Connect with Us

Horoskopi i ditës, 20 shkurt 2020

Sociale

Horoskopi i ditës, 20 shkurt 2020

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Fale mbështetjes se Uranit, marrëdhënia juaj ne çift do jete e ngrohte dhe nuk do keni asnjë ankese pe rate qe keni ne krah. Beqaret do entuziazmohen pafund nga një takim qe do realizojnë dhe do mendojnë seriozisht për te filluar një lidhje. Me financat duhet sa me shume maturi. Nëse keni për te marre vendime te rëndësishme, me mire këshillohuni njëherë me miqtë.

DEMI 21. prill – 21. maj

Jeta juaj ne çift do privilegjohet gjate kësaj dite dhe pasioni do ndizet flake. Çdo çast me partnerin do jete i bukur. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te kërkuar dashurinë sepse ka çështje te tjera te rëndësishme qe iu marrin shume kohe. Financat nuk do jene aq te këqija sa ju i mendoni. Me pak me shume durim dhe përkujdes mundet ta përmirësoni edhe me shume situatën.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Ju çiftet do kaloni ore plot pasion sot dhe do doni qe dita te mos ketë një fund. Te gjithë do iu kenë zili dhe do duan te përjetojnë emocione si ju. Beqaret me mire t’i marrin gjerat sa me shtruar ne mënyrë qe te mos gabojnë. Ka kohe për gjithçka. Ne planin financiar, fale mbështetjes se Saturnit, do arrini ta stabilizoni situatën dhe do ndiheni me te qete se me pare.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Gjate kësaj dite do përjetoni ndjesi te forta për partnerin tuaj dhe do i shprehni me tepër ndjenjat. Ai nga ana tjetër do jete i veprave dhe do iu surprizoje kur te mos e prisni. Beqaret do kenë ne dite mjaft intensive dhe do realizojnë plot njohje te reja. Ne planin financiar Dielli do ketë ndikim te madh. Ai do ua ndriçojë idetë dhe do iu beje me te logjikshëm për shpenzimet.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Sot do arrini ta bindni partnerin për idetë qe keni dhe ai do iu besoje verbërisht. Mundohuni qe mos e lëndoni sepse po ndodhin kjo shume shpejt do vije edhe fundi. Beqaret do jene specialiste te joshjes dhe nuk do e kenë te vështirë te joshin këso qe do i vene syrin. Hëna do jete planeti qe do nxite përmirësimin e te ardhurave. Nuk keni për te pasur asnjë lloj problemi ne këtë sektor.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Do tregoheni shume te sinqertë me partnerin tuaj dhe do tregoni edhe gabimet qe keni bere. Ai do jete ne humor te mire dhe i gatshëm për t’iu falur. Ne mbrëmje do ndiheni mire pranë njeri-tjetrit. Ju beqaret nuk duhet te prisni ndonjë ngjarje te jashtëzakonshme. Financat do jene goxha me te mira. Do ndiheni te qete sa here te shpenzoni dhe nuk do e ndrydhni me veten.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Nëse nuk jeni tolerante gjate kësaj dite, marrëdhënia ne çift mund te ketë probleme dhe tronditje te njëpasnjëshme. Nuk duhet me te mendoni vetëm për te mirën e vetes. Beqaret mire është te reflektojnë gjate para se te hedhin hapa sepse mund te lëndohen pamase. Buxhetin do dini si ta organizoni dhe nuk do ju dalin aspak te papritura te pakëndshme.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Dite e bukur dhe e ngrohte do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do arrini t’i shprehni me hapur ndjenjat dhe nuk do debatoni për asgjë. Beqaret duhet te ndjekin intuiten pasi ajo do i çojë ne rrugën e duhur. Ata qe e bëjnë këtë do e ndryshojnë shpejt statusin. Ne planin financiar here pas here do keni edhe turbullira, por kjo nuk do te thotë qe duhet ta lëshoni veten dhe te vuani.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Sot nuk do ketë aspak surpriza ne jetën tuaj ne çift kështu qe duhet t’i merrni gjerat sa me shtruar. Mundohuni te mos thoni as fjale te pamenduara qe mund ta lëndojnë atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë disa takime te këndshme, por do preferojnë te mos hedhin menjëherë hapa. Me shpenzimet tregohuni sa me te matur qe te mundeni dhe keni për te pasur një gjendje te qëndrueshme.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Ne planin sentimental, përmirësimet e nisura kohet e fundit do vazhdojnë edhe me tej. Do jeni edhe me te afërt me partnerin tuaj dhe do i pranoni gabimet qe keni bere. Beqaret nuk do dine si te joshin dhe do mbeten serish me te njëjtin status si me pare. Financat do mbeten delikate dhe nuk do arrini dot te kryeni as investimet me te nevojshme. Mos u mendoni dy here për te pranuar mbështetjen e te afërmve.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Sot do ndiheni me te sigurte për te hedhur hapa me tej ju te dashuruarit dhe do jeni te bindur se ai qe keni ne krah është i duhuri për te kaluar jetën. Beqaret nuk do e mbajnë mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por mundësitë për takime do jene shume interesante. Ne planin financiar do jeni shume me te arsyeshëm dhe nuk do jete e nevojshme te kërkoni mbështetje nga familjaret.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Te dashuruarve zemra do ju rrahe me fort se kurrë me pare. Çdo problem i ditëve te fundit do zgjidhet me qetësi dhe durim. Nëse jeni ende ne kërkim te dashurisë se madhe, planetët do favorizojnë takimet, por jo krijimet e menjëhershme te lidhjeve. Me financat nuk keni për te pasur probleme dhe vështirësi sepse kohet e fundit keni ditur si t’i hidhni hapat me kujdes.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ylli Gurra: Në Shqipëri veprojnë mbi 600 organizata fetare, duhet të kontrollohen

