Connect with Us

29 vjet nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës/ Të rinjtë e FRPD protestë para kryeministrisë

Politikë

29 vjet nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës/ Të rinjtë e FRPD protestë para kryeministrisë

Publikuar

-

Sot në 29 vjetorin e rrëzimit të bustit të dikatorit Enver Hoxha, të rinjtë e FRPD kanë zhvilluar një protestë simbolike para kryeministrisë.

Të mbledhur përpara godinës së qeverisë dhe me pankarta në duar ata kanë lëshuar njëzëri thirrjen “Nga krimi, nga droga na iku Europa”, ndërsa kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mban peng të ardhmen e të rinjve tnë vend.

Ata shprehen se sot pas 29 vitesh, jemi sërish në një diktaturë të dytë dhe sipas tyre busti i ri që duhet të rrëzojnë është Edi Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta thirri popullin në Bulevard/ Ngjela: A e di presidenti se Prokuroria e Posaçme e arreston në flagrancë?!

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar paralajmërimin e Metës për protestën e 2 marsit që pritet të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Sipas Ngjelës, Meta po kërkon të trembë politikën amerikane me kryengritje.
Ngjela thekson se në datën 2 mars të këtij viti, Meta do të shkelë nenin 221 të Kodit Penal, duke drejtuar popullin kundër institucioneve dhe rendit kushtetues.

Në postimin e tij, Ngjela sqaron se Prokuroria e Posaçme me forcën jurudike që i jep Kushtetuta mund të arrestijë në flagrancë Presidentin me akuzën e kryengritjes ose aktit kundër rendit kushtetues.

Dhe është ndërkohë Presidenti i Republikës.
Në fakt, kuptohet se ka rënë në një injorancë ala shqiptare: deri tani bota ka parë individë që kanë bërë kryengritje për t’u bërë presidentë të republikave të tyre, kurse, një shqiptar, po i tregon Perëndimit se paska dhe një president që bën kryengritje të mos rrëzohet me vota në parlament. E dini pse? Se ky president nuk ka ushtri në drejtimin e tij.

“Por, a e di Ilir Meta që Prokuroria e Posaçme, me forcën juridike që i jep neni 135/2 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 235 i Kodit të Procedurës Penale, e arreston atë në flagrancë, dhe brenda disa ditëve ia dërgon për gjykim Gjykatës së Posaçme me akuzë për kryengritje, apo për akt kundër rendit kushtetues?

LEXO EDHE:  Mbyllet bojkoti/ Studentët paralajmërojnë Dekanin

LEXO EDHE:  Protesta/ Policia nuk jep leje për të marshuar deri në mesnatë

E di Meta që paragrafi i dytë i nenit 221 të Kodit Penal, i kryengritjes, e dënon atë me burgim të përjetshëm, si kryetar të lëvizjes kundër rendit kushtetues?”, shkruan Ngjela.
Sipas tij, arrestimi i Metës në flagrancë do të krijonte eufori gëzimi te të gjithë shqiptarët.

“Nëse Meta i di të gjitha këto, është më mirë për të, të zbatojë këshillën e dhënë nga Dante Aligeri: merre jetën ashtu si të vjen! (prendi la vita come ti viene!)”, përfundon Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha kujton orën e triumfit në 20 shkurt/ Dita e nderimit të sakrificës, dhimbjeve dhe vuajtjeve

Publikuar

-

Nga

Berisha kujton orën e triumfit në 20 shkurt/ Dita e ngadhënjimit të lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve

Ish kryeministri Sali Berisha ka kujtuar 20 shkurtin të cilën e cilëson si dita e ngadhënjimit të lirisë dhe dinjitetit të qytetarëve shqiptarë

Sipas Berishës, ora 14:05 e 20 shkurtit të vitit 1991 është dhe mbetet dhe Ora e ngadhënjimit, triumfit të të shtypurve që përmbysën tiranin, Ora e Lirisë dhe Dinjitetit të shqiptarëve.

“Enver Hoxha, diktatori monster që në 47 vite të sundimit të tij barabar persekutoi, burgosi, internoi, ekzekutoi apo eleminoi me uri kronike, semundje në sitemin e tij hiperkolektivist, qindra e mijëra shqiptarë, dy herë më shumë se sa të gjithë diktatorët e tjerë të vendeve ish komuniste të Europës përveç Bashkimit Sovjetik.
Më 20 shkurt të vitit 1991 qindra mijra qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, të organizuar nga Partia Demokratike dhe Sindikatat antikomuniste u mblodhen në qytetin Studenti në revoltën më masive, më të fuqishme në tërë historinë tonë, në mbështetje të grevës epike të urisë të mbi 720 studenteve, e cila kurorëzoi me një fitore tjetër historike lëvizjen studentore të shkurtit 1991 të organizuar nga PD dhe Shoqata Studentore Shqiptare.
Më 20 shkurt të vitit 1991 uragani i lirisë i qytetarëve, të rinjve, studentëve, të persekutuarve, më i madhi që Shqipëria kishte patur në tërë ekzistencen e saj do vershonte nga Qyteti Studenti drejt sheshit Skenderbej dhe me një energji “nukleare”, guxim në kufijte e legjendës do të përballej dhëmbë për dhëmbë me diktaturën më të egër të Europës, do të ngrihej mbi tanket, mitralozat dhe blindet, panciret e saj dhe do përmbyste në ora 14:05 shtatoren e diktatorit çnjerëzor Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të Pasluftes së dytë Boterore siç do ta quante në deklaratën e Samitit të Parisit Bashkimi Demokratik Europian, organizatë që gruponte të gjitha partitë e qendres së djathtë të Europës dhe Botës”, shkruan mes të tjerash Berisha.

