Connect with Us

Avokati “korrupton” qytetarin, i kthen gjysmat e lekëve që mori për prokurorin

Denoncim

Avokati “korrupton” qytetarin, i kthen gjysmat e lekëve që mori për prokurorin

Publikuar

-

“Fiks Fare” denoncoi veprimet e një avokati në Peshkopi, i cili ka arritur që të “korruptojë” një qytetar duke i kthyer gjysmat e lekëve që i mori për t’ia dhënë prokurorit.

Megjithatë, ai i ka mbajtur gjysmat e tjera me pretendimin se “të kam mbaruar punë me prokurorin”. Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” u ankua një qytetar nga Peshkopia, i cili tha se disa javë më parë kishte pasur një konflikt me disa persona, ku pas sherrit përfundoi në prangat e policisë. Madje, ai u shpall në kërkim policor.

“Para se të më arrestonin, takova avokatin Ismail Uka që më kërkoi 1 milionë lekë që të më mbyllej dosja. Lekët i donte për prokurorin që mos të shkoja në gjykatë për masë sigurie” tha qytetari. Më tej shtoi se para avokatit nuk ka dhënë ndonjë prokurë, por vetëm i ka dhënë lekët dhe asgjë tjetër.

“Ky më tha mua thjesht do kap prokurorin që t’i jap lekët të të mbaroj punë. Të më hiqte akuzën, akuza s’më është hequr. Unë me ata miqtë e mi jam pajtu, s’kam pasur as një gjë. Ky avokati mori lekët dhe thotë kam paguajt. Ai s’më erdhi as në polici. Në komisariat qëndrova 1 natë, nga ora 10 deri në mëngjes. Të nesërmen u mbyll çështja. Nuk shkova në gjykatë, as për masë sigurie. S’ishte për tu vajt atje” pohon qytetari, i cili ka një kërkesë që persona të tjerë të mos bien në grackën e këtij avokati.

Pas ankesës, qytetari i shkon në zyrë avokatit. Pa u sqaruar mirë, avokati nxjerr 500 mijë lekë të vjetra dhe ia kthen qytetarit. “Këto që po mbaj s’janë kot. Unë ti ktheva për mirë. Unë e di nëse të kam bërë apo s’të kam bërë punë, se tani je i lirë se ishe në kërkim policor” i thotë avokati. Më tej vijon se “mos të isha marrë me çështjen, ti nuk dilshe prej aty (burgut). Po shko tani se s’mund ti dëftoj krejt llafet ty se s’janë për dëftu. Nuk janë për të tregu krejt llafet, shko tani”.

Ndërkohë, qytetari që nuk ishte i bindur nga fjalët e avokatit, i shkon sërish në zyrë. Kësaj herë, avokati i thotë se “je liruar me urdhër të prokurorit Rifat Kojku. Ai të ka liruar, jo unë”.

***

TAKIMI I PARË ME AVOKATIN

Avokati – Ça bone ti (e takon te dera e zyrës)?

Qytetari – Unë ç’ashtu. Ça bone ti?

Avokati – Gjysmën e lekëve do ti kthej, gjysmën janë puna. Dakord?

Qytetari – Gjysmat e lekëve janë…?!

Avokati – Puna që ashtu…

Qytetari – Këtu janë… pa ba asnjë gja

Avokati – Tani asnjë gja unë nuk…

Qytetari – E mirë a ok!

Avokati – Dakord? Erdhën porositë, erdhi …, erdhe ti. U mora me atë punë, shkova bisedova. Gjërat i mora për mirë. Tani ti s’do, mos don, bëj çfarë të duash. Këtu ke 500 mijë lekë (i kthen lekët).

Qytetari – 500 mijë?

Avokati – Numëroji. Gjysmën. 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10.

Qytetari – Tani ato lekët kujt ja janë, të tujat apo i ka marrë prokurori?

Avokati – Mos u merr me atë punë.

Qytetari – Duhet të merrem unë.

Avokati – Nuk tregohen ato gjëra.

Qytetari – Si s’tregohen?

Avokati – Ato ti ke zënë një avokat, avokati di vetë ça bën.

Qytetari – 500 mijë lekë kot mas koti.

Avokati – Kot s’janë ato. Unë ti ktheva për mirë. Se unë as po prish kontratë pune, lekët s’ti kam vjedh, ke ardh i ke sjell vetë.

Qytetari – Po s’ke bërë punë o Ismail.

Avokati – Një sekondë njëherë. Atë kam bërë s’kam bërë punë, atë s’ma thua ti kam bë s’kam bërë punë. Se je i lirë, ishe në kërkim policor. Tani je i lirë. Dakort?

Qytetari – Po.

Avokati – Shko në punën tënde mik, ta bëra për mik. Se nuk ti kthej më çato lekë, se unë të mora për mik. Se unë nuk po heq dorë nga mbrojtja, po heq ti dorë. Megjithatë unë të kam mik, shko njëherë.

Qytetari – O mik, në rast se ti do me ndejt mik me mua në rregull, në rast se nuk dojshe, unë ta thashë edhe njëherë. Tani, a mund ta di unë…

Avokati – Shko…

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Çudia në Shkodër, dy familje të dënuara nga gjykata për të njëjtin ndërtim

Qytetari – Unë du me e dit, këto lekë se unë kam 500 mijë lekë o Ismail.

Avokati – Më ke zënë mu.

Qytetari – 500 mijë lekë pa u ba asnjë gja.

Avokati – Më ke zënë avokat dhe unë u mora me atë çështje.

Qytetari – O zotëri, s’je marrë me çështjen.

Avokati – Edhe njëherë, jam marrë me çështjen o … se mos të isha marrë me çështjen, ti nuk dilshe prej aty (burgut). Po shko tani se s’mund ti dëftoj krejt llafet ty se s’janë për dëftu. Shko tani se kaq po të them. Nuk janë për të tregu krejt llafet, shko tani. E ndahemi me aq.

Qytetari – Unë për ti marrë lekët do ti marr Ismail, këtë ta dish mirë.

Avokati – O mik shko tani se për mik ti dhashë ato lekë, shko tani. E mbaruam atë pjesë, shko tani. Shko…

Qytetari – A i do edhe këto or ti (i drejton 500 mijë lekshin që i ktheu avokati)?

Avokati – Jo nuk i du! Ti thashë vetë për mik.

Qytetari – Mi dhe vetë ëëë?

Avokati – Po, për mik!

Qytetari – Ok. Hajt!

***
TAKIMI I DYTË ME AVOKATIN

Qytetari – Po mirë mo se më ngeli pak hatri mo burrë, si shkoi kjo puna mund të ma sqarosh pak.

Avokati – Ça mund të sqaroj!

Qytetari – Po ma sqaro Ismail.

Avokati – Ça sqarimi do?

Qytetari – Si shkoi se janë 500 mijë lekë or ti.

Avokati – 500 mijë lekë janë që mua më ke zënë avokat deri në momentin e sotshëm.

Qytetari – Or ti zotni, se unë tani po të them edhe një gja. A të mora unë në telefon, a më the ti mos jep detaje. Unë tani po të pyes si njeri. Unë po të them çfarë është ky, se je tu më marrë 500 mijë lekë, edhe ti mua do të më sqarosh.

Avokati – Ja do të sqaroj, mbi bazën e kallëzimit.

Qytetari – Si e kishte (emrin prokurori)?

Avokati – Rifat Kojku.

Qytetari – Ma shkruaj pak me letër.

Avokati – (I shkruan në letër emrin e prokurorit). Këtij i ka ra për ta hetuar çështjen tënde.

Qytetari – Me një fjalë…

Avokati – Ai është prokurori çështjes që ke aty (në letër).

Qytetari – Tani këtë 500 mijë lekëshin e ke mbajt ti këtë?

Avokati – Po, është puna ime.

Qytetari – Që ti s’ke bërë asnjë lloj pune.

Avokati – Kam ba, s’kam ba, je i lirë sot. S’je në kërkim.

Qytetari – Unë s’jam prej teje.

Avokati – Edhe njëherë, unë do të jap urdhrin e kërkimit, edhe urdhrin që ke qenë në kërkim.

Qytetari – Po atë s’ke lidhje ti me këtë gja. Ti pse s’erdhe në polici kur të mora unë? Këtë gja ma shpjegon ti mu.

Avokati – Unë isha në gjyq, të thash mos jep deklarime pa qenë unë aty.

Qytetari – Unë prej teje isha në burg.

Avokati – Edhe njëherë, të kam thënë mos jep deklarime.

Qytetari – Unë prej teje isha në burg.

Avokati – Mos fol more se ishe në kërkim policie. Për policinë ishe në burg.

Qytetari – A të kam avokat personal more?

Avokati – Për policinë ishe në burg. Të shpalli në kërkim, të erdhi te shtëpia të I…, të kapi, të futi brenda. Kur erdhi pastaj puna më të mbajt brenda, kur mori në telefon prokurorin e çështjes i tha jo, do ta ndjekësh në gjendje të lirë.

Qytetari – Edhe më qite ti?

Avokati – Prokurori të ka qit, jo unë. Prokurori!

Qytetari – Cili prokuror?

Avokati – Rifat Kojku.

Qytetari – Rifat Kojku, je i sigurt?

Avokati – Po, 100 %.

Qytetari – 100 %?

Avokati – 200.

Qytetari – S’ka me dal kështu.

Avokati – Unë po të them 100…

Qytetari – S’ka me dal kështu.

Avokati – Ka me dal.

Qytetari – Mos me dal mendohu mirë.

Avokati – Nëse s’del atëherë mbaj unë përgjegjësi.

Qytetari – A do e mbash ti?

Avokati – E mbaj unë. Nëse s’është kshu prokurori i çështjes, do të vish te unë.

Qytetari – Ok.

Avokati – Do të jap unë llogari.

Qytetari – Ja kalofsh mirë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Pazare mes ish-gruas së Ramës dhe KLGJ”/ Zbulohet skema mafioze?

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me marrëveshjen mes Institutit East-West dhe KLGJ, për menaxhimin e dosjeve gjyqësore, stoku i të cilave, sipas tij, për shkak të dështimit të reformes ne drejtesi ka arritur në mbi 100 000.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Instituti Esat-West që iu besua menaxhimi i 100 mijë dosjeve stok te gjykatave të vendit në Shqiperi drejtohet nga ish bashkëshortja e e kryeministrit Edi Rama, Delina Fico, e cila aktualisht është bashkëshortja e ministrit të brendshëm Bledi Çuçi.

Sipas Berishës, ky fakt ngre dyshime të forta për korrupsion dhe pazare mes drejtueses së KLGJ dhe Delina Ficos.

A po ndajne para Delina Fico me Llagamin e KLGJ?

Te dashur miq, disa dite me pare mediat njoftuan se midis Institutit East-West dhe KLGJ u arrit marreveshja per menaxhimin e dosjeve gjyqesore stoku i te cilave per shkak te deshtimit te reformes ne drejtesi ka arritur ne mbi 100 000.

Ne kete kontekst shtoj se shpreh mirenjohjen me te thelle per çdo dollar te takpaguesve amerikan qe vjen si ndihme per Shqiperine dhe qytetaret shqiptar.

Por pasi mesova nga burime serioze nga SHBA se Instituti Esat-Ëest qe iu besua menaxhimi i 100 mije dosjeve stok te gjykatave te vendit ne Shqiperi drejtohet nga ish bashkeshortja e Edvin Rames dhe aktualisht bashkeshortja e ministrit te brendshem Çuçi, e konsideroj kete marreveshje midis Llagamit dhe Ficos fort te dyshimte per korruptive dhe te papranueshme.

Une nuk mendoj se gruaja e ministrit te Brendshem eshte personi qe duhet ti besohet menaxhimi i dosjeve gjyqesore. Kete Llagami, e emeruar aty ne aplikim te standarteve te dyfishta e di shume mire. Por natyrisht asaj i intereson se me Zj Çuçi-Fico duket i ka me te lehta pazaret.”-shkruan Berisha.

LEXO EDHE:  KDI: Institucionet po frikësojnë denoncuesit e korrupsionit

LEXO EDHE:  U vetëvar se e akuzuan padrejtësisht dhe e dhunuan/ Shokon shefi i komisariatit  

Më tej, ai thekson se duke emëruar në organet drejtuese familjarë dhe të afërm të ministrave të PS, “drejtësia shqiptare rilind e tëra si drejtësi e familjeve mafioze të narkoqeveritareve të sotëm.

Duke i dorezuar menaxhimin e dosjeve gjyqesore bashkshortes se ministrit Çuçi, Delina Ficos pas emerimit ne krye te organeve drejtuese te vellezerve, motrave, kuneterve te ministrave te PS si Pamela Ballukut ne KPK, vellait te ish ministres Gjermeni, Artur Metanit ne krye te ILD, kuntatit te Ish ministres Kodheli, Genti Ibrahimit ne krye te KLP, ish ministrit Panda ne Gjykaten e Larte dhe zyrtareve te tjere, drejtesia shqiptare rilind e tera si drejtesi e familjeve mafioze te narkoqeveritareve te sotem.”-përfundon postimin e tij Sali Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fallxhorja e Levanit të bën deputet me një nuskë!/ Marrëdhënien me vjehrrën e burrin ta bën ‘grurë’!

Publikuar

-

Nga

Fallxhorja e Levanit të bën deputet me një nuskë! Marrëdhënien me vjehrrën e burri ta bën ‘grurë’!

Në Fiks Farë mbërriti një denoncim për një fallxhore në Levan të Fierit e cila me anë të nuskave të kënduara të zgjidhte punë. Madje për ta bërë e dhe më të besueshme fuqinë e saj shkrinte plumbçe për të hequr të këqijat e të lidhte fatin.

Gazetarja e Fiksit u drejtua drejt Levanit të Fierit për të shkuar tek fallxhorja Vefi. Ajo hiqet sikur kandidon për deputete dhe kërkon të dijë nëse do të fitojë apo jo. Gjithashtu i shprehet Vefit se ka dhe probleme me burrin dhe vjehrrën.

Ajo i thotë Gazetares së Fiksit vetëm duke e parë që ka shumë sy dhe që përfolët shumë sidomos nga 3-4 persona. Më pas fallxhorja zotohet se i rregullon të gjitha si punën e deputetit ashtu edhe marrëdhëniet me burrin e vjehrrën. Vefi shkrin plumbçe që gazetarja të bëhet deputete dhe thotë ” Mos e përfol këtë deri sa të behët”, më pas me plumbçen e shkrirë ajo i pohon gazetares se do t’i japi edhe një nuskë të kënduar. Por këtë të fundit e bën vetëm vajza e saj dhe ndaj e telefonon dhe i thotë ta bëj gati.

Përsa i përket marrëdhënies vjehrre e burrë, fallxhorja e përgatit vetë nuskën dhe i thotë gazetares që ta vendosi burrit poshtë dyshekut. I jep edhe sheqer që vjehrra ta hajë e shkeli. Po ashtu që burrit t’i ecin punët ajo i jep sheqer të kënduar edhe për të shkrin plumbçe. Me të bërë gjërat ashtu siç ajo kërkon çdo gjë do rregullohet dhe gazetarja ta gëzojë vendin e deputetets në parlament.

Fallxhorja – Për vete do punohesh?
Fiksi – Për vete për burrin.
Fallxhorja –Ke marrë sheqer?
Fiksi – Jo nuk më tregoi të them të drejtën. Unë kam kandiduar për deputete
Fallxhorja – A të ectë mbarë!
Fiksi – Për Qarkun e Beratit. Jam në vendin e shtatë dhe dua që të fitoj
Fallxhorja – Ishalla, ishalla, ishalla don Zoti! Ule kokën e bllokuar del.
Fiksi – E bllokuar dal?
Fallxhorja – Me kë parti je?
Fiksi – Unë jam me një parti të vogël?
Fallxhorja – Do me shkruash.
Fiksi – Urdhro?
Fallxhorja – Do më shkruash të punojmë hërë pas here?
Fiksi – Po. Po kam edhe me burrin, kam sepse nuk e kam në terezi merret me punë të pista dua që ta nxjerr nga…?
Fallxhorja – Ajo situatë?
Fiksi – Nga ajo situatë ?
Fallxhorja –Ke foto të ti?
Fiksi – Në telefon se kështu jo?
Fallxhorja – Epo në telefon në telefon, ma jep ta shikoj. Edhe sy ka shumë.

