Connect with Us

Donacionet për rindërtimin/ SHBA ultimatum Ramës: Transparenca thelbësore

Politikë

Donacionet për rindërtimin/ SHBA ultimatum Ramës: Transparenca thelbësore

Publikuar

-

Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me fondet e mbledhura nga Konferenca e Donatorëve për procesin e rindërtimit të zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas diplomates amerikane, përgjegjësia për të shpërndarë paratë është thelbësore ndersa shton se kjo është arsyeja se përse do të krijohet një Akademi Transparence.

“Transparenca dhe përgjegjësia janë thelbësore. Kjo është arsyeja pse dhurimi amerikan do të krijojë një Akademi të re të Transparencës për të mbështetur qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimet kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore.”

LEXO EDHE:  Nazarko zbulon debatet e ashpra opozitë-mazhorancë/ “Janë nën kërcënimin e SHBA”

Reagimi i Kim vjen në mbështetje të deklaratës së diplomatit të BE-së Luigi Soreca i cili më herët u shpreh se: “Konferenca e Donatorëve në Bruksel ishte një sukses i madh. Tani është e rëndësishme për të siguruar mekanizma të qartë, efikas, pjesëmarrës dhe transparent të financimit që lejojnë përgjegjshmërinë për fondet. Të krijojë hapësirë për të gjithë donatorët për të ekzekutuar zotimin e tyre. 9 parimet do ta udhëheqin këtë punë.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Turizmi në pikë të hallit”/ PD akuza qeverisë: Ndihma ishte inekzistente, nuk dha rezultat

Publikuar

-

Nga

“Turizmi në pikë të hallit”/ PD akuza qeverisë: Ndihma ishte inekzistente, nuk dha rezultat

Këshilltari për Ekonominë në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku akuzon qeverinë, se ka lënë pa mbështetje ekonomike turizmin.

Sipas tij, paga e luftës nuk dha rezultat, pasi u shpërnda në një kohë kur turizmi nuk kishte filluar ende.

Ai shton se vendet fqinje, kanë ndërmarrë paketa stimuluese konkrete për turizmin, me bonuse shtesë për punonjësit.

“Turizmi ne pike te hallit, strukturat hoteliere te braktisura dhe pa mbeshtetje ne ditet e tyre me te veshtira. Ne kulmin e sezonit, fluksi i turisteve arrin ne rastin me te mire deri ne 50% te kapacitetit te saj, dhe kjo vetem ne fundjave.

Sektori i turizmit perfaqeson 1/5 e ekonomise shqiptare, ku e kane lidhur fatin e tyre mbi 300mije shqiptare, sipermarres, te punesuar drejtpersedrejti apo terthorazi ne prodhim, furnizim, sherbime, transport, etj.

Pas demeve te shkaktuara nga termeti i 26 nentorit, goditjen me te madhe ky sektor e ka marre gjate ketyre muajve te pandemise. Ndihma shteterore praktikisht ishte dhe mbetet edhe sot qe flasim inekzistente. Ne 5 muaj qeveria shqiptare ka dhene vetem 3.6 milione euro mbeshtetje nga dy paketat e saj qesharake, asnje qindarke me shume, nderkohe qe vetem PPP e Inceneratorit te Tiranes ka marre 3.9 milione euro gjate kesaj periudhe.
Garancia sovrane per pagat e punonjesve nuk dha rezultat, pasi mund te merrej vetem per periudhen mars-maj 2020, periudhe gjate se ciles keto struktura ishin teresisht te mbyllura dhe pa aktivitet.

Vendet e fqinje, ndryshe nga Shqiperia, pervec politika te tjera mbeshtetese, kane ndermarre paketa stimuluese konkrete per turizmin.

LEXO EDHE:  Nazarko zbulon debatet e ashpra opozitë-mazhorancë/ “Janë nën kërcënimin e SHBA”



Maqedonia e Veriut: bonus 150 euro per cdo punonjes te vendit me page deri ne 250 euro, jane 150 euro bonus per ti perdorur ne strukturat hoteliere dhe restorantet. Gjithashtu bonus shtese prej 900 euro per cdo punonjes te sektorit te turizmit dhe transportit.

LEXO EDHE:  “Heronj që po udhëheqin luftën kundër COVID-19”/ Ambasadorja e SHBA falënderim të veçantë për mjekët

Mali i Zi: ndermori paketen e trete ekonomike, pakete prej 1.2 miliarde euro, ku gjysma e saj i dedikohet sektorit te turizmit.

Italia: 300 deri ne 500 euro bonus per person per konsum ne strukturat hoteliere dhe restorantet.

Mjaftojne keto shembuj per te treguar qarte cdo te thote te ndihmosh dhe stimulosh nje sektor.

Qeveria shqiptare vazhdon te mos degjoje thirrjet e shumta te biznesit dhe braktisja qe i ben ekonomise, bujqesise, sektorit prodhues, turizmit, etj, po na kushton shume rende.

Nuk nevojitet thjesht nje rotacion politik, por nevojitet ndryshim rrenjesor, nje filozofi e re qeverisjeje, ku ne qender te vemendjes nuk jane miqte dhe shoket oligarke, por jane shqiptaret e thjeshte dhe biznesi te zhvillohet ne nje klime pozitive, me taksa te ulta, procedura te thjeshtuara, konkurence te lire e te ndershme, subvencione dhe paketa stimuluese per te mbeshtetur sektoret e saj.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar e kane te qarte qe sfidat jane te medha dhe me ekipin me te mire te eksperteve vendas dhe te huaj po punohet intensivisht per ti dhene shqiptareve alternativen qe do te rigjalleroje ekonomine dhe turizmin shqiptar.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Topollaj letër kryetarit të Këshillit Bashkiak”/ “Tani që Veliaj u shërua, organizoni mbledhje

Publikuar

-

Nga

Topollaj letër kryetarit të Këshillit Bashkiak”/ “Tani që Veliaj u shërua, organizoni mbledhje

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj, i ka dërguar një letër kryetarit të Këshillit Bashkiak Tiranë, Toni Gogu.

Topollaj kërkon që të Këshilli Bashkiak i Tiranës të zhvillojë një mbledhje, duke qenë se prej 6 muajsh nuk është mbledhur me arsyetimin e rrezikut të pandemisë.

Anëtari i BD-së përmend faktin se kryebashkiaku i Tiranës është shëruar dhe ka krijuar antitrupa ndaj virusit, ndërsa thekson se ndaj organit kryesor të bashkisë së kryeqytetit po tregohet përbuzje.

“Tani që kryebashkiaku Veliaj e kaloi Covid-19 dhe me ndihmën e zotit ai ka krijuar antitrupat e nevojshme për mos tu infektuar përsëri, mendojeni një herë mundësinë për të realizuar një mbledhje të këshillit bashkiak Tiranë që nuk mblidhet prej shkurtit me arsyetimin e rrezikut të pandemisë. Nëse do të ishin ndjekur përcaktimet ligjore që kërkojnë minimalisht një mbledhje çdo tre muaji, Këshilli Bashkiak Tiranë duhet të ishte shpërndarë nja dy herë deri tani sepse ka plot 6 muaj që nuk zhvillon asnjë mbledhje.



Ato emailet ne inbox tuaj me 60 vota pro nga 61 këshilltarë gjithsej, nuk kanë asnjë vlerë ligjore e juridike dhe shpallen absolutisht të pavlefshme që herën e parë qe shohin derën e gjykatës. Covid-19 nuk ka penguar dot as fëmijët e klasave të para për të zhvilluar mësim online me një prej shumë platformave virtuale që ta ofrojnë këtë mundësi në ditët e sotme. Ndërsa Këshilli i Bashkisë së Tiranës, organi drejtues i Bashkisë së Kryeqytetit që paguan me dhjetra profile fallco për të bërë çdo ditë propogandën e kryebashkiakut, nuk ka mundur të realizojë deri më sot asnjë takim të vetëm online.

LEXO EDHE:  “Heronj që po udhëheqin luftën kundër COVID-19”/ Ambasadorja e SHBA falënderim të veçantë për mjekët

LEXO EDHE:  Ish kreu i PDK-së "justifikohet"/ "Nuk e përkëdhelëm politikisht Ramën, ja pse i dhamë hapësirë..."

Nuk e kuptoj arsyen e kësaj përbuzjeje kaq publike që i bëhet organit kryesor të bashkisë Tiranë, sa kohë që në atë këshill, falë vendimit të cmendur të sivllezërve tuaj armiq që ja mbathën nga zgjedhjet, keni arritur të emëroni 60 rilindas rioshë nga 61 këshilltarë. Për këtë shkak madje opozita ska asnjë mundësi të thërrasi mbledhje jashte vullnetit tuaj sepse duhen 1/4 e firmave të keshilltarëve.

Për shkak të meritave të vecanta të Veliajt, ne jemi bërë disa herë shembull botëror. Me siguri edhe kësaj here jemi e vetmja bashki në botë që me sebepin e Koronavirusit kemi pezulluar punë që prej 6 muajsh dhe s’dihet edhe se për sa kohë s’do punojmë”, thuhet në letrën e Topollajt./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lajm i mirë nga Gjermania/ Vaksina kundër koronavirusit, gati në vjeshtë

Publikuar

-

Nga

Lajm i mirë nga Gjermania/ Vaksina kundër koronavirusit, gati në vjeshtë

Instituti i lartë i Gjermanisë për sëmundje infektive (RKI) ka rritur shpresat se deri në vjeshtë të këtij viti, vaksina Covid-19 do të jetë gati.

“Parashikimet paraprake tregojne që disponueshmëria e një ose disa vaksinave të duket e mundur deri në vjeshtë të vitit 2020,” tha Instituti Robert Koch, por paralajmëroi se mund të duhet më shumë për ta vënë pandeminë nën kontroll, shkruan DW.

Në një artikull të titulluar “Pandemia në Gjermani në muajt e ardhshëm” RKI paralajmëroi se ndikimi i çdo vaksine mund të shikohet nga mutacionet virale ose ndërlikimet që lidhen me imunitetin e zgjatur.

LEXO EDHE:  Ish kreu i PDK-së “justifikohet”/ “Nuk e përkëdhelëm politikisht Ramën, ja pse i dhamë hapësirë…”

LEXO EDHE:  Video-Rama mesazh nga Londra/ Viti i ri nuk do gjejë asnjë rrënojë dhimbjeje

Ky lajm i mirë nga RKI vjen në kohën kur në Gjermani numri i infeksioneve është në rritje.



Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë Jens Spahn u bëri thirrje qytetarëve të mbeten vigjilentë, pasi këtë të mërkurë, vendi regjistroi dhe shifrën më të lartë të infeksioneve që nga 9 maji./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE