Connect with Us

Foto-Makina del nga rruga/ Përfundon brenda biznesit

Kronika

Foto-Makina del nga rruga/ Përfundon brenda biznesit

Publikuar

-

Dalin pamjet nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Voskopojë.

Një makinë tip “Lancia” me targa AA 768 MT ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur anësor të një biznesi buzë rrugës.
Mësohet se i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit 24-vjeçari M.M, i cili po merr mjekimin e nevojshme në spitalin rajonal të Korçës.

LEXO EDHE:  Njihuni me makinën më të shtrenjtë në botë

Bëhet me dije se shkak i aksidentit është bërë lagështia e madhe në rrugë si dhe shpejtësia e lartë me të cilën po lëvizte mjeti.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në Voskopojë/ Makina humb kontrollin, plagoset drejtuesi

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Voskopojë

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin ndaras.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë shoferi.

Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dëmet nga tërmeti/ Arrest me burg” për ish-kreu i ALUIZNI-it

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Durrësit ka caktuar në mungesë masën “arrest me burg” për personat e  shpallur në kërkim në lidhje me dëmet e shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mësohet se Prokuria ka kërkuar burg për ish-kreun e ALUIZN-it, Flamur Gjuzi, Artur Çelën, Skerdiliad Bellon si dhe Artemis Malkon.

Po ashtu, e njëjta masë është kërkuar dhe për Rasim Shehun dhe Aldo Dakavellin.

Kujtojmë se mbrëmjen e 13 dhjetorit policia ndërmori një valë të gjerë arrestimesh në Durrës, zyrtarë e ish-zyrtarë, ndërtues, arkitekt, inxhinierë si dhe biznesmenë, pasi akuzohen se kanë shkelur ligjin, duke sjellë dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti ku humbën jetën 51 persona.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë

LEXO EDHE:  Aksident/ Arrestohet një 54 vjeçar

Mësohet se në këtë operacion u lëshuan 17 urdhër-arreste.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentoi të ndryshonte dëshminë/ Arrestohet avokati i mësuesit “zhigolo” në Fier

Publikuar

-

Nga

Avokati i profesorit Agron Bego i përfshirë në video-skandalin e “Stop” ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi që të ndryshonte dëshminë e një prej vajzave të ngacmuara seksualisht.

Niko Bega, 53 vjeç, banues në Fier, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si avokat, i ka kërkuar një shtetasi të ndikonte te nxënësja që të ndryshonte thëniet e saj në ngarkim të klientit të avokatit i cili është me masë sigurimi “Arrest me burg” për veprën penale “Ngacmim seksual”.

LEXO EDHE:  Moti i keq në Korçë/ Ambulanca bllokohet nga dëbora

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë

Materialet i kaluan SPAK, për veprime të mëtejshme.

“Stop” transmetoi dje se avokati i profesorit Agron Bego, Niko Bega, është filmuar duke i kërkuar një shokut të vajzës së parë të ngacmuar seksualisht, që ajo të ndryshonte dëshminë.

Ai i thoshte se do t’i tregonte vetë se çfarë të dëshmonte dhe se duhej të shprehej se: “Agroni s’më ka kërkuar seks”.

Akuza që rendon sakaq mbi avokatin Bega është ajo “Korrupsion aktiv”./CNA.al

LEXO TE PLOTE