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Çudia në Shkodër, dy familje të dënuara nga gjykata për të njëjtin ndërtim

Fallxhorja flet në telefon me vajzën e vet se sipas saj dhe vajza shikonte dhe shkruante për të bërë mirë

LEXO EDHE:  Skandali në Fiks-Fare/ Zbulohen policët që shitën provat në komisariatin e Kavajës

Fallxhorja – Punon më ata të sajët të vetët ( vajza)
Fiksi – Aa ka ata të vetët ?
Fallxhorja – Po.Nuk dua ta ngarkojë shumë se dhe e vogël është .
Fiksi – Çfarë moshe ka?
Fallxhorja – 27( vjeçe)
Fiksi – 27 . Për kë e hodhe?
Fallxhorja – Për punën tënde dhe burrin. Ai mban gjë me vete të ja japësh burrit?
Fiksi – Të ja jap ta mbajë me vete?
Fallxhorja – Lërja poshtë dyshekut.
Fallxhorja – Ishalla ta zëri. T’i bëjmë një letër S… ne dhe lerja nën jastëk.
Fallxhorja –Këtë do e mbash për vete për punën tënde dhe do më shkruash.
Fiksi – Po
Fallxhorja –Tani këte e ke për të gjitha gjërat edhe punimet këtu do i mbash me vete. Ky sheqeri do marësh dhe një çikë ujë. Ti sheqerin do e mbash, këtë e ke për ata, do të bëj një çikë që ta kesh vetëm për vetën tënde.
Fiksi – Ishalla!
Fallxhorja – Këtë e ke një çikë për vjerrën dhe për burrin, hidhju nja dy kokrra ta shkelin.
Fiksi – Ta shkeli vjehrra
Fallxhorja – Do hashë 2-3 ditë dhe tjetrën do ta hashë ditët e fundit pak nga pak?
Fiksi – Ok.

Fallxhorja – Janë dy që duan të dinë çdo gjë, mos u shpreh shumë, se të bllokojnë. Po kështu të merren mend ty?
Fiksi – Po shpesh. Ma trego pak se jam kurjoze ta di atë të plumbçes ,si e shkrinë ka problem?
Fallxhorja –Jo. Ja bëhet kështu. Shiko plumbi ështe për të gjitha gjërat për të hequr sikletin, sy
Fiksi – Po
Fallxhorja- Është për t’u djegur , rralle punoj me plumbçe sa të rri një orë me një njeri dhe të ashtu kështu që s’e bën njeri punën që bëj unë asnjeherë, shumë rrall po qe më shumë nga 2 herë 3 herë më shum jo
Fiksi – Po po
Fallxhorja – Të gjejmë rrugëzgjidhje ishalla me këtë./tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Bashkia e Lezhës ndan paratë publike me bosët e drogës”/ Gazetari bën denoncimin e fortë

Publikuar

-

Nga

“Bashkia e Lezhës ndan paratë publike me bosët e drogës”/ Gazetari bën denoncimin e fortë

Petro Koçi i cili arriti të merrte mandatin e deputetit në Qarkun e Fierit, bëri pak ditë më parë, bëri një denoncim të fortë duke thënë se  “duart e krimit” janë shtrirë në financat publike dhe sipas tij, paratë e përfituara nga trafiku i drogës po legalizohen duke u futur si subjekt biznesi në tendera publikë.

Ai u shpreh se gupet kriminale të drogës paratë e pista po i pastrojnë me anë të tenderave që marrin nga Bashkia e Fierit.

Por sipas gazetarit Adriatik Doçi, nuk është vetëm Bashkia e Fierit, por edhe ajo e Lezhës që ndan paratë publike me bosët ndërkombëtarë të drogës, prostitucionit dhe pastrimit të parave të pista në ndërtim.

LEXO EDHE:  Denoncimi i Fiks Fare/ Mësuesja dhunon nxënësit e klasës së parë, mes tyre edhe një autik

LEXO EDHE:  Skandale dhe bëma në drejtimin e institucioneve publike/ Kush është zyrtari socialist i arrestuar për korrupsion

Doçi shton se SPAK-u do të ketë shumë punë këtë vjeshtë.

“Jo vetëm Bashkia e Fierit, por edhe Bashkia e Lezhës ndan paratë publike me bosët ndërkombëtarë të drogës, prostitucionit dhe pastrimit të parave të pista në ndërtim.

Janë sot në burg për trafik droge, kanë qenë subjekte të OFL-së dhe ligjit anti-mafia, ndërkohë që kompanitë e tyre marrin tendera dhe lidhin kontrata me Bashkinë e Lezhës.

Duket se SPAK-u do të ketë shumë punë këtë vjeshtë!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE