Connect with Us

“E ndjej veten të kërcënuar”/ Vasili zbulon frikën e tij

Politikë

“E ndjej veten të kërcënuar”/ Vasili zbulon frikën e tij

Publikuar

-

deputeti i lsi, petrit vasili ne studio

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar paralajmërimin e Metës për protestën e 2 marsit që pritet të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Sipas Vasilit, Presidenti ka denoncuar qartazi paturpësia dhe mafiozitete për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa premtoi se ai vetë do të dalë në tubim si qytetar i Republikës, jo si nënkryetar i LSI, duke theksuar se sot ndjehet më i kërcënuar.

“Presidenti nuk ka thirrur qytetarë të veçantë. Një nga funksionet e tij është garancia e ligjeve që voton Parlamenti. Ai ka denoncuar qartazi paturpësia dhe mafiozitete për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ka konstatuar, e ka ndarë edhe me të gjithë qytetarët, dhjetëra fakte publike për të kapur Republikën, këtë që është e përbashkëta jonë.

LEXO EDHE:  Balla i përgjigjet Bashës/ Apel të fortë opozitës

Unë do të jem në tubim si qytetar i Republikës, jo si nënkryetar i LSI. Sot e ndjej veten më të kërcënuar. Do të protestoj në emër të lirisë së vetes sime, familjes sime, nënës sime, miqve të mi. Ne të gjithë bashkë do të mbrojmë lirinë tonë.

Unë kam parë këto ditë edhe analiza për pamundësitë e presidentit. Kemi parlament ne në Shqipëri? Të gjithë që merren me kompetencat e presidentit, nuk flet për parlamentin me 120 deputetë dhe një pjesë e tyre të zgjedhur në mënyrë të paligjshme. Pazar i gjësë së gjallë”, u shpreh Vasili në Syri Tv./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Foto ekskluzive/ Luli nis fluturimin për tek tulipanët

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka lënë Tiranën, vapën për të  ikur drejt Holandës.

Basha është fotografuar sot në Rinas për të udhëtuar me tranzit në drejtim të Vjenës dhe më pas në Holandë.

CNA.al ka siguruar foto eksskluzive, nga aeroporti i Rinasit, ku duket në përgatitje për të ikur.

Siç duket Luli ‘luftën” për masakrën zgjedhore, do të vijojë në Holandë duke ujitur tulipanë.

LEXO EDHE:  Ia di për nder Sokol Olldashit/ Maliqi: Tik taku i protestës bie për Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  Analisti kritikon Metën/ "Nuk duhet të qëndrojë kaq gjatë larg zyrës"

Betejat, Luli duket se po i zhvendos në Holandë, pasi humbi turpshëm në zgjedhjet e 25 Prillit.

Sigurisht që betejat dhe lufta e lodhën shumë dhe ndaj që sot  ka nisur fundjavën e tij hollandeze, për tu çlodhur, ujitur tulipanët dhe  ajrosur shtëpinë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vaksinimi i të moshuarve/ Manastirliu zbardh planin e ri

Publikuar

-

Nga

Manastirliu jep lajmin e mirë/ “Vaksinim në shtëpi për të moshuarit e pamundur, të hënën vijnë mbi 14 mijë vaksina Pfizer”

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bashkë me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS kanë inspektuar qendrën e re shëndetësore të Cërrikut, të rehabilituar me standardet më të mira.

Në kuadër të programit të qeverisë shqiptare për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore edhe kjo qendër shëndetësore tashmë ofron kushte dinjitoze pune për mjekët, për infermierët dhe shërbime cilësore për qytetarët. Unë jam e kënaqur sepse këto kushte të cilat janë përmirësuar, kanë krijuar edhe aksesin për të ofruar jo vetëm shërbimet bazë, por për të krijuar kushtet e mira edhe për programin e vaksinimit”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se do të vijë sërish një dërgesë prej mbi 14 mijë doza të vaksinës Pfizer, teksa vijon vaksinimi i kombinuar i qytetarëve mbi 50 vjeç dhe i të gjithë punonjësve të shërbimeve kritike.

LEXO EDHE:  Meta pret shefin e OSBE-se ne Europe, Lamberto Zannier

LEXO EDHE:  Bojkot kombëtar/ Studentët e rretheve nisen drejt Tiranës

Ditën e hënë pritet të mbërrijnë rreth 14 mijë vaksina nga Pfizer, duke e çuar në mbi 1 milion vaksinat e mbërritura në Shqipëri dhe tashmë më shumë se 926 mijë vaksina janë kryer në të gjithë vendin. Jam e kënaqur që rrejti i qendrave shëndetësore, infrastruktura që ne kemi ngritur, siguron kushtet edhe për një vaksinimin në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se programi i vaksinimit do të vijojë përgjatë sezonit veror, duke bërë me dije se për ata të moshuar që e kanë të pamundur për të shkuar në qendrat shëndetësore, vaksinimi i tyre të kryhet në kushte shtëpie./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“A do ketë këllqe të kandidojë”/ Murrizi sfidon publikisht Bashën

Publikuar

-

Nga

“A do ketë këllqe të kandidojë”/ Murrizi sfidon publikisht Bashën

Deputeti Myslim Murrizi ka komentuar sot zgjedhjet në Partinë Demokratike, duke i cilësuar ato të shtirura për shkak të ndryshimit të datës, kohës së shkurtër që iu dha kandidatëve për të bërë fushatë dhe qëndrimit të tyre pas shpalljes së rezultateve.

“Zgjedhjet në PD ishin jashtë radhe, Ishte një garë mes Lulit dhe shoqërisë së Lulit. Shehaj ka ardhur në PD nga Basha siç ka ardhur Basha nga Berisha. Kadilli nuk ka qenë gjëkundi. Ishte garë e stisur me lista të padeklaruara. Nuk i kam parë të dalin pas zgjedhjeve. Duhet të shpalleshin kandidaturat dhe të kishte tre muaj fushatë. Pastaj t’i nënshtroheshin garës.”-tha Murrizi, në studion e abcneës.

Gjithashtu Murrizi ka folur edhe në lidhje me shpalljen non-grata, të ish-kryeministrit Berisha nga DASH.

Murrizi hodhi dyshime të forta në lidhje me Bashën, për të cilin tha se nuk ka pasë ndonjë reagim, ndërsa shtoi se edhe djegia e mandateve ka qënë e lidhur me të.

LEXO EDHE:  Meta pret shefin e OSBE-se ne Europe, Lamberto Zannier

LEXO EDHE:  Foto-Nga dhjetori në maj/ Kush e “vrau” protestën studentore

Po ashtu Murrizi sfidoi Bashën, duke thënë se të “dalin të provojnë a do ketë këllqe të kandidojë Luli përballë Berishës”.

“Reagim të Lulzim Bashës për shpalljen non grata të Berishës nuk kam parë. Leximi ose bërja publike ka qenë tani po vendimi ka qenë i mëparshëm. Gjithë ajo rrufe në qiell të hapur për djegien e mandateve ka qenë e lidhur. Aq më tepër kur ky vendim flen në sirtarët e sekretarit që prej vitit 2018. Nuk kam parë qëndrim ndaj Berishës. Ka qenë as mish as peshk. Qëndrim këtu nuk ka dhe nuk mund të ketë. Ky do jetë provizor si qëndrim. Rënia e Berishës nuk është provuar. Të dalin të provojnë a do ketë këllqe të kandidojë Luli përballë Berishës”,-deklaroi Murrizi.

LEXO TE PLOTE