Connect with Us

Droga e kapur në Maqedoninë e Veriut/ Policia e Shtetit jep informacion zyrtar 

Kronika

Droga e kapur në Maqedoninë e Veriut/ Policia e Shtetit jep informacion zyrtar 

Publikuar

-

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me drogën e kapur një ditë më parë në Maqedoninë e Veriut.

Në një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit bën të ditur se ka kryer me sukses detyrimet e saj në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër trafikut të drogës.

Policia e Shtetit thekson se operacioni kishte kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti dhe është një dëshmi tjetër të besimit të partnerëve të saj në këtë luftë.

“Në përgjigje të interesimit të disa mediave, njoftojmë se Policia e Shtetit ka kryer me sukses të plotë detyrimet e saj në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër trafikimit të drogës.

LEXO EDHE:  Përndiqte vazhdimisht 19-vjeçaren/ Ja si e pëson i riu

Në operacionin, që synonte dorëzimin e kontrolluar të një sasie të madhe kokaine, morën pjesë edhe strukturat e Policisë Shqiptare, të cilat mundësuan kalimin e dërgesës nga Mali i Zi nëpërmjet territorit shqiptar drejt Maqedonisë së Veriut, në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti.

Ky operacion përbën një tjetër angazhim serioz të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe një dëshmi tjetër të besimit të partnerëve të saj në këtë luftë.”-thuhet në deklaratë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Skandal në Spitalin Amerikan/ Ra në koma 13 orë pas lindjes, ndërron jetë 23-vjeçarja 

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Spitalin Amerikan, ku një nënë 23-vjeçare ka ndërruar jetë 13 orë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj.

Sipas JOQ-së, ngjarja ka ndodhur rreth pesë ditë më parë, dhe nuk është bërë publike në asnjë prej mediave.

Heris Meçe lindi djalin e saj më datë 14 shkurt dhe në mbrëmje gjeti vdekjen tragjike. Ra në koma 13 orë pas lindjes dhe në të gdhirë e hëna ajo ndërroi jetë.

JOQ shkruan se duke iu referuar burimeve ekskluzive, ka mësuar se e reja gjeti vdekjen pasi mjekja përgjegjëse e spitalit privat nuk i kishte bërë gjilpërën e hollimit të gjakut pas lindjes. Pasi lajmi u bë publik, qytetarë të shumtë ishin në dijeni se ngjarja e rëndë kishte ndodhur në Spitalin Amerikan.

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i biznesmenit/ Dalin në dritë detaje të reja

LEXO EDHE:  Kapen me 150 000 euro kokainë/ Arrestohen shqiptarët në Itali

Pas komenteve të qytetarëve, JOQ Albania tentoi të kontaktonte me spitalin në fjalë për të marrë një reagim zyrtar mbi ngjarjen apo motivet e vdekjes të së resë, por në faqen e Spitalit Amerikan apo në rrjetet sociale të tij, nuk gjendet asnjë email zyrtar përveç një numri telefoni fiks.

Ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të vajzës!

LEXO TE PLOTE

Kronika

Çështja Tahiri/ Zbulohen emrat e trupës që do gjykojë ish ministrin

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri ne nje deklarate per mediat

Hidhet shorti për trupën që do të gjykojë ish ministrin e Brendshëm, Saimri Tahiri, në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Mësohet se kryesuese e trupës gjykuese do të jetë Albana Boksi ndërsa anëtare të saj  do të jenë Nertina Kosova dhe Nure Dreni.

Kujtojmë se togat e zeza e shpallën fajtor ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për “Shpërdorim Detyre” dhe e dënuan me 3 vite shërbim prove.

LEXO EDHE:  Rrëmbimi i biznesmenit në Durrës/ Policia jep detaje

LEXO EDHE:  Kapen me 150 000 euro kokainë/ Arrestohen shqiptarët në Itali

Avokatët e tij apeluan vendimin dhe çështja tashmë do të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme e Apelit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrimi i 1.3 ton kokainë/ Ministri maqedonas jep detaje: Në shtetin tonë u konfiskua vetëm një kilogram

Publikuar

-

Nga

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë Naqe Çulev ka reaguar pas operacionit ku u sekuestrua 1.3 ton kokainë nisur nga Kolumbia me destinacion Maqedoninë.

Ai tha se operacioni ka qenë ndërkombëtar dhe se nuk mund të japë më shumë detaje, pasi dëmton hetimet.

Naqe Çulev deklaroi se gjatë aksionit të mbrëmshëm në Krushopek të Sarajit është konfiskuar vetëm 1 kilogram kokainë. Ndërkohë që janë arrestuar 4 persona të cilët janë ndaluar në stacionin policor.
“Në shtetin tonë është konfiskuar vetëm një kilogram, sasia tjetër është në shtet tjetër, bëhet fjalë për një sasi të madhe por nuk mund ta them për të mos dëmtuar hetimin. Ditëve në vijim do të mësoheni me detajet por edhe sasinë e drogës”, tha Çulev

Sipas tij, pjesa më e madhe është kapur në një shtet tjeter ku ka kaluar kjo maune, por pa e specifikuar se për cilin vend bëhet fjalë.

LEXO EDHE:  Braktisen nga nëna/ Dy të miturit gjenden në Gjermani

LEXO EDHE:  Kokaina në Durrës/ Po i afrohemi “peshkut të madh”?

“Gjithçka që do të shtoja, vetëm se do të dëmtoja hetimin. Këto që thuhen këtu janë zyrtare, gjitha tjerat janë spekulime. Deri pas orës 24:00 janë kryer bastisje, nuk kanë kaluar as 12 orë nga bastisjet. Bëhet fjalë për operacion ndërkombëtar. Kaq mund të them për këto 12 orë. Flas për informata zyrtare dhe jo për atë që kanë shkruar mediat”, u shpreh Çulev./CNA.al

LEXO TE PLOTE