Connect with Us

Çështja Tahiri/ Zbulohen emrat e trupës që do gjykojë ish ministrin

Kronika

Çështja Tahiri/ Zbulohen emrat e trupës që do gjykojë ish ministrin

Publikuar

-

Ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri ne nje deklarate per mediat

Hidhet shorti për trupën që do të gjykojë ish ministrin e Brendshëm, Saimri Tahiri, në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Mësohet se kryesuese e trupës gjykuese do të jetë Albana Boksi ndërsa anëtare të saj  do të jenë Nertina Kosova dhe Nure Dreni.

Kujtojmë se togat e zeza e shpallën fajtor ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për “Shpërdorim Detyre” dhe e dënuan me 3 vite shërbim prove.

LEXO EDHE:  Deklaratat e Ramës/ Reagon Prokuroria: Kryeministri mori rolin e gjykatës

Avokatët e tij apeluan vendimin dhe çështja tashmë do të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme e Apelit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sekuestrimi i 1.3 ton kokainë/ Ministri maqedonas jep detaje: Në shtetin tonë u konfiskua vetëm një kilogram

Publikuar

-

Nga

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë Naqe Çulev ka reaguar pas operacionit ku u sekuestrua 1.3 ton kokainë nisur nga Kolumbia me destinacion Maqedoninë.

Ai tha se operacioni ka qenë ndërkombëtar dhe se nuk mund të japë më shumë detaje, pasi dëmton hetimet.

Naqe Çulev deklaroi se gjatë aksionit të mbrëmshëm në Krushopek të Sarajit është konfiskuar vetëm 1 kilogram kokainë. Ndërkohë që janë arrestuar 4 persona të cilët janë ndaluar në stacionin policor.
“Në shtetin tonë është konfiskuar vetëm një kilogram, sasia tjetër është në shtet tjetër, bëhet fjalë për një sasi të madhe por nuk mund ta them për të mos dëmtuar hetimin. Ditëve në vijim do të mësoheni me detajet por edhe sasinë e drogës”, tha Çulev

Sipas tij, pjesa më e madhe është kapur në një shtet tjeter ku ka kaluar kjo maune, por pa e specifikuar se për cilin vend bëhet fjalë.

LEXO EDHE:  Tahiri: Në 2 muaj 11 mijë gjoba për rrip sigurimi/ Shpëtuan 9 jetë në 1 muaj

LEXO EDHE:  Droga e kapur në Bari/ Përplasen Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj?

“Gjithçka që do të shtoja, vetëm se do të dëmtoja hetimin. Këto që thuhen këtu janë zyrtare, gjitha tjerat janë spekulime. Deri pas orës 24:00 janë kryer bastisje, nuk kanë kaluar as 12 orë nga bastisjet. Bëhet fjalë për operacion ndërkombëtar. Kaq mund të them për këto 12 orë. Flas për informata zyrtare dhe jo për atë që kanë shkruar mediat”, u shpreh Çulev./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL ndalet në Tiranë/ Shënjestron dy “të fortët” e radhës

Publikuar

-

Nga

Operacioni Forca e Ligjit ka shënjestruar dy persona në Tiranë të cilëve u kërkon që brenda 48 orëve të deklarojnë pasuritë e tyre.

Shënjestra e radhës e OFL janë shtetasit A.L, me banim në Tiranë i cili është dënuar në Itali për vrasje në rrethana cilësusese, si dhe OFL ka shënjestruar edhe E.D, në Tiranë për shkatërrim të pronës me zjarr.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Rama pengon drejtësinë për të mbrojtur ushtarët e tij

LEXO EDHE:  Agim Çeku: Emrat janë “Top sekret”, Gjykata Speciale është politike

OFL bën me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës zyrtarisht në SPAK/ Caktohen prokurorët e çështjes

Publikuar

-

Nga

Pengmarrja dhe vrasja e bujshme e Jan Prengës tashmë ka kaluar zyrtarisht në kompetencën e SPAK.

Sipas Report Tv, dy prokurorët e caktuar për të hetuar këtë çështje janë Altin Dumani dhe Behar Dibra.

Lidhur me këtë çështje Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencën duke qenë se personat e arrestuar dhe ata të shpallur në kërkim lidhur me këtë çështje po hetohen nga SPAK si grup i strukturuar kriminal.

LEXO EDHE:  Tahiri: Në 2 muaj 11 mijë gjoba për rrip sigurimi/ Shpëtuan 9 jetë në 1 muaj

LEXO EDHE:  Saimir Tahiri ironizon prokurorinë/ Arratiset ish-ministri i Brendshëm? (foto+video)

Në qeli deri më tani për këtë krim ndodhen Leonard Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj nga Shkodra i cili u vetëdorëzua pasi iu sekuestrua pasuria në Shkodër./CNA.al

LEXO TE PLOTE