Connect with Us

A do ta shpërndajë Presidenti Parlamentin?/ Dervishaj zbardh lëvizjet e Metës

Politikë

A do ta shpërndajë Presidenti Parlamentin?/ Dervishaj zbardh lëvizjet e Metës

Publikuar

-

Këshilltari ligjor i Presidentit Bledar Dervishaj, i ftuar në “Open” teksa është pyetur lidhur me paralajmërimin e Metës për tubim tha se me 2 mars Meta do të bëjë një takim me qytetarët konform ligjit .

Sipas tij tubimi do të jetë i qetë ashtu siç e thotë Kushtetuta.

“Me datë 2 mars do të bëhet edhe dekreti i parë ndaj këtij grushti shteti, ashtu siç e ka thënë vetë presidenti. Presidenti flet me dekrete.”

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 18 qershorit/Ja lista me kandidatët e LSI në të gjithë vendin

Sa i përket faktit nëse Meta do të shpërndajë Parlamentin, Dervishaj tha se Presidenti do të bëjë çdo gjë që ia lejon Kushtetuta.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Meta po kalon një krizë personale”/ Analisti zbulon problemin e Presidentit

Publikuar

-

Nga

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Open”, ka bërë një deklaratë të fortë teksa tha se Meta po kalon një krizë personale.

“Meta nuk po flet me mazhorancën. Ai po kërcënon Amerikën dhe BE.

Amerika dhe BE-ja dhunën e opozitës i kanë quajtur akte terroiste. Meta nuk i ka dënuar por i ka mbështetur.

Amerika dhe BE-ja mbështetën tani Shqipërinë dhe atij i duket se aleatën kanë mbështetur qeverinë.

LEXO EDHE:  Mimoza Hafizi: Presidenti të zgjidhet nga populli, kemi firmat e 10 deputetëve

LEXO EDHE:  Meta akuza të forta Kuvendit/ Po mbulon paligjshmërinë e qeverisë

Meta po kalon një krizë personale. Krizat personale nuk duhet të shpalosen në publik”, vijoi më tej analisti Çupi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasja me qeverinë/ Bejtja: Meta të bëhet revolucionar, është një situatë kritike

Publikuar

-

Nga

Gazetari Andi Bejtja thotë se presidenti Ilir Meta tani me përplasjen e re me qeverinë, nuk i mbetet që tjetër vetëm të bëhet revolucionar.
Bejtja thotë se është një situatë kritike për shoqërinë, teksa thekson se nëse do të ishte në vend të Metës do të kishte ikur me kohë.

“Jemi në një moment kritik, jemi në një fushë ku edhe analistin nuk e bën dot. Unë nuk e ndjek Metën, aq sa ndjek juristin e tij. Kur janë këto shkelje, presidentit nuk i mbetet gjë vetëm të bëhet revolucionar. Edhe të nxjerr dekret, ata nuk e njohin. Është një situatë kritike për ne si shoqëri, ne s’kemi fare heronj qytetarë. Unë mendoj se presidenti nuk ka rrugë tjetër, vetëm të bëhet revolucionari. Të bëjë qëndresë apo të jap dorëheqjen. Është rasti i parë kur një presidenti nuk i botohet dekreti në fletoren zyrtare. Të isha Ilir Meta unë do kisha ikur me kohë. Po të isha opozitë do kisha bërë bojkot që kur u zgjodh prokurorja me 69 vota”, tha Bejtja.

Për analistin Preç Zogaj situata është e rëndë dhe janë kilometrat e fundit të një konflikti që nuk dihet se çfarë do të ndodh.

LEXO EDHE:  Kreu i Kuvendit takim me parlamentarë koreanë

LEXO EDHE:  Mazhoranca i tregon “dhëmbët” Metës/ Rrëzon një tjetër dekret

“Unë them që presidenti për deri sa vazhdon të jetë president ai ka për detyrë të jetë institucional. Të respektojë funksionon e tij. Nuk mund të bëjë akte anti-kushtetuese në mbrojte të kushtetues se kjo është një kontradiktë e madhe. Është një situatë e rëndë, jemi në përshkallëzim të një konflikti që jemi në kilometrat e fundit dhe nuk dihet se çfarë do ndodh”, tha Zogaj në studion e “Opinion”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha të sillet de fakto si lider opozite”/ Mustafa Nano tregon pse është “tërbuar” Meta

Publikuar

-

Nga

Moderatori dhe analisti Mustafa Nano e cilësoi lojë politike, paralajmërimin e presidentit Ilir Meta për protestë më 2 mars.

Nano deklaron se e ka ditur se diçka e ngjashme do të ndodhte menjëherë pas Konferencës së Donatorëve.

“E kam ditur se disa qarqe politike do të nervozoheshin prej këtij suksesi. Pas disa muajsh me gjasa do të çelen negociatat. Ka pasur qarqe të interesuara për ta prishur festën. Ilir Meta është pjesë e kësaj loje. Duan që të bëhet një trazirë, sidoqoftë pretendimet e Metës janë të drejta. Trazirat e provokuara në këtë mënyrë janë një lojë e ndyrë politike. Ato mund të kompromentojnë kredencialet e Shqipërisë”, u shpreh ai në studion e Tema Tv.

Analisti thotë se shqetësimi është real, por grushti i shtetit për të cilin flet presidenti është surreal. Ai ngriti akuzat se Kreu i Shtetit po përdor një organizim me mjete jodemokratike për të përmbysur një shumicë.

Sipas tij, Meta ka kohë që ka dalë nga binarët kushtetues dhe po e bën pis funksionin e Presidentit.

LEXO EDHE:  Hapja e negociatave me BE/ Meta paralajmëron forcat politike

LEXO EDHE:  Kreu i Kuvendit takim me parlamentarë koreanë

“Ndërkombëtarët janë në unison. Nuk i duan trazirat dhe destabilitetin. Maxhorancën e shoh të fortë. Janë më të fortë se një vit më parë. Në këtë kuptim, nuk shoh asnjë sinjal për destabilizim. Mund të ketë trazira që kompromentojnë procesin e negociatave”, vijoi ai.

Ndërkohë, qëllimin e takimit Basha-Meta, Mustafa Nano tha se nuk e kupton.

“Vizitën e Bashës në Presidencë nuk e kam kuptuar. E mora për normale, por kur presidenti doli e pashë Bashën si një instrument në funksion të hesapeve të Ilir Metës. Ne në mënyrë legale njohim Bashën si lider opozite. Ai duhet ta luajë de fakto këtë rol. Ka zhgënjyer edhe demokratët. Basha ka nxjerrë një leksion të vetëm: Pushteti nuk merret ndryshe veçse me votë. Ideja e qeverisë tranzitore është interesante. E kanë bërë maqedonasit. Por edhe në mungesë të precedentëve, si ide shkon mirë në rrethanat shqiptare. Në momentin që opozita ka dyshime mbi qeverinë sa i përket zgjedhjeve, ajo është një ide interesante”, nënvizoi analisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE