Connect with Us

Armiqtë e Lulit, aleatët e Dashit e Mediut

Politikë

Armiqtë e Lulit, aleatët e Dashit e Mediut

Publikuar

-

Prej dy ditësh, aleatët pa vota të Lulzim Bashës kanë hedhur idenë e një koalicioni më të madh.

Ftesën e parë e bëri Dashamir Shehi, i cili sipas të dhënave zgjedhore në Shqipëri ku votojnë 1.5 milion banorë nuk mbledh dot asnjë furgon me vota në çdo bashki, dhe më shumë se deputet aleat, është deputet i PD-së, i fshehur pas listave të saj.

I dyti që nxitoi është Fatmir Mediu, i cili nga viti 2005, ka katër mandate deputet nga PD-ja, dhe Partinë Republikane e ka katandisur në një qerre që shëtit pa asnjë votë në fushat e politikës dhe më pas idesë i janë bashkëngjitur edhe aleatët e djeshëm të Ramës, të cilët janë si puna e kurtizanëve në politikë.

Që opinioni të jetë i qartë dhe të kuptojë gjithçka ka vetëm një fakt. Ata personazhe politikë që kërkon ti fusë në “kurth” Luli nëpërmjet palo aleatëve të tij, nuk kanë dalë nga PD-ja sepse nuk u zgjodhën në forume, dhe se i sulmoi Dashi apo Mediu, por sepse Lulzim Basha dhe “kaçakët” e tij të Republikës së re i sulmuan, i akuzuan dhe anatemuan. I mënjanuan, i larguan, i fyen dhe i braktisën.

Nuk i rikandiduan, nuk u vlerësuan. U akuzuan edhe si aleatë të Ramës, nga Lulzim Basha dhe “arnet” e tij politikë.

Elita e PD-së, senatorët e saj u “pushkatuan” pa gjyq publikisht. I vetmi ndryshim me Enverin është se nuk iu futën plumbin. Edhe e gjitha ishte një skenar i Lulzim Bashës personalisht. I mbështetur nga këshilltarët mizerabël dhe një staf sharlatanësh që sot kërkojnë me manovrat e tyre si një grup i strukturuar kriminal, t’i bashkohen pushtetit të inkriminuar dhe të korruptuar të Edi Ramës.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i Harxhit për Partinë Socialiste

Elita e PD-së, është dhe mbetet elita e PD-së. Ajo nuk mund të jetë instrument i “veglave” të papuna si Mediu dhe Dash Shehi. Ata nuk kanë asnjë përgjegjësi. Ata janë askushi.Gjithçka e kanë përfituar duke kërcënuar Partinë Demokratike.

Gjithçka ndodhi në PD e ideoi dhe e zbatoi Lulzim Basha. Përgjegjësi i vetëm është ai. Tani nuk ka pse fshihet pas gotave me raki të Dashit, apo “barutit” të Fatmir Mediut. Sepse sërish po tregon se nuk është politikan dhe ende gjithçka po bën e ka thjeshtë fasadë dhe jo një akt politik, që sjell bashkimin e PD-së.

PD-në e shpartalloi Luli dhe mbi ngrehinat e saj, aleatët ngritën pushtetin e tyre politik dhe kërkojnë sërish gjithçka, thjeshtë dhe vetëm për të pasur karrigen e deputetit. Por, në fund të tunelit ka një dritë. Dorëheqja e Bashës, duket se zgjidh gjithçka./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gjekmarkaj kritikon Bashën/ Duhet të punojë më shumë për bashkimin e së djathtës

Publikuar

-

Nga

“E kanë detyruar Presidentin që të dalë nga ‘shinat’” / Gjekmarkaj bën avokatin e Metës

Analisti Agron Gjekmarkaj ka komentuar sërish situatën politike në vend, ku vetëm pas pak muajsh do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare.

Gjekamarkaj pretendon se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka një program për ta nxjerrë vendin nga kriza.

Por krahas kësaj ai dha edhe një kritikë për kreun e opozitës, për të cilin tha se duhet të punojë më shumë për bashkimin e së djathtës.

Rama do që të lërë Bashën në hije. Këta janë 5 muaj jetikë për opozitën, sepse do të duhet të fitojë zgjedhjet më 25 prill. Opozita duhet të bashkonte më shumë të djathtët. Çdo votë e të djathtëve vlen. Opozita duhet të veprojë shpejt, sepse njerëzit e gjykojnë edhe për bashkimin e një fryme të përgjithshme.

Basha duhet të punojë më shumë për bashkimin e së djathtës dhe për strategjinë e mbrojtjes së votës. Është opozita ajo që duhet të vijë në pushtet dhe kjo opozitë e ka kandidatin për kryeministër, Bashën, që ka program normal për të nxjerrë Shqipërinë nga ky batak ku jemi”, u shpreh ai në News 24, ndërsa kërkoi sërish që partitë e reja të bashkohen me opozitën.

LEXO EDHE:  Basha nuk i shqitet aferës së incineratorëve/ Të nisin hetimet, duhet ndaluar vjedhja

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/ MOS KËRKO KAQ PAK, LULZIM!

Partitë e reja që duan ndryshim, do bashkohen rreth opozitës. Është e kotë të thuash që partitë e vogla do të përmbysin qeverinë, prandaj do mbështesin opozitën e vendit. Opozita mund të kritikohet, por mbetet e vetmja shpresë për ndryshim. Pandemia do jetë pjesë e fushatës.  Demokracia është shumë e brishtë”, deklaroi Gjekmarkaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta i dërgon letër Manastirliut, Ramës dhe Ruçit/ Bën 11 propozime për përballimin e pandemisë

Publikuar

-

Nga

Do japë dorëheqjen për të krijuar parti?/ Meta flet pa dorashka: Do bëj çdo gjë që kërkon populli

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, pas takimit me specialistë të shëndetit publik dhe mjekë.

Meta ka bërë disa propozime për shkak të situatës së rënduar me pandeminë COVID-19, ku kërkon të vihen në përdorim sa më parë testet e shpejta.

Kreu i Shtetit propozon të futen menjëherë në funksion spitalet rajonale, të sigurohet aparatura ECMO për shpëtimin e jetës, të shpejtohen proçedurat e liçencimit të mjekëve, të kontrollohen barnat që qarkullojnë, si dhe një sërë pikash të tjera.

1. Duhet të futen sa më shpejt në përdorim testet analitikë të shpejtë, për shkak të shkurtimit të kohës dhe të uljes së kostove. Ndërkohë, përdorimi i metodës së references PCR dhe testeve të shpejta të ecin paralelisht, për zbulimin sa më të shpejtë dhe të saktë të infektuarve dhe gjurmimin në kohë të tyre

2. Duhet të futen menjëherë në funksion, spitalet rajonale, duke bërë edhe një decentralizim dhe rigrupim të tyre, në mënyrë që disa prej tyre të kthehen në spitale Covid dhe të tjerët t’ju shërbejnë pacientëve me sëmundje të tjera dhe të sëmurët të mos transportohen të gjithë në Tiranë.

3. Duhet të sigurohet aparatura ECMO për shpëtimin e jetës, për rastet e rënda të këtij infeksioni në spitalet tona.

4. Duhet të bëhet njësimi favorizues i çmimeve të testeve covid, për t’i hequr një barrë të rëndë ekonomike familjeve shqiptare si dhe duhet të shtohet numri i testimeve.

5. Të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet dhe potencialet njerëzore që kemi, përfshirë edhe ata mjekë e infermierë që nuk janë pjesë e shërbimit aktiv dhe janë në pension.

6. Të shpejtohen proçedurat e liçencimit të mjekëve, për të rritur numrin e tyre në shërbimin mjekësor

7. Duhet një qasje multisektoriale në përballjen me pandeminë. Protokollet duhet të përditësohen dhe është shumë e rëndësishme të përfshihen edhe reanimatorët.

8. Nevojiten mekanizma koordinimi nëpër rrethe, që të mbledhin të dhënat, të vlerësojnë nevojat në rang kombëtar, veçanërisht për barna apo për oksigjen, në mënyrë që të mos kemi mungesa për asnjë moment.

9. Duhen kontrolluar barnat që qarkullojnë, sepse kemi disa prej tyre të paliçencuara dhe me një kosto disafish më të lartë nga çmimi fillestar. Duhet të kemi siguri në barnat që sillen dhe të ndalohet spekulimi me çmimet.

10. Duhet të ngrihen ekipe epidemiologjike, në nivel rajonal, për të ndjekur situatën epidemiologjike, sepse jo të njëjtat masa që duhen marrë në Tiranë, vlejnë edhe për qytete të tjera më të vogla dhe me më pak raste infeksioni.

11. Vendimet, që merren nga qeveria nepërmjet Komitetit Teknik të Ekspertëve, kanë të nevojshëm një argumentim të detajuar dhe bindës për opinion publik, në mënyrë që të sigurohet mbështetja masive e qytetarëve për to, në funksion të suksesit të këtyre masave, dhe jo thjesht imponimi përmes masave dhe dënimeve administrative”, thuhet në letrën e Metës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Safet Gjici reflekton pas kritikave të Ramës për publicistin/Kërkoj falje në emër të Bashkisë Kukës

Publikuar

-

Nga

Safet Gjici reflekton pas kritikave të Ramës për publicistin/Kërkoj falje në emër të Bashkisë Kukës

Kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici ka reaguar pak pas reagimit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me vendimin e Këshillit Bashkiak në Kukës për ti hequr titullin “Qytetar Nderi” publicistit Veton Surroi.

Rama e cilësoi këtë vendim si lajthitje kolektive, ndërkohë që Gjici shton se ishte një veprim i nxituar dhe se kërkon ndjesë për këtë vendim.

“Në emër të Bashkisë Kukës kërkoj ndjesë për veprimin e nxituar sot në Këshillin e Qarkut , lidhur me vendimmarrjen për heqjen e Titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pas kërkesës së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK!

LEXO EDHE:  Baton Haxhiu, njeriu afër Ramës, deklaron: Basha ka vetëm një të ardhme, koalicion me Ramën

LEXO EDHE:  Baton Haxhiu, njeriu afër Ramës, deklaron: Basha ka vetëm një të ardhme, koalicion me Ramën

Duke u ndjerë shumë pranë atyre familjeve dhe dhimbjes së tyre në raport me këtë kohë lëndimesh për UÇK nuk e menduam më gjatë kërkesën e tyre emocionale. Safet Gjici, kryetar i Bashkisë Kukës.”- shkruan Gjici./CNA.al.

LEXO TE PLOTE