Connect with Us

Gjermania ka nevojë për punëtorë/ Hap qendrën për njohjen e diplomave për të huajt

Bota

Gjermania ka nevojë për punëtorë/ Hap qendrën për njohjen e diplomave për të huajt

Publikuar

-

Gjermania ka nevojë për fuqi të huaj punëtore, ndaj qeveria po përshpejton procesin e ardhjes së ekspertëve të huaj. Në Bonn është hapur një shërbim i ri që do të koordinojë procesin e njohjes së diplomave.
Ekonomia gjermane varet nga fuqia e jashtme punëtore. Qeveria federale për këtë shkak ka nisur një program për sjelljen e fuqisë së huaj punëtore dhe ekspertëve nga vendet tjera në Gjermani, nën moton – „Make it in Germany“. Ky është prioriteti nacional. “Pa ekspertë të huaj nuk mund ta mbajmë mirëqenien e tanishme. Nuk është e mundur që të presin tepër gjatë këta njerëz, duhet të punojmë për mundësinë e ardhjes së tyre“, deklaroi ministri i Punës Hubertus Heil.

Enti gjerman për statistika pohon se numri i shtetasve të gatshëm për punë në Gjermani do të zvogëlohet deri në vitin 2035 për katër deri në gjashtë milionë punëtorë. Në shumë fusha ekonomike ka mungesë të fuqisë punëtore. Sipas të dhënave të Odës gjermane për Industri dhe Tregti (DIHK), madje 56 përqind të sipërmarrjeve mendojnë se mungesa e fuqisë punëtore është për momentin problemi më i madh i tyre.

Çdo e treta sipërmarrje gjermane në vitet e kaluara ka angazhuar fuqi punëtore nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian, respektivisht nga vendet e treta. Shumë sipërmarrje gjermane për shkak të mungesës së fuqisë punëtore nuk mund të pranojnë kërkesa të reja dhe janë duke përjetur dëme të mëdha financiare.

Vendi i migrantëve

Qeveria federale i ka kuptuar më në fund kërkesat e sipërmarrjeve dhe kohët e fundit është duke punuar intensivisht për krijimin e kushteve për ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet e tjera. Pas një debati të gjerë është miratuar ligji për ardhjen e fuqisë punëtore dhe në këtë mënyrë qeveria ka pranuar se Gjermania është një vend i migrantëve – dhe ate gjashtë dekada pas valës së parë të ardhjes në këtë vend të gastarbeiterëve.
Qëllimi kryesor i këtij ligji është që të lehtësojë ardhjen e punëtorëve të huaj në tregun gjerman të punës – në të gjitha fushat ekonomike. „Në parim është tërësisht e njëjtë se kush nga cili vend vjen, më e rëndësishmja është që të dëshmojë se është i gatshëm të integrohet në këtë vend, e që do të bashkëpunojë dhe të jetë pjesë e kësaj shoqërie. Nuk është me rëndësi prejardhja e personit por vetëm dëshira për t’u integruar në shoqëri“, deklaroi ministrja federale për Arsim Anja Karliczek, në një deklaratë për Deutsche Wellen.

Të hënën e kaluar ajo së bashku me kolegun e saj, ministrin për Punë Hubertus Heil, ka hapur në Bon të Gjermanisë një Qendër për njohjen e kualifikimeve (ZSBA), të arritura në vendet e tjera. Shtypi gjerman njofton se në këtë vend do të koordinohen rreth 1400 shërbime të ndryshme, të cilat do të merren me njohjen e diplomave.

Procesi i njohjes së diplomave ka qenë deri tani tepër i komplikuar dhe ka zgjatur tepër kohë, shumë më gjatë se në vendet skandinave, SHBA apo Kanada dhe shumë vende të tjera. Gjermania nuk mund t’i lejojë vetes që këto procedura të vazhdojnë dhe që në këtë mënyrë të humbë ekspertët që do të vinin këtu. Ky shërbim ka filluar punën këtë muaj me shpresë se këto procedura do të korrigjohen.

LEXO EDHE:  Rritet përqindja e infektimit në Gjermani

Procedura më e thjeshtë dhe e shpejtë

Gjatë një vizite në këtë Qendër, Karliczek dhe Heil kanë demonstruar se si do të duhej të dukej kjo në jetën e përditshme. Personat që janë të interesuar për punë në Gjermani duhet fillimisht të kontaktojnë Qendrën ZSBA, e cila do t’ju ndihmojë në përgatitjen e dokumentacionit të plotë që nevojitet për njohjen e kualifikimeve. Zyra mund të këshillojë në forma të ndryshme: përmes chat, me postë elektronike apo dhe me telefon. Kërkesat e personave do të shpërndahen dhe dërgohen tek institucionet e duhura në nivelin e landeve.

Por ajo që në njërën anë ndihmon Gjermaninë (me rregullat e reja për ardhje në këtë vend), në anën tjetër krijon probleme të mëdha – nga juglindja e Evropës nuk po largohen vetëm kuadrot më të kualifikuara me diploma universitare, por edhe forca sanitare, automekanikë dhe punëtorë të tjerë. Nga Kroacia, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina largohen për në Gjermani rreth 100.000 persona.

A është qeveria gjermane e vetëdijshme se çfarë do të thotë kjo për tregun e punës në këto vende? Përgjigja e Heil ishte: “Ne kemi bërë disa marrëveshje bilaterale, për shembull që të mos tërheqim sanitarët nga vendet që kanë nevojë për këtë fuqi punëtore. Megjithatë mendoj se duhet të respektohet liria e lëvizjes dhe nga organizimi i mirë mund të përfitojnë të gjitha palët. Kjo në fund forcon edhe raportet mes vendeve tona”.
Mirë për Gjermaninë, keq për Ballkanin?

Më 1 mars të këtij viti në Gjermani futet në fuqi ligji i ri për ardhjen e fuqisë punëtore. Me këtë ligj duhet të lehtësohet ardhja e fuqisë punëtore, por edhe kërkimi i fuqisë së nevojshme për punë nga vendet që nuk janë anëtare të BE. Në të ardhmen nuk do të vlejnë më rregullat sipas së cilave përparësi u jepet personave nga vendet anëtare të BE. Një nga rajonet e synuara nga punëdhënësit gjermanë është Ballkani Perëndimor. Punëtorët nga këto rajone kanë një reputacion të mirë: „Në të kaluarën kemi pasur shumë kërkesa nga Ballkani Perëndimor, që është një prej rajoneve shumë të rëndësishme për ne. Atje kemi gjetur dhe gjejmë fuqi shumë të mirë, të kualifikuar dhe ekspertë, e atje kemi edhe shumë njerëz që zotërojnë gjuhën gjermane, që është një prej përparësive të mëdha për integrim të shpejtë në punë dhe shoqëri“, thotë për DW Torsten Rolfsmeier nga Enti federal për punësim.

Motivi për shkuarje në Gjermani nuk janë vetëm rrogat më të mira, por edhe korrupsioni, mungesa e perspektivës dhe mungesa e sundimit të ligjit në vendet prej nga vijnë ata. OSBE pohon se vetëm nga Serbia në periudhën prej vitit 2000 – 2015 janë larguar 650.000 persona – gati një e dhjeta e banorëve. Situata të ngjashme kemi edhe në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ndër ta janë shumë të rinj, me kualifikime të larta, pas të cilëve mbetet një boshllëk i madh në tregun e punës në këto vende dhe forcohet problemi i lëvizjeve demografike. Nga ana tjetër këta persona dërgojnë remitenca në vendin e origjinës dhe kështu ndihmojnë në ruajtjen e qetësisë sociale në këto vende./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Eksperti amerikan: Rihapja e parakohshme shkaktoi rritje të infektimeve

Publikuar

-

Nga

Eksperti amerikan: Rihapja e parakohshme shkaktoi rritje të infektimeve

Eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve infektive, Dr. Anthony Fauci thotë se shtimi i ritmeve të përhapjes së koronavirusit ditët e fundit në SHBA është rezultat i faktit se Shtetet e Bashkuara nuk e mbyllën plotësisht aktivitetin për të ndalur avancimin e sëmundjes.

“Nuk realizuam një mbyllje të plotë dhe për këtë arsye shohim rritje,” tha të hënën drejtori i Institutit të Sëmundjeve Infektive dhe Alergjike në një intervistë me Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit Stanford.

“Ritmet kishin filluar të binin, realizuam një sheshim të kurbës me shifra gjithsesi shumë të larta prej rreth 20 mijë infektimesh të reja në ditë. Pastaj filloi rihapja dhe tani po shohim shtim të rasteve, në Kaliforni, në Arizona, në Teksas e Florida si dhe shtete të tjera,” tha Dr. Fauci.

LEXO EDHE:  Godasin hakerat/ Zyrtarëve të lartë gjermane u vidhen të dhënat

LEXO EDHE:  Video +18/Cifti bën seks në mes të parkut

Eksperti u shpreh gjithashtu me “optimizëm të matur” se brenda vitit do të ketë të paktën një vaksinë kundër koronavirusit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

BE kundër Turqisë për muzeun e Shën Sofisë/ Autoritetet të tëhiqen nga vendimi

Publikuar

-

Nga

BE kundër Turqisë për muzeun e Shën Sofisë/ Autoritetet të tëhiqen nga vendimi

Kthim i Kishës së Shën Sofisë në Xhami nga shteti turk është dënuar së fundmi edhe nga Këshilli i Çështjeve të Jashtme të BE-së.  Përmes përfaqësuesit Joseph Borell, BE i kërkoi qeverisë turke të tërhiqet nga vendimi.

“Këshilli dënoi vendimet e fundit për shndërrimin e një monumenti të tillë emblematik si Shën Sofia në një xhami. Ky vendim do të sjellë pashmangshëm mosbesim, do të mbjellë mosmarrëveshje në bashkësitë fetare dhe do të minojë përpjekjet tona për dialog dhe bashkëpunim. Ka një mbështetje të gjerë për t’i bërë thirrje autoriteteve turke të rishqyrtojnë dhe rrëzojnë këtë vendim,”- tha përfaqësuesi i Lartë i BE-së Joseph Borel në një deklaratë pas samitit.

LEXO EDHE:  Video +18/Cifti bën seks në mes të parkut

LEXO EDHE:  Dvorani: Gjykatës së Lartë i është rikthyer pjesërisht funksionaliteti

“Me kërkesën e Greqisë, pati një konsensus të gjerë për të hartuar një listë të masave të mëtejshme nëse Turqia vazhdon me sjelljen e saj,”-tha Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, duke lënë Këshillin e Çështjeve të Jashtme. Në veçanti, Nikos Dendias deklaroi: “Përshkallëzimi i shkeljeve turke dhe autoritarizmit të Turqisë ishin në qendër të diskutimit tonë. Kishte një dënim të fortë për shndërrimin e Shën Sofisë në një xhami. Edhe Turqisë i është kërkuar të rishqyrtojë dhe të ndryshojë vendimin e saj deklaroi Dendias.”

Për kthimin e Kishës së Shën Sofisë në Xhami, që më herët ka patur statusin e muzeut, ka patur shumë reagime, thuajse të gjitha në unanimet kundërshtimi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Pas 6 orësh/ Përfundon seanca në Hagë, Thaçi: Do vazhdojmë edhe nesër

Publikuar

-

Nga

Pas 6 orësh/ Përfundon seanca në Hagë, Thaçi: Do vazhdojmë edhe nesër

Vetëm pak më parë ka përfunduar seanca në Hagë, ku u mor në pyetje presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Mësohet se seanca ka zgjatur për rreth 6 orë, pasi Thaçi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme e Hagës për krime të luftës dhe të pas luftës në Kosovë.

Sipas njoftimeve, seanca do të vijojë edhe ditën e nesërme. Ndërkohë, në një prononcim të shkurtër për mediat, presidenti deklaroi se sot është folur për çështje teknike.

LEXO EDHE:  Godasin hakerat/ Zyrtarëve të lartë gjermane u vidhen të dhënat

LEXO EDHE:  Dvorani: Gjykatës së Lartë i është rikthyer pjesërisht funksionaliteti

“Unë sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknaliteteve të ndryshme mes avokatit, zotëri Prosper dhe prokurorëve. Do të thotë çështje sqaruese teknike e në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kështu që do të vazhdojë edhe nesër”, u shpreh Thaçi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE