LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të shkarkohet urgjent ministrja Shahini/ Shkollat të kthyera në grabitqarë seksualë

19 Shkurt 2020, 09:36, Sociale CNA
Të shkarkohet urgjent ministrja Shahini/ Shkollat të kthyera në

Pas denoncimit të skandalit të aferave seksuale në shkollë, mbrëmjen e djeshme nga emsioni Sotp, ka ardhur reagimi i Altin Hazizaj, Drejtor Ekzekutiv CRCA/ECPAT Shqipëri.

Në një letër publike,  Altin Hazizaj kërkonshkarkimin e Ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Letra i drejtohet kryeministrit, kryetarit të Kuvendit, kryetares së Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, kryetares së n/komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, kryetares së n/komisionit Parlamentar për Dhunën në Familje dhe të Miturit dhe zv.Kryetares së Aleancës së Grave Deputete.

?Ju drejtohem të gjithëve ju, me këtë letër të hapur publike, për të kërkuar shkarkimin urgjent nga detyra e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë si përgjegjësen kryesore të dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve ne shkollat publike në vend!

Emisioni investigativ STOP, prej disa ditësh po përcjell ngjarje tepër të rënda, të cilat po skicojnë tablonë e institucioneve arsimore publike të kthyera në streha të grabitqarëve seksualë dhe të pedofilëve.

Ne të tretin program televiziv, tashmë janë vetë nxënësit, që sjellin përpara kamerave një situatë skandaloze, në të cilën fëmijët shfrytëzohen seksualisht nga mësuesit e tyre. Fëmijët deklarojnë se nuk ishte vetëm një mësues që abuzonte seksualisht me nxënëset, por një grup i tërë mësuesish. Kjo situatë e dhunës seksuale ndodhte edhe ndërmjet vetë stafit pedagogjik në prani të nxënësve.?-thuhet ndër të tjera në letrën e CRCA/ECPAT Shqipëri./ CNA.al

Dëshmia shokuese e nxënëses në Fier/ ?Bego ?i bëri? shoqen time Vasilit, mua më prekte në pjesët intime?

Lajmet e fundit nga