Politikë
Deputeti krah Metës/ Të marrim pjesë të gjithë në manifestimin e dy marsit

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi ka dalë sot hapur në krah të presidentit Ilir Meta, i cili një ditë më parë bëri thirrje për një protestë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në datën 2 mars.
Në një deklaratë për mediat, deputeti Maliqi theksoi se është në mbështetje të Presidentit për mbrojtjen e Kushtetutës, ndërsa shtoi se do t’i bashkohet manifestimit të 2 marsit.
“Enveri kishte vetëm bllokimin e kufijve, dhe varfërimin e shqiptarëve. Kurse ky kryeministri jonë ka për qëllim edhe largimin e shqiptarëve. Do i përgjigjem nismës së studentëve të dhjetorit para teatrit, ashtu siç kam qenë në çdo protestë, për Anti- Shpifjen, Teatrin, apo dhe Astirin. Jemi në një luftë me krimin palë me qeverinë.
Të gjitha insittucionet janë të kapura, kryebashkiakët janë bërë drejtorë rajonalë, janë të gjithë të PS. Reforma në Drejtësi e ashtuquajt reformë, siç tha kryeministri që kërkuam mbështetjen e SHBA dhe BE, SPAK-u nuk po funksionon, krimi dhe korrupsioni, e patë dje në Elbasan se çfarë ndodhi me një vagabond që kërcënoi me jetë o tërhiq kallëzimin o të vras.
Kemi vrasje makabre në Shkodër, Vlorë, Elbasan, Berat, Lushnje. Nuk kemi drejtësi për viktimat e tërmetit, por edhe ky parlament është i kapur. Deputetët që nga nocioni për shkarkimin e Presidentit, dhe të gjitha nismat, edhe Anti- KÇK, Anti- Shpifjen, ndryshimet në Kodin Penal janë për të sulmuar dhe goditur opozitën si në Turqi apo Rusi.
Unë e mbështes Metën dhe i bëj thirrje të gjithë socialistëve, demorkatëve, dhe të jenë në 2 mars por mos jenë protesta me drita ndezur por të rrëzohet ky diktatori. E mbështes vetëm për një fakt Metën, që ishte student i dhjetorit edhe pse më vonë i shërbeu PS-së.
Të gjithë e dinë që po u kap Kushtetuta, do të njihen zgjedhjet moniste. Në këtë manifetim të madh i bëj thirrje Policisë së Shtetit, që është në një vetting fallco dhe kryetare e saj është një grua që e ka burrin oficer të thjeshtë.”-tha ndër të tjera deputeti Maliqi.
Më tej, ai i drejtoi një mesazh edhe Policisë së Shtetit, për të cilën tha se duhet të distancohet nga urdhërat politikë.
“Policia të përgjigjet si policia e 1991, të distancohet nga vendimet dhe thirrjet politike. Dhe kujdes me gazin lotsjellës. I bëj thirrje edhe atij policit të kombinatit që shet mend nën urdhërat e ministrit të brendshëm .
860 milion euro kredi janë taksat tona, shtëpitë do të bëhen, prandaj më 2 mars të gjithë socialistët, miqtë e mi, përkrahësit e vendit të jenë aty, ndërkombëtarët të ndërhyjnë dhe mos ketë konfrontim dhe vendi të shkojë në zgjedhje.
Meta ka qenë në grevë në vitin 1991 për sistemin, kurse sot këta bëjnë marrëveshje ende. Shqiptarët po ikin, në Rinas janë duke ikur, në kufi janë duke ikur, droga po lulëzon . Të dashur shqiptarë jemi në një ditë ku thërret qameti, mos e shikoni vendit të qetë. Ta rrëzojmë këtë diktator dhe t;ia lëmë propagandën disa ministrave kukulla që nuk kanë lidhje me PS.”-theksoi deputeti Maliqi./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Tjetër skandal nga Ervin Salianji/ Kapet në mashtrim
Ditën e djeshme, gjatë prezantimit të Edmond Spahos si drejtues qarku në Korçë, janë dy detaje që bien në sy nga fjala e Ervin Salianjit,...

Sondazhet qesharake e bëjnë kryeministër/ Basha duhet të ndërrojë “rrobaqepësin”
Mbrëmjen e djeshme CNA.al publikoi të dhëna dhe fakte mbi sondazhin e publikuar dje në televizionin e Çim Pekës, Syri Tv, sipas të cilit 52%...