LEXO EDHE:  Avokati nxjerr emrat/ Këta ministra të rinj janë “këlyshë” të SOROS

LEXO EDHE:  Avokati nxjerr emrat/ Këta ministra të rinj janë "këlyshë" të SOROS

Ai thekson se kjo është dita e nderimit të sakrificës, dhimbjeve, vuajtjeve të qindra e mijëra burrave dhe grave, të rejave, të rinjve, fëmijëve dhe të moshuarve, qendrestarëve, viktimave të kalvarit horror të regjimit të satanit shqiptar, Enver Hoxha

“Prandaj sot le të perulemi me nderimin dhe mirënjohjen tonë më të thellë para të gjithë atyre që lanë rininë, ëndrrën, të ardhmen, jetën para skuadrave të pushkatimit apo në kampet dhe burgjet e diktaturës si viktima të luftës së klasave, kundërshtare teë regjimit apo që vuajtën nga uria dhe vdiqën nga sëmundjet e saj në sistemin skllavopronar të diktaturës hoxhiste!
Të dashur miq sot pas 29 vitesh, ky 20 shkurt për mbarë shqiptarët është dita e kushtrimit të lirisë, guximit, trimërisë së qytetarëve shqiptar për t’ju rezervuar, me revolucion demokratik bijëve bastard me në krye Edvin Kristaq Tradhëtarin dhe narkoshtetit të tyre, fatin e merituar të diktaturës së etërve primitiv dhe barbarë” shkruan më tej Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Luli, mos fol ti

Publikuar

-

Nga

Prej më shumë se një jave, CNA.al vijon publikimin e detajeve të një skandali, në lidhje me kompaninë e koncesionit të inceneratorëve, për të cilat çuditërisht, Luli dhe opozita e Republikës së re kanë mbyllur gojën.

Në një investigim të plotë dhe një skemë të qartë, CNA.al ka treguar sesi ka funksionuar marrëdhënia qeveri-koncesionarë (Oligarkë)-media. Kjo nëpërmjet një aktiviteti inveneratorësh me qeverinë dhe më pas nëpërmjet një biznesi tjetër dhe media që bën propagandën për qeverinë.

Pra, para nga taksat e shqiptarëve që paguajnë koncesionin e inceneratoravë. Më pas kompani me të njëjtët aksionerë, por këtë herë në Bullgari blejnë një nga kompanitë lider të kafesë në Shqipëri, e cila “rastësisht” ka të njëjtët aksionerë me Top Channel.

Me dokumente zyrtare, CNA.al tregoi sesi Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit, drejtorit të Top Channel, me pronarët e ITS, kompanisë koncesionare të inceneratorëve në Shqipëri, së bashku të tre themeluan një kompani, EM Capital Group AD, në Bullgari.( Lexo këtu)

Më pas e njëjta kompani vjen në Shqipëri dhe blen aksionet e Valtelina SHPK, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe, dhe që “rastësisht” ka të njëtët aksionerë me Top Channel. ( Lexo këtu)

Ndërkohë, dy ditë më parë, CNA.al, mundi të sigurojë dokumentet ekskluzive nga Bullgaria, të cilat tregonin se Eva Blushi është zotëruese e 33% të aksioneve të kompanisë EM Capital Group, ndërsa Klodian Zoto gëzon 34% të aksioneve dhe Mirel Mërtiri 33% të aksioneve. ( Lexo këtu)

Pra, kompania ku Eva Blushi është bashkëaksionere, ka blerë 51% të aksioneve të Lori Kafe, kompani me të njëjtët aksionerë me Top Channel dhe ku administratore është Vjollca Hoxha.

LEXO EDHE:  Protesta e Çamëve/ Idrizi tregon se çfarë ka avancuar mes bisedimeve Shqipëri-Greqi

LEXO EDHE:  Dhuna te Kryeministria/ Pamja që po bën xhiron e botës

Por, pavarësisht publikimit të këtij skandali, me dokumente zyrtare, ka një heshtje totale nga Lulzim Basha dhe Republika e Re.

I vetmi person që ka folur në lidhje me skandalin në fjalë, është ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa Lulzim Basha ka kyçur gojën.

Gjithçka është denoncuar me fakte dhe me dokumente zyrtare. Me një skemë të qartë, e cila nuk do të kishte nevojë për një hetim nga ana e prokurorisë. Por, mesa duket Luli dhe Republika e re vijojnë të “flenë” dhe nuk kanë bërë ende asnjë reagim.

Lulzim Basha ka heshtu, duke treguar qartë atë që tashmë dihet, se kush është Lulzim Basha dhe çfarë përfaqëson ai.

Ne e dimë që je i kapur, e dimë që ta kanë mbyllur gojën plehrat. Ti mos fol, kudo ku Rama ka koncesione, miliona dollarë dhe korrupsion, Luli, ti hesht./ CNA.al

Thellohet skandali i kompanisë Bullgare me Top Channel

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

LEXO TE PLOTE