LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Goditën për shkak të detyrës punonjësit e Policisë/ Arrestohen 2 vëllezër në Lezhë

20 Shkurt 2020, 16:13, Kronika CNA
Goditën për shkak të detyrës punonjësit e

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë arrestuar në flagrancë 2 persona për dhunë ndaj punonjësve të policisë.

Bëhet fjalë për dy vëllezërit me iniciale A.Ll., 22 vjeç dhe A.Ll., 26 vjeç, banues në Shëngjin.

Dy të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta duke u shkaktuar dëmtime 2 punonjësve të Policisë Bashkiake

Në Shëngjin, punonjësit e Policisë Bashkiake kanë qenë duke monitoruar prishjen e mureve që kanë zënë hapësirat publike pa lejen përkatëse dhe gjatë komunikimit me të atin e dy vëllezërve Gj. Ll.,, i cili ka pretenduar mosprishjen e murit të rrethimit të banesës së tij , 2 djemtë i kanë goditur me mjete të forta efektivët./ CNA.al

Lajmet e fundit nga