Publikuar

-

Nga

Ylli Gurra: Në Shqipëri veprojnë mbi 600 organizata fetare, duhet të kontrollohen

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, ka folur sot për ngjarjen tronditëse të Kombinatit, ku u gjetën të pajeta nënë e bijë dhe vajza tjetër në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gurra tha se në Shqipëri veprojnë mbi 600 organizata fetare, për të cilat pretendon se kanë hyrë në vendin tonë përmes Komitetit Shtetëror të Kulteve.

“Të gjitha këto grupime që hyjnë në Shqipëri, hyjnë përmes miratimit të Komitetit Shtetëror të Kulteve. Ka mbi 600 e disa organizma e grupime fetare që veprojnë brenda kornizës fetare në Shqipëri. Në momentin e parë kanë një datë regjistrimi”, u shpreh ai në TvT.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 28 shkurt 2019

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 25 tetor 2018

Ish-myftiu deklaroi se komunitetet e mëdha fetare duhet të kontrollojnë veprimtarinë e këtyre grupimeve.

“Anëtarët dhe mënyrën e funksionimit brenda cilit religjion ofrojnë shërbim, duhet komunitetet e njohura ta ndjekin pjesën e tyre në raport me qytetarët. Jo të bëjnë punën e forcave të rendit apo sigurisë, por të kenë kontakte në zonë. Pra çfarë rrjedhe po marrin këta besimtarë. E bëj këtë krahasim edhe me daljen e grupimeve me frymë radikale të para disa viteve në Shqipëri”, theksoi Gurra./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shkolla e Policisë hap aplikimet/ Pranohen 300 të rinj

Publikuar

-

Nga

Shkolla e Policisë hap aplikimet/ Pranohen 300 të rinj

Shkolla e Policisë hap aplikimet për të rinjtë.  Të gjithë ata që janë të interesuar për shkollën bazë të policisë, mund të aplikojnë deri më datë 10 gusht. Policia e Shtetit bën me dije se janë 300 vende në Shkollën Bazë, ndërsa aplikimet do të bëhet pranë Drejtorive Vendore të Policisë. Nëpërmjet një njoftimi bëhen me dije edhe kriteret e aplikimit dhe dokumentacioni përkatës.

“Procesi i aplikimit është i hapur deri në datën 10 gusht dhe formularin e aplikimit e shkarkoni  në faqen online të Policisë së Shtetit: Nga data 13 korrik 2020 procesi i aplikimeve është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”. Aplikimet dorëzohen pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm. Në përfundim të gjithë procesit të konkurrimit, 300 kursantët fitues do të ndjekin studimet në Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë” për “Patrullë të Përgjithshme”, në Akademinë e Sigurisë”, thuhet në njoftim.

