Connect with Us

“U njohëm në Facebook, i thash të hiqte dorë”/ Rrëfehet e dashura e Astrit Thaçit: Prisja unazën

Kronika

“U njohëm në Facebook, i thash të hiqte dorë”/ Rrëfehet e dashura e Astrit Thaçit: Prisja unazën

Publikuar

-

E dashura e Astrit Thaçit, Adela Berisha është arrestuar si përkrahëse e të dashurit të saj në grabitje.

Vajza ka treguar se të dy janë njohur në Facebook, dhe që në fillim Thaçi i ka treguar për të shkuarën e tij.

Më tej Berisha rrëfen se ajo i ka kërkuar të heqë dorë, por megjithatë ka pranuar të vijojë lidhjen për shkak se e donte, edhe pse 27-vjeçari nga Durrësi nuk hoqi dorë nga grbaitjet.

“Jemi njohur në Facebook. Më ka treguar për të kaluarën e tij dhe i kisha kërkuar që të hiqte dorë, por më pas pranova të lidhesha me të sepse e doja”, ka dëshmuar ajo para efektivëve.

Astrit Thaçi, u arrestua më 15 shkurt nga policia në një lokal në Tiranë, në zonën e Kombinatit, ku Adela thotë se në ato momente, ai ka qarë.

“Nuk mendoja se Astriti po vijonte më vesin e vjetër, por sa herë që vonohej e se takoja, e prisja me ankth se mos kishe bërë diçka. Më datë 14 shkurt nuk e kam takuar. Madje as nuk kam biseduar me të as në telefon. Më 15 shkurt, para se të arrestohej, kur erdhi të më takonte mendova se do të më sillte një unazë për Shën Valentinin”, tregon ajo.
27-vjeçari është autor i 8 grabitjeve brenda një jave në Tiranë, Elbasan dhe Durrës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Nëna nuk kërkoi urdhër mbrojtjeje/ Olsi Çekiçi nuk u denoncua asnjëherë për dhunën sistematike

Publikuar

-

Nga

Nëna nuk kërkoi urdhër mbrojtjeje/ Olsi Çekiçi nuk u denoncua asnjëherë për dhunën sistematike

Olsi Çekiçi, 44-vjeçari që theri nënën me thikë, nuk është denoncuar asnjëherë nga familjarët për dhunën sistematike që ka ushtruar.

Kjo gjë është konfirmuar edhe nga zyra e shtypit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë duke bërë të ditur nga njëra anë se ky person është evidentuar nga strukturat e policisë si njeri i dhunshëm.

Firdes Çekiçi

Por nga ana tjetër, nuk ka patur asnjë denoncim të mundshëm nga familjarët për dhunë ndaj tyre.



Nëna e tij në asnjë rast nuk ka kërkuar urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm nga ana e  policisë.

Firdes Çekiçi u vra në moshën 70-vjeçare nga djali i saj, Olsi. Ky i fundit është me problem mendore. Ai i preu nënës kokën me thikë dhe më pas ja vari tek porta e shtëpisë. E gjithë lagjja është e tronditur nga kjo ngjarje. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr në Ksamil/ Përfshihet nga flakët ullishtja

Publikuar

-

Nga

Zjarr në Ksamil/ Përfshihet nga flakët ullishtja

Një ullishte është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në Ksamil.

Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi në ullishten në një zonë të pandërtuar në hyrje të Ksamilit.



Nga informacionet paraprake, nuk bëhet me dije për shkaqet e zjarrit, ndonëse dyshohet të jetë I qëllimshëm.

Ndërkohë, policia dhe forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për të vënë nën kontroll flakët dhe për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasen dy motorë në Peqin/ Plagosen drejtuesit, njëri në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Përplasen dy motorë në Peqin/ Plagosen drejtuesit, njëri në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Peqin.

Mësohet se dy motorë janë përplasur me njëri-tjetrin rreth orës 16:30 për shkaqe që nuk bëhen me dije.



Nga informacionet paraprake, raportohet se kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE