LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha viziton grevistët dhe iu del garant/ Do jemi zëri juaj

20 Shkurt 2020, 11:02, Politikë CNA
Basha viziton grevistët dhe iu del garant/ Do jemi zëri juaj

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar sot naftëtarët e Ballshit, të cilët prej katër ditësh vijojnë të jenë në grevë urie.

Basha shpreh mbështetjen ndaj punëtorëve dhe kërkesave të tyre.

Sipas Bashës, viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale.

?Mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre! Ata janë tradhëtuar, dhe keqtrajtuar nga qeveria. Viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale. Në këtë betejë unë dhe Partia Demokratike do jemi zëri juaj, do jemi mbështetja juaj. Beteja juaj është beteja e çdo shqiptari, ne do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta. Ju jap fjalën se do ti zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush?, shkruan Basha./CNA.al

09:38 Politikë

Pse në 2 Mars?

Ka disa që po pyesin pse Presidenti e caktoi thirrjen e popu...

Lajmet e fundit nga