Connect with Us

29 vite nga Lëvizja Studentore/ Malltezi thirrje qytetarëve: Hoqëm Ramizin, erdhi djali i Kristaqit

Politikë

29 vite nga Lëvizja Studentore/ Malltezi thirrje qytetarëve: Hoqëm Ramizin, erdhi djali i Kristaqit

Publikuar

-

Anëtari i Kryesisë së PD dhe njëherazi ish student i Lëvizjes së Dhjetorit ’90, Jamarbër Malltezi, foli mbrëmjen e sotme në konkursin Mbarëkombëtar për Monumentin e Lëvizjes Studentore dhe Qytetare për Demokraci, që u zhvillua në sheshin para Teatrit Kombëtar.

Malltezi kujtoi rrëzimin e bustit të diktatori Enver Hoxha, ndërsa ngriti akuzat se qeveria Rama ka ndërtuar vetëm bunkerë dhe ka taksuar qytetarët sa frëngu pulën. Sipas tij, ky është një rikthim i simboleve të diktaturës.

“Shyqyr që asokohe nuk na tregoi njeri se vërtet do e rrëzonim diktaturën dhe Ramizin, por pas 30 vitesh do kishim në krye djalin e Kristaqit, se ka rrezik do na kishin ikur të gjithë nga sheshi dhe do kishin thënë “më mirë të kesh për diktator Ramizin sesa djalin e Kristaqit që është i lidhur me bandat dhe drogën”. Shqipërinë nuk e kemi si Evropa, bijtë kanë zëvendësuar etërit në krijimin e një diktature: jemi vendi i vetëm në planet pa gjykata, ku emëruesi i prokurorëve dhe inspektori i gjyqtarëve janë vëllezër apo kunetër të ministrave të çunit të Kristaqit”, u shpreh ai dhe i kërkoi qytetarëve të ngrihen kundër kryeministrit Edi Rama.

“Ngjashëm si para 30 vitesh, ne si qytetarë të lirë duhet të ngrihemi kundra diktaturës së krimit të organizuar dhe korrupsionit. Nuk është zgjidhje ikja, eksodi, shpopullimi i këtij vendi të bekuar nga Zoti. Sa kohë të ketë diçka për të vjedhur Edi Rama do vijojë të qëndrojë qoftë edhe si gjenerali i ushtrisë së shpirtrave të ikur. Ne duhet të përballemi me të keqen dhe jo të ikim. Përndryshe e keqja do vijojë të vjedhë, të vrasë, të drogojë shoqërinë dhe monopolizojë mediat duke sajuar lajme të rreme mbi realitete virtuale pa lidhje me të vërtetat e hidhura me të cilat çdo shqiptar përballet”, theksoi demokrati.

LEXO EDHE:  Negociatat me Italinë/ Malltezi: Rama të sigurojë më parë 24 orë ujë për shqiptarët

Malltezi deklaroi ndër të tjera se së bashku me qytetarët do t’ja dalin të përballen me çdo sfidë dhe ta bëjnë Shqipërinë si europa./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk ka nivel intelektual për të drejtuar shtetin”/ Ngjela “bën për ujë të ftohtë” Metën

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar paralajmërimin e Metës për protestën e 2 marsit që pritet të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

I ftuar në studion e “Open”, Ngjela u shpreh Meta do të shkelë nenin 221 të Kodit Penal, duke drejtuar popullin kundër institucioneve dhe rendit kushtetues, ndërsa shtoi se nëse vepron arrestohet në flagrancë.

Sipas Ngjelës, Meta nuk ka nivel intelektual për të drejtuar shtetin.

“Është krim, Kodi Penal në nenin 221 e konsidron krim, prishjen e sitemit kushtetues të shtetit.

Unë kam parë njerëz që bëjnë grusht shteti dhe bëhen president, jo president që bën grusht shteti. Janë non sense të nivelit intelektual. Duhet të dijë se Kodi nuk ia lejon daljen në shesh se arrestohet në flagrancë, për 4 dit del në gjyq po ka shtet.

LEXO EDHE:  3,000 euro një uniformë policie/ Malltezi thumbon keq Ramën: Ja menderosin edhe Hugo Boss

LEXO EDHE:  Zbardhet fjala e Jamarbër Malltezit në mbledhjen e Kryesisë/Qesharake kandidaturat që kanë dalë

Nuk ka vlerë intelektive për të drejtuar shtetin”, vijoi më tej Ngjela./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Incidenti në ceremoninë e diplomimit/ Berisha i përvishet keq Ramës: Skizoid që fyen studentët

Publikuar

-

Nga

Pas incidentit mes studentëve të Mjekësisë dhe kryeministrit Edi Rama gjatë ceremonies së diplomimit, ka ardhur edhe reagimi i ish kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha dënon ashpër qëndrimin e Ramës dhe veprimin e Gardës së Republikës që nxorrën jashtë me dhunë studentin  që protestoi kundër largimeve masive.

“Skizoidi i fyen studentet, i quan te cmendur dhe urdheron garden ti nxjerre jashte nga ceremonia e diplomimit !

LEXO EDHE:  Jamarbër Malltezi publikon katër emra/ Sfidon publikisht Ramën

LEXO EDHE:  Protesta për Tomorin/ Malltezi zbardh vendimin e gjykatës

Pershendetjet me te perzemerta studenteve guximtar!

Denoj qendrimin banditesk te Edvin Kristaq Mafise dhe narkogardes se tij!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e studentit dixhital. sb

Pershendetje dr Studentet e mjekesise sot ne ceremoni te dipllomimit i presin fjalen kryeministrit – Kryeministri i ofendon duke u thene qe jane Te cmendur”/CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video/ Truprojat e Ramës nxjerrin jasht me dhunë studentin që i prishi fjalimin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Rama është përballur me një situatë aspak të këndëshme pasditen e sotme teksa mbante fjalimimin në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Mjekësisë.

Nga salla, një student ka protestuar kundër largimeve masive, ndërsa nuk kanë munguar dhe thirrjet “Rama ik”.

Rama u kundërpërgjigj duke e ofenduar, ndërsa kërkoi ta marrin dhe ti japin recetën e duhur.

Por duket se situata nuk është mbyllur me kaq. Në videon e mëposhtme shihet se si truprojat e kryeministrit e nxjerrin jashtë nga salla me dhunë studentin.

LEXO EDHE:  Vrasja e Santos në përgjimet e kryesisë së PD

LEXO EDHE:  Negociatat me Italinë/ Malltezi: Rama të sigurojë më parë 24 orë ujë për shqiptarët

Në video degjohet dhe se si i riu thotë: “A e dini që ata që arsimohen sot janë vetëm të pasurit. Diplomën e duan si bileta për arratisje….”

Shikoni si zhvillon takimin me studentet Edvin Kristaq Hajduti! sb

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 20. Februar 2020

LEXO TE PLOTE