Kriteret

Kriteret, që duhet të përmbushë aplikanti, për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”: – Të jetë shtetas shqiptar; -Të ketë mbushur moshën 18 vjeç dhe të jetë nën 30 vjeç; -Të jetë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat; – Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit apo të jetë larguar nga shërbimi civil; – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; – Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën dhe të mos ketë shenja të dukshme (tatuazh) që nuk mbulohen nga uniforma verore e Policisë; – Të ketë mbaruar arsimin e mesëm; – Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose të një kundërvajtjeje penale me dashje; – Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 29 janar 2019

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 20 dhjetor 2019

Dokumentet 

Aplikantët për punonjës policie duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm për aplikim në Polici: – Formulari i aplikimit; – Fotokopje e kartës së identitetit; – Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit të mesëm; – Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”; –Vërtetim nga Gjykata; – Vërtetim nga Prokuroria; – Fotokopje të librezës së punës për ata që janë në marrëdhënie pune ose i kanë shkëputur marrëdhëniet e punës; –  Vërtetim që ndjek arsimin e lartë (për ata që vazhdojnë arsimit e lartë); – Mandat pagesa e tarifës së aplikimit; Dëshmia e penalitetit dhe certifikata familjare nxirren nga vetë strukturat policore ku kryhet aplikimi. Kontrolli mjekësor dhe analiza që vërteton se nuk je përdorues i lëndëve narkotike janë procedura që kryhen në fazën e kontrollit shëndetësor. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

DASH nxjerr raportin/ Shqipëria kontribuoi në mposhtjen e ISIS, ja 4 qytetet me terrorizmin më të madh

Publikuar

-

Nga

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një raport për terrorizmin, ku përmend edhe Shqipërinë.

DASH deklaron se shqipëria ka ndihmuar mposhtjen e ISIS dhe ka rritur përpjekjet për të luftuar kërcënimet e mundshme terroriste.

Më tej thuhet se korrupsioni, barrierat për shkëmbimin e informacionit midis agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm brenda agjencisë dhe sistemi gjyqësor me funksionim të dobët, kanë penguar luftën ndaj terrorizmit.

DASH ka publikuar edhe emrat e 4 qyteteve me terrorizmin më të fortë në vend, që përfshijnë konkretisht Shqipërinë e mesme.

Pjesë nga raporti i DASH:

Pasqyrë e përgjithshme: Shqipëria vazhdoi të mbështesë fuqimisht përpjekjeve ndërkombëtare të CT në 2019 dhe kontribuoi në mposhtjen e ISIS.

Kërcënimi i terrorizmit në Shqipëri përbëhet nga FTF që kthehen nga Iraku dhe Siria, disa të rinj shqiptarë që janë radikalizuar në veprimtari terrori, dhe komplotimet e Iranit kundër grupit opozitar iranian të zhvendosur Mujahedeen-e-Khalq (MEK).

Incidente terroriste për 2019: Nuk ka patur incidente terroriste të raportuara në Shqipëri në vitin 2019.

Legjislacioni, Zbatimi i Ligjit dhe Siguria Kufitare: Shqipëria ka kriminalizuar aktet terroriste, financimin e terrorizmit, kryerjen e transaksioneve me persona në listat e sanksioneve të KB, rekrutimin dhe trajnimin e njerëzve për të kryer akte terroriste, nxitje të akteve terroriste, dhe krijimin, udhëheqjen dhe marrin pjesë në organizata terroriste ose konflikte të armatosura jashtë vendit. Shqipëria mban një sistem të mbikëqyrjes së sigurisë portuale për të përmbushur kërkesat sipas Kodit Ndërkombëtar të Sigurisë së Transportit dhe Portit Ndërkombëtar të Organizatës Detare.

Zbatimi i ligjit shqiptar rriti përpjekjet për të luftuar kërcënimet e mundshme terroriste. Njësia e Kontrollit të Policisë së Shtetit Shqiptar (CTU) ka punuar ngushtë me agjensitë e Sh.B.A për të lidhur kërkesat e qeverisë shqiptare me ekspertizën dhe burimet e Sh.B.A, duke siguruar që qeveria shqiptare të zhvillojë aftësi të përqendruara të CT. CTU gjithashtu mori pjesë në disa ndërhyrje të suksesshme të terroristëve të njohur ose të dyshuar.

Në vitin 2019, CTU krijoi një nën-njësi të vogël të përqendruar në kundërshtimin e financimit të terrorizmit. Qeveria shqiptare ka zhvilluar, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, plane dhe aftësi emergjente për të parandaluar dhe reaguar ndaj sulmeve terroriste kundër caqeve të buta. Më 23 tetor, Policia e Shtetit Shqiptar njoftoi se kishte prishur sulmet e planifikuara në vitin 2018 nga agjentët iranianë kundër anëtarëve të MEK që jetojnë në Shqipëri.

Korrupsioni dhe barrierat për shkëmbimin e informacionit midis agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm brenda agjencisë dhe një sistem gjyqësor me funksionim të dobët vazhduan të pengojnë përpjekjet e zbatimit të ligjit në Shqipëri në të gjitha nivelet. Zbatimi i reformave të thella në sektorin gjyqësor vazhdon, duke filluar me verifikimin e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë për korrupsionin, paaftësinë dhe lidhjet me krimin e organizuar. Sapo Shqipëria të krijojë Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), juridiksioni mbi çështjet e terrorizmit që përfshijnë një grup të organizuar do të jetë nën kontrollin e SPAK. Zyrat e prokurorisë së rrethit do të ndjekin penalisht të gjitha çështjet e tjera të KT.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 20 mars 2020 

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 28 shkurt 2019

Shqipëria vazhdon të ndërmarrë hapa për të përmirësuar sigurinë e saj kufitare, për të zbuluar dhe mohuar hyrjen në vend të terroristëve, dhe në përputhje me standardet e UNSCR 2396 siç është përdorimi i API / PNR për të përmirësuar kontrollimin e pasagjerëve ajror. Shërbimet e zbatimit të ligjit bashkëpunojnë gjerësisht me INTERPOL dhe organet e tjera ndërkombëtare të zbatimit të ligjit.

Përballimi i Financimit të Terrorizmit: Shqipëria është anëtare e Komitetit të Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave (MONEYVAL), një organ rajonal i stilit FATF. FIU e saj, Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave, është anëtar i Grupit Egmont.

Në vitin 2019, Shqipëria vazhdoi të punojë me FATF dhe MONEYVAL për të adresuar dobësitë e identifikuara në regjimin e saj AML / CFT. Një vlerësim MONEYVAL i korrikut 2018 raportoi se Shqipëria kishte “efektivitet të ulët” në tre fusha të rezultatit të menjëhershëm: konfiskimin, hetimin e financave terroriste dhe ndjekjen penale, dhe sanksionet e financimit të përhapjes së mëtejshme. Në qershor 2019, Shqipëria miratoi legjislacionin për të adresuar këto shqetësime, por zbatimi aktual varet nga rregulloret dhe veprimet e mëtejshme nga qeveria.

Gjithashtu në vitin 2019, OSBE dhe UNODC mbajtën së bashku një kurs trajnimi për të luftuar financimin e terrorizmit për pjesëmarrësit nga Shqipëria. Kursi ishte pjesë e një programi shumëvjeçar për ndërtimin e kapaciteteve të OSBE-UNODC për të mbështetur përpjekjet kombëtare për të luftuar financimin e terrorizmit në Evropën Jug-Lindore, në përputhje me Rezolutën 2462 të Sigurisë së KB, standardet FATF dhe angazhimet e OSBE-së.

Kundërvajtja ndaj ekstremizmit të dhunshëm: Qendra Kombëtare e CVE e Qeverisë së Shqipërisë mbetet aktive në koordinimin e programit CVE midis donatorëve ndërkombëtarë dhe kërkon të sigurojë që të gjitha ministritë të bashkëpunojnë në mënyrë efektive dhe të shmangin dublikimin e përpjekjeve. Qytetet shqiptare të Cerrikut, Elbasanit, Librazhdit dhe Tiranës janë anëtarë të Rrjetit Qytetet e Forta (SCN). Policia e Shtetit Shqiptar ka përfshirë kundërshtimin e radikalizmit dhe rekrutimit të terrorizmit në portofolet e 26 njësive policore të komunitetit në të gjithë vendin. Shefat e këtyre njësive morën trajnime nga qeveria e SHBA dhe zbatuan projekte me homologët e qeverisë lokale për të zbuluar dhe kundërshtuar përpjekjet e radikalizmit terrorist.

Bashkëpunimi Ndërkombëtar dhe Rajonal: Shqipëria është anëtare e Kartës Adriatik, Këshillit të Evropës (CoE), NATO, Organizata e Bashkëpunimit Islamik, OSBE, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal për Evropën Juglindore dhe KB. Zyrtarët shqiptarë të drejtësisë penale morën pjesë rregullisht në shoqata, konferenca të ndryshme rajonale, dhe shkëmbime të tjera të shkëmbimit të informacionit mbi CT./ CNA.al

LEXO TE PLOTE