LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Basha të sillet de fakto si lider opozite”/ Mustafa Nano tregon pse është “tërbuar” Meta

20 Shkurt 2020, 20:56, Politikë CNA
“Basha të sillet de fakto si lider opozite”/ Mustafa Nano

Moderatori dhe analisti Mustafa Nano e cilësoi lojë politike, paralajmërimin e presidentit Ilir Meta për protestë më 2 mars.

Nano deklaron se e ka ditur se diçka e ngjashme do të ndodhte menjëherë pas Konferencës së Donatorëve.

?E kam ditur se disa qarqe politike do të nervozoheshin prej këtij suksesi. Pas disa muajsh me gjasa do të çelen negociatat. Ka pasur qarqe të interesuara për ta prishur festën. Ilir Meta është pjesë e kësaj loje. Duan që të bëhet një trazirë, sidoqoftë pretendimet e Metës janë të drejta. Trazirat e provokuara në këtë mënyrë janë një lojë e ndyrë politike. Ato mund të kompromentojnë kredencialet e Shqipërisë?, u shpreh ai në studion e Tema Tv.

Analisti thotë se shqetësimi është real, por grushti i shtetit për të cilin flet presidenti është surreal. Ai ngriti akuzat se Kreu i Shtetit po përdor një organizim me mjete jodemokratike për të përmbysur një shumicë.

Sipas tij, Meta ka kohë që ka dalë nga binarët kushtetues dhe po e bën pis funksionin e Presidentit.

?Ndërkombëtarët janë në unison. Nuk i duan trazirat dhe destabilitetin. Maxhorancën e shoh të fortë. Janë më të fortë se një vit më parë. Në këtë kuptim, nuk shoh asnjë sinjal për destabilizim. Mund të ketë trazira që kompromentojnë procesin e negociatave?, vijoi ai.

Ndërkohë, qëllimin e takimit Basha-Meta, Mustafa Nano tha se nuk e kupton.

?Vizitën e Bashës në Presidencë nuk e kam kuptuar. E mora për normale, por kur presidenti doli e pashë Bashën si një instrument në funksion të hesapeve të Ilir Metës. Ne në mënyrë legale njohim Bashën si lider opozite. Ai duhet ta luajë de fakto këtë rol. Ka zhgënjyer edhe demokratët. Basha ka nxjerrë një leksion të vetëm: Pushteti nuk merret ndryshe veçse me votë. Ideja e qeverisë tranzitore është interesante. E kanë bërë maqedonasit. Por edhe në mungesë të precedentëve, si ide shkon mirë në rrethanat shqiptare. Në momentin që opozita ka dyshime mbi qeverinë sa i përket zgjedhjeve, ajo është një ide interesante?, nënvizoi analisti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga