontenierët e bananeve në Durrës.

“Pavarësisht tentativës për t’i veshur merita policisë sonë për pjesemarrjen e saj në një operacion ndërkombëtar kundër narkotrafikut, (të organizuar kryesisht nga agjensitë antidrogë të SHBA dhe Italisë), e vetmja gjë që të mbetet në mendje është fakti se:

LEXO EDHE:  Laborator droge në shtëpi/Arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

LEXO EDHE:  Gjendet trupi i pajetë i një 23-vjeçari

Kamioni me 1.3 tonë kokainë, u prit me “nderime” në doganën e Hanit të Hotit në Shkodër, dhe u përcoll me “respekte” në doganën e Qafë Thanës në Pogradec, për tu arrestuar pastaj dy shoferë dhe një magazinier në një fshat të Maqedonisë së Veriut!!!

A nuk ngjan pak si historia e kontenierit me 613 kg kokainë të kapur në Maminas, ku u arrestuan vetëm dy shofera dhe një hamall magazine bananesh???!!!!”, shtron pyetjen gazetari investigativ./ CNA.al

Superaksion në Maqedoninë e Veriut/ Sekuestrohet 1.3 ton kokainë

Aksioni për kapjen e kokainës në bashkëpunim me DEA-n/ Klodiana Lala: Në MV kaloi përmes Shqipërisë

LEXO TE PLOTE