Connect with Us

Hidhet shorti në Gjykatën e Apelit/ Ja kush është relatorja e çështjes CEZ

Lajme

Hidhet shorti në Gjykatën e Apelit/ Ja kush është relatorja e çështjes CEZ

Publikuar

-

Hidhet shorti në Gjykatën e Apelit të Tiranës për shqyrtimin e çështjes CEZ.

Mësohet se relatore e çështjes është zgjedhur gjyqtarja Shpresa Beçaj.

Kujtojmë se çështja CEZ u pushua më 24 janar nga gjyqtari i Gjykatës së Tiranës Lazër Sallaku me pretendimin se privatizmi i OSSH nga çekët nuk përbën vepër penale, por ky vendim u ankimua nga Kuvendi.

Çështja “CEZ” ka nisur me zhurmë që prej vitit 2008 dhe për hetimin e thelluar të saj në prill të vitit 2016 u ngrit edhe një Komision Hetimor parlamentar, i cili u morri dëshmi një serë ish zyrtarë të lartë të kohës të përfshirë në privatizim dhe shndërrimin e  OSSH shqiptare në CEZ-in me pronësi çekët. Ky proces, sipas maxhorancës qeverisëse, ka qenë korruptiv dhe i ndikuar nga përfitime personale të zyrtarëve përgjegjës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Kopshtet dhe çerdhet/ KLSH: Prindërit përballen me kosto të fshehura

Publikuar

-

Nga

Prindërit që kanë fëmijët të regjistruar në kopshte apo çerdhe publike përballen me pagesa të fshehta përveç tarifë zyrtare ditore. Një auditim performance i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi efektivitetin e çerdheve dhe kopshteve është fokusuar në dy bashki, atë të Tiranës dhe Vlorës ku ka nxjerrë edhe konkluzionet. Kështu me shqetësim është parë transparenca e detyrimeve që lidhen me tarifimin e kostot e çdo prindi në çerdhe dhe kopshte.

KLSH parashtron se tarifa për frekuentimin në çerdhe dhe kopshte përcaktohet me Vendim të Këshillit Bashkiak dhe në këtë vendim përcaktohet se kjo tarifë mbulon ushqimin dhe paguhet një herë në muaj në varësi të ditëve që ka frekuentuar çerdhen ose kopshtin. Nga shqyrtimi i këtij dokumentacioni vihet re se në dy rastet Tiranë dhe Vlorë ky vendim nuk shoqërohet me asnjë studim apo përllogaritje të kostove apo elementë të tjerë të marra në konsideratë për arritjen në këtë tarifë përfundimtare. Audituesit nënvizojnë se ajo çka bie në sy në të dy bashkitë është se tarifa në të dyja rastet është e njëjtë (130 lekë/ditë për çerdhet dhe 160 lekë/ditë për kopshtet) pavarësisht se niveli i të ardhurave në këto dy qytete është i ndryshëm.

Krahas kësaj mungese transparence nga auditimi në kopshte dhe çerdhe rezultoi se gjatë vitit shkollor prindërit përballen me “kosto të fshehura” për pjesën më të madhe të nevojave që ka një shërbim i tillë. Gjatë shqyrtimit të dokumentacionit që administrojnë përgjegjësit e kopshteve dhe çerdheve u vu re se rregullisht në këto institucione mblidhen kontribute nga prindërit të cilët sigurojnë ujin e pijshëm, mjetet didaktike, të përditshme të fëmijës (letra, lapsa, ngjyra, lodra, plastelina, gërshërë e shumë mjete të tjera), pajisje e orendi të tjera si lavatriçe, frigorifer, soba ngohjeje, dhe riparim të tyre, arredim. Ky fenomen u has më i reduktuar në Bashkinë Vlorë ku për shkak edhe të nivelit të ulët të të ardhurave prindërit siguronin kryesisht mjete didaktike në pamundësi për orendi të tjera ndërkohë që nga dokumentacioni vënë në dispozicion Bashkia vetëm për vitin 2018 kishte shpenzuar mbi një milionë lekë për fishekzjarrë” thuhet në dokumentin e KLSH.

Po kështu shpenzimet sipas audituesve jo në të gjitha rastet janë shoqëruar me fatura ndërkohë që fondet e mbledhura administrohen nga përgjegjësit e kopshtit apo çerdhes dhe në raste të tjera nga bordi i prindërve.

LEXO EDHE:  Adriatik Llalla kryeprokuror deri në nëntor/ “CEZ” e “21 janari” në dorë të prokurorisë speciale

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri: Te pathenat e CEZ

I njëjti auditim nënvizon se ka paqartësi apo mbivendosje sa i takon standardeve apo rregulloreve të aplikueshme në shërbimin e kopshteve dhe çerdheve kjo e lidhur me çështje të mjedisit, sigurisë, ushqimit apo higjienës.

Në këto kushte KLSH ka rekomanduar që të hartohet një studim i detajuar që do të përcaktojnë një tarifë të saktë për shërbimin duke evituar pagesat e fshehta./Monitor

LEXO TE PLOTE

Lajme

Top Channel dhe Vjollca Hoxha shantazh gjyqtarëve

Publikuar

-

Nga

Nuk është e rastësishme, as e pa dëgjuar më parë, por flagrante dhe publike. Top Channel ushtron shantazh publik dhe presion ndaj çdo gjyqtari që zbaton ligjin apo qëndron kundër vendimeve që Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi duan në favor të tyre.

Kujtojmë këtu Shkëlzen Selimin e Gjykatës së Lartë, Artan Zenelin. Lajme dhe kronika për gjyqtarë që ti kur i shikon në Top Channel mendon se po luftohet korupsioni në drejtësi.

Në fakt kryegjyqtari i radhës i cili sulmohet nga Top Channel dhe Vjollca Hoxha për shkak se është një nga ata që do shqyrtojë listën pa fund të gjyqeve që ka Vjollca.

Gjyqtarët në Top Channel nuk denoncohen sepse Vjollcës i “digjet barku” se ata janë të korruptuar, por sepse ajo ka me qindra gjyqe dhe duke sulmuar në mënyrë selektive emra të veçantë kërcënon hapur këdo gjyqtar, këdo prokuror që ka në dorë çështjet e saj. Se kush mund të tentojë të japë vendime kundër Vjollcës do ta pësojë keqazi. Dhe nuk është një, por janë disa.

I fundit është Flamur Kapllani. Kush mendon se gjyqtari është sulmuar për shkak se është i korruptuar apo se ka shkelur ligjin, gabon. Në Top Channel gjyqtarët sulmohen për interesat e Vjollcës.

Sot gjyqtari Kapllani ka qënë “viktima” e radhës sepse nesër Vjollca ka një gjyq tjetër. Javën tjetër gjithashtu, në tjetrën po. Sepse Vjollca ka me qindra gjyqe. Pasi është sherrosur me gjithë dynjanë kërkoi të rrëmbejë aksionet e çdo partneri në biznes. Nuk paguan faturat e detyrimeve që ka ndaj klientëve, zgjidhja e saj janë gjyqet, shantazhet, kërcënimet me prokurori.

Ndoshta është “heroina” e vetme e biznesit në Shqipëri që ka një numër rekord gjyqesh me partnerët e saj dhe me këdo që i afrohet për të punuar.

LEXO EDHE:  Adriatik Llalla kryeprokuror deri në nëntor/ “CEZ” e “21 janari” në dorë të prokurorisë speciale

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri: Te pathenat e CEZ

Gjyqe me aksionerët e Top Channel, gjyqe me aksionerët e Digitalb, gjyqe me ish-drejtuesit e Top Channel, gjyqe me ish-drejtues të Digitalb, gjyqe me firmat që kanë kryer shërbime për kompanitë e saj, e kështu me radhë.

Gjithçka shkon në gjykata e prokurori, e më pas gjyqtarët sulmohen dhe anatemohen, thjeshtë dhe vetëm që të japin “drejtësinë” e kërkuar nga Vjollca.

Ata gjyqtarë që kemi parë të sulmohen nga Topi, që nga Gjykata e Lartë e deri tek ajo Civile e Tiranës janë “viktima” të shortit që iu ka dhënë në dorë për të shqyrtuar çështje të Vjollca Hoxhës.

Dje ishte Shkëlzen Selimi, sot është Flamur Kapllani, nesër do jetë një trup tjetër gjyqtarësh, derisa Vjollca të mbyllë hallet e saj, për të cilat tashmë ka si menaxher kryesor Ben Blushin, por vështirë se me Topin e kthyer në “pistoleta atentatorësh” do mund të shplajnë mëkatët e tyre, të përziera edhe me plehra inceneratorësh./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Tre liçensat dixhitale të Vjollca Hoxhës/ Skandali që duhet hetuar nga SPAK

Publikuar

-

Nga

Në vitin 2017, Autoriteti i Mediave Audiovizive, hapi garën për proçesin e dixhitalizimit dhe dhënien e liçensave për operatorët që do të kryenin këtë shërbim.

Gara u quajt “Beauty Content”, në konceptin e një gare, ku operatorët faktikë në treg do të siguronin frekuencat dhe do të pajiseshin me liçensa në zbatim të ligjit.

Kjo formë gare sillte një ecje më të shpejtë të proçesit dhe të kryente më tej “legalizimin” e të gjithë operatorëve televizivë në treg.

AMA hodhi në treg shtatë frekuenca, nga të cilat dy do ti kalonin TVSH-së, një Top Channel, dhe një Klan.

Por, ishin edhe tre liçensa të tjera në garë. Një e mori Tring dhe të dyten Digitalb. Që në hapin e parë të proçesit, shtetasja Vjollca Hoxha bëhej mbajtëse e dy liçensave, megjithëse ligji e ndalon këtë. Dy liçensat ishin siguruar për Digitalb dhe Top Channel. Tek e dyta Vjollca ishte bashkëaksionere dhe tek e para, ajo dhe trashëgimtarët e të ndjerit Dritan Hoxha ishin aksionerët e kompanisë.

Një licensë ngeli “jetime”. Por, që më pas do të kalonte edhe kjo në pronësi të Vjollca Hoxhës dhe të njëjtëve aksionerë që kanë Digitalb, AMA i dha licensë kompanisë ADTN.

LEXO EDHE:  Vrasja e Devi Kasmit/ Apeli lë në burg Mario Meshinin

LEXO EDHE:  LSI: Korrupsion politik me CEZ-in. Manjani: Koalicioni do vazhdoje shume gjate

Në garën e AMA-s, ADTN hyri me disa nga kontentet e Digitalb. Pra kanalet e platformës Digitalb u përgatitën ligjërisht në formë korrekte që të përfaqësonte një kompani të re e cila kishte të njëtët aksionerë me Digitalb.

Që nga dita e dhënies së licensave Vjollca Hoxha është mbajtëse e tre licensave dhe aksionere në tre kompani që administrojnë frekuencat dixhitale në Shqipëri, megjithëse ligji lejon vetëm një.

Ky është rasti kur SPAK me një dosje të thjeshtë dhe me esktrakte të QKB që po sjellim më poshtë, brenda pak orësh mund të zbulojë sesi në shkelje të ligjit, Vjollca Hoxha mban tre frekuenca dixhitale në Shqipëri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE