Connect with Us

Ankimimet në zgjedhje/ Opozita propozon moratorium për gjyqtarët

Politikë

Ankimimet në zgjedhje/ Opozita propozon moratorium për gjyqtarët

Publikuar

-

Grupi politik i Reformës Zgjedhore është mbledhur sot për të diskutuar një nga çështjet kryesore të procesit zgjedhor, ankimimet në gjykatë. Mësohet se opozita ka paraqitur një draft ligjor, që synon zbatimin e rekomandimit prioritar të ODIHR-it për këtë çështje, duke nxjerrë jashtë presionit të vetingut gjykatën që do të vendosë për ankesat e procesit.

Në zbatim të ketij rekomandimi, opozita propozon moratorium 4 vjeçar nga vetingu për gjyqtarët që bëhen pjesë e trupës, e cila do të shqyrtojë ankimimet në procesin zgjedhor.

PD dhe opozita propozojnë që vetingu për këta gjyqtarë të nisë me mbarimin e mandatit 4 vjeçar në gjykatën e zgjedhjeve. Sipas llogarive të opozitës, moratoriumi prek një numër të papërfillshëm të gjyqtarëve 2-4 përqind të tyre, në varësi të numrit të anëtarëve të kësaj trupe 8 ose 15.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Donacionet për rindërtimin/ SHBA ultimatum Ramës: Transparenca thelbësore

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me fondet e mbledhura nga Konferenca e Donatorëve për procesin e rindërtimit të zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit janë thelbësore.

Kim thekson se transparenca dhe përgjegjësia janë thelbësore.

“Transparenca dhe përgjegjësia janë thelbësore. Kjo është arsyeja pse dhurimi amerikan do të krijojë një Akademi të re të Transparencës për të mbështetur qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimet kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore.”

LEXO EDHE:  Balla ironizon opozitën/ Pse nuk akordohen Luli dhe Mona

LEXO EDHE:  Balla ironizon opozitën/ Pse nuk akordohen Luli dhe Mona

Reagimi i Kim vjen në mbështetje të deklaratës së diplomatit të BE-së Luigi Soreca i cili më herët u shpreh se: “Konferenca e Donatorëve në Bruksel ishte një sukses i madh. Tani është e rëndësishme për të siguruar mekanizma të qartë, efikas, pjesëmarrës dhe transparent të financimit që lejojnë përgjegjshmërinë për fondet. Të krijojë hapësirë për të gjithë donatorët për të ekzekutuar zotimin e tyre. 9 parimet do ta udhëheqin këtë punë.”

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nga 2 marsi Shqipëria do të bëhet kuq e zi”/ Meta thirrje të forta kundër qeverisë

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka bërë sërish thirrje të forta në konferencën e sotme për shtyp.

Meta i kërkoi qytetarëve të mos dëgjojnë mazhorancën dhe të dalin në shesh më 2 mars, për të kërkuar llogari për të gjitha vjedhjet që i janë bërë.

Meta deklaroi se qeveritarët bëjnë falsifikime të rënda shtetërore, sipas tij, edhe në dijeni të Parlamentit. Ai ngriti akuzat se Parlamenti ka heshtur, pasi mendojnë se shqiptarët janë dorëzuar.

Kreu i Shtetit tregoi se do të dalë çdo ditë në konferenca shtypi, për të nxjerrë fakte, për atë që ai e quan grusht shteti.

“Këta nuk e dinë akoma se ky është një popull shqiponjash dhe sorrat kurrë nuk do të bëhen shqiponja, dhe shqiponjat do mblidhen të gjithë më 2 mars për ta bërë Shqipërinë kuq e zi. Nuk i ftoj të vijnë për Presidentin, Presidenti është në rregull nuk ka asnjë shqetësim për veten e tij. Unë i ftoj për fëmijët e tyre, sepse sot kemi shpopullim. Ky është grusht shteti, të kemi një Shqipëri pa shqiptarë. Sepse nuk u ka mbetur asnjë ndjenjë shqiptare për këtë popull që vuan prej vitesh poshtërimin e Rilindjes, jo të PS-së, sepse PS e ka bërë Shqipërinë me Kushtetutën më demokratike dhe e ka votuar populli shqiptar, por shushunjat e kanë zhbërë atë parti. Deri më 2 mars do të kenë konferenca përditë, për t’iu sqaruar pse janë dele deputetët. Sepse disa burra do dilnin do thonin: “Ore po ku do e çojmë ne këtë vend”. Nga 2 marsi Shqipëria do të bëhet kuq e zi”, deklaroi Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Je tamam nga Vlora”/ Meta i kërkon zëdhënësit të betohet live

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj, ka shpeguar me detaje faktet, me të cilat ai pretendon se vërtetohet grushti i shtetit.

Dervishaj ngriti akuzat se mazhoranca ka tentuar të shtrembërojë faktet, ndërsa së bashku me kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin, bëri fajtor për emërimet në Gjykatën Kushtetuese edhe Ministrinë e Drejtësisë.

“Këta funksionarë publikë donin të shtrembëronin të gjitha provat për të thënë se kandidatja e renditur e para është e zgjedhur nga Këshilli. Turp më të madh nuk ka. Vendim-marrjen e presidentit nuk mund ta komentonte askush, as Këshilli. Botimi është i paligjshëm. Situata është e rëndë për Miniostrinë e Drejtësisë. Qeveria me anë të MD ka dërguar për botim një akt që nuk e ka prodhuar vetë. Ka shkelur ligjin me të dyja këmbët”, tha zëdhënësi.

Sapo përfundoi prezantimin, presidenti e ka detyruar vartësin e tij të betohet se do të thotë të vërtetën.

LEXO EDHE:  Kërkesa për përjashtimin nga Kuvendi të deputetëve të opozitës/ Ja kur do të shqyrtohet

LEXO EDHE:  Bushati apelon PD-në dhe LSI-në/ Opozita të bindë shqiptarët

Pasi Bledar Dervishaj i dha fjalën, Kreu i Shtetit e përqafoi dhe i tha: “Je tamam nga Vlora”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE