LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Fakte monstruoze që ulërijnë”/ LSI del me kërkesën urgjente për SPAK

20 Shkurt 2020, 19:25, Politikë CNA
“Fakte monstruoze që ulërijnë”/ LSI del me

Presidenti Ilir Meta ka publikuar pasditen e sotme të tjera fakte për grushtin e shtetit për të cilin akuzon maxhorancën.

Për ish kreun e LSI-së, Petrit Vasili dokumentet e publikuara nga Meta, janë një dëshmi e rëndë e kapjes së shtetit, ndërsa kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të SPAK.

?Fakte monstruoze që ulërijnë për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese nga rilindja! (Dokumente)
Dokumentet e publikuara nga presidenti janë një dëshmi shumë e rëndë e kapjes monstruoze të shtetit si kurrë ndonjëherë në këto tridhjete vite pluralizëm.
Ku është prokuroria dhe policia???

Ku janë fshehur?
Ku është SPAK?
Apo po kërkon se ku do ta degdisë dosjen.
Apo presin urdhrat e Edi Ramës.
Apo po kërkojnë ndonjë fshatar ta arrestojnë se ka bërë ndonjë mur pa leje dhe ta japin në 20 televizione dhe 200 portale sikur zunë armikun e shekullit.
Ndërsa horrave në parlament e ministri të drejtësisë, që e shndërruan shtetin në mafie ju bëjnë fresk dhe u fërkojnë kurrizin.
Ku është pra reforma në drejtësi???
Turp.
Shihini provat ulëritëse (dokumente) të rrëmbimit të shtetit nga banditët e qeverisë.?, shkruan Vasili në reagimin e plotë./CNA.al

11:08 Politikë

Luli, mos fol ti

Prej më shumë se një jave, CNA.al vijon publikimin e detajev...

Lajmet e fundit nga