LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë nuk po shkon me Italinë?

20 Shkurt 2020, 07:39, Blog CNA
Çfarë nuk po shkon me Italinë?

Nga Walter Mayr ?Der Spiegel?

* A është vërtetë e mundur që banorët e një vendi, që e ka zili mbarë bota për fuqinë, elegancën dhe kulturën e tij, të jenë në fakt shumë të pakënaqur? Gati 1 në çdo 2 italianë, ndihet pikërisht kështu, duke shënuar normën më të lartë në Evropë.

Midis Pass Brenner në veriun e largët, dhe ishullit të Lampeduzës në jug, një pjesë e popullsisë ndihet e vetmuar dhe e lënë pas dore 2 herë më shumë se mesatarja e BE-së. Dy të tretat e italianëve, kanë frikë se mos e humbasin vendin e tyre të punës. Jetëgjatësia në vend vazhdon që të rritet, por niveli i lindjeve vazhdon të thyejë rekorde negative.

Askund, madje as në Britani, anëtarësimi në BE nuk është kaq jopopullore sa në Itali. Po çfarë nuk shkon me Italinë? Një vend i mirë për të filluar kërkimin e burimit të pakënaqësisë, është pikërisht aty ku papunësia është ndër më të lartat: në Siçili.

Aty banon Mikelanxhelo Balistreri. Përveç drejtimit të një fabrike sardelesh, ai shkruan poezi në dialektin siçilian, është këngëtar, teksa gjen kohë edhe për aktivizimin kundër mafias. Gjatë një takimi në fabrikën e tij, ai më shpjegon se pse ishulli vazhdon të mbetet në vend numëro, pavarësisht se është një nga rajonet më tërheqëse dhe pjellore të vendit.

Ai vetë ka vendosur një farë pasurie të vogël me peshqit e konservuar, ndërsa ka bërë bujë në media për luftën e tij kundër krimit të organizuar. Kur iu kërkuan 100 mijë euro nga mafia për mbrojtje, nga një ish-truprojë e gjykatësit të vrarë të antimafias Xhovani Falkone, Balisteri nuk pranoi.

Jo vetëm kaq, por e denoncoi para autoriteteve, të cilët e hodhën në gjyq. Ishte një veprim i rrezikshëm, por ai vendimi thotë Balisteri, ishte çlirues për të. ?Nëse paguan para për mbrojtjen, bëhesh vetë një mafioz?- thotë ai.

Bageria, e vendosur në ?trekëndëshin e vdekjes? në Siçilinë Perëndimore, konsiderohet një bastion i Cosa Nostra-s, sidomos që nga vitet 1980, kur organizata kriminale përdori një fabrikë të braktisur për të torturuar dhe vrarë kundërshtarët e saj, përpara se trupat e tyre të shpërbëheshin në acid.

Tashmë kanë ikur kohët kur pyetja kryesore në mendjet e teleshikuesve përpara lajmeve të mbrëmjes ishte:?Kë do kenë vrarë sot??. Sot po derdhet më pak gjak. Por ambicja e mafies për pushtet, është po aq e fortë sa dikur. Kryetari i bashkisë së Bagerias, gëzon mbështetjen e ish-presidentit të rajonit të Siçilisë, një njeri që ka bërë 5 vjet burg pikërisht për mbështetjen e mafies.

E vendosur buzë detit në lindje të Palermos, Bageria u themelua si një periferi e pasur plot me vila aristokratësh. Sot, me një shkallë papunësie prej 38 përqind, është zona më e varfër e Italisë. Bageria është një shembull kryesor se përse Italia, që mburret me PBB-në e tretë më të lartë në eurozonë, ka mbetur në stanjacion, dhe përse kaq shumë njerëz në vend e shohin të ardhmen me frikë.

Qyteti i Bagerias, ka në thelb gjithçka që i duhet për të pasur sukses, përfshirë një vijë bregdetare magjike dhe restorante të shkëlqyer. Por mbetet e fundit në vend, për shkak të ndikimit të madh të mafias këtu. Kur regjizori fituesi i çmimit Oskar, Xhuzeope Tornatore, i lindur në Bageria, donte të bënte një film në Siçili, të gjithë ishin të kënaqur.

Por ata kishin vetëm një kërkesë të vogël:një pjesë e stafit të ishin nga Cosa Nostra. Tornatore refuzoi, dhe vendosi të ralizojë filmin në Marok. Pronari i fabrikës Balistreri, vazhdon të jetë nën mbrojtjen e policisë, por nuk duket se e shqetëson kjo gjë. ?Mafia nuk mposhtet duke kënduar?- thotë ai, duke rrëmbyer kitarën e vet dhe nisur të këndojë një nga këngët e tij të preferuara.

?Në det, peshkaqenë fitojnë gjithmonë ndaj sardeleve, përveçse nëse këto të fundit notojnë pranë njëra tjetrës dhe rrinë të bashkuara. Siçilianët, duhet të ndjekin shembullin e sardeleve, dhe t?i bashkangjiten akoma më shumë luftës kundër klaneve mafioze?- thotë ai.

Por neveria e thellë e italianëve ndaj gjithçkaje që ka të bëjë me shtetin, që shihet si i pangopur  dhe i korruptuar, është rritur që nga fillimi i krizës ekonomike në vitin 2011. Emigrimi nga përtej Mesdheut, si dhe paternalizmi i pretenduar i Komisionit Evropian, e kanë forcuar ndjenjën e një kërcënimi të jashtëm.

Mungesa e interesit të gjerë për problemet reale të vendit, ka favorizuar shumë populistët. Lega dhe Lëvizja Pesë Yjet, fituan një shumicë absolute në zgjedhjet e fundit me mesazhin:Italianët e varfër, janë duke u varfëruar më tej jo për fajin e tyre. Një propagandë e tillë siguron një terren pjellor për pakënaqësinë.

Sipas statistikave zyrtare të BE-së, nëse pyet banorët e qytetit, Roma është më pak e jetueshme se Bukureshti apo Sofja,. Rreth 1.500 kilometra në veri Bagerias, ndodhet Shën Leonardi, fshat në rajonin autonom të Tirolit të Jugut. Aty ka thuajse një punësim të plotë. Komuniteti prej 3.500 personash ka një shkallë papunësie vetëm 1.9 përqind, më e ulëta në të gjithë vendin.

Raporti më i fundit, vë në dukje se Italia është e rrezikuar të degjenerojë në një ?shoqëri të frikshme, e bllokuar nga mosbesimi?. Pothuajse gjysma e të gjithë të anketuarve tani mbështesin ardhjen në pushtet të një ?njeriu të fortë?./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga