Connect with Us

Shpërthen bombola e gazit/ Lëndohen nënë e bir në Fier

Kronika

Shpërthen bombola e gazit/ Lëndohen nënë e bir në Fier

Publikuar

-

Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 17:30 të mbrëmjes së sotme në fshatin Libofshë të Fierit.

Nga informacionet paraprake mësohet se ka shpërthyer një bombol gazi në banesë dhe të lënduar kanë mbetur nënë e bir.

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet M.Z. dhe nëna e tij kanë marrë lëndime të lehta në trup, ndërkohë janë transportuar në spital, për të marë mjekimin e duhur.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë neutralizuar flakët, të cilat kanë shkaktuar disa dëme materiale në banesë. Sakaq, policia ka hapur hetimet për zbardhjen e  shkaqeve të rënies së zjarrit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Momente paniku afër tunelit të Krrabës/ Makina merr flakë në ecje, disa të lënduar

Publikuar

-

Nga

Momente paniku afër tunelit të Krrabës/ Makina merr flakë në ecje, disa të lënduar

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë pasdite. Ngjarja ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Tuneli i Krrabës.

Në momentin që automjeti ka shpërthyer në flakë ka qënë në lëvizje afër vendit të quajtur Mamël jo shumë larg tunelit.

Sipasojë e flakëve kanë pësuar lëndime të lehta pasagjerët të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Shkozë/ Përplasen dy makina

Publikuar

-

Nga

Aksident në Shkozë/ Përplasen dy makina

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Shkozës, Tiranë.

Mësohet se një automjet tip ‘Ford’ është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Audi’.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr mes të dehurve në lokal/ Arrestohet një person, procedohen penalisht 4 të tjerë

Publikuar

-

Nga

Sherr mes të dehurve në lokal/ Arrestohet një person, procedohen penalisht 4 të tjerë

Një sherr mes disa personave ka ndodhur sot në një lokal në Gramsh, ku nënë efektin e alkoolit ata janë rrahur me njëri-tjetrin.

Policia u njoftua fillimisht nga një person pjesëmarrës në sherr se i kishin marrë peng të vëllain në makinë, por ky pretendim u rrëzua nga policia duke bërë që 30- vjeçari të arrestohet për njoftim të rremë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim një tjetër persona, teksa 4 të tjerë të përfshirë në konflikt procedohen penalisht.

Nuk ka shpëtuar as pronari i lokalit i cili do të gjobitet për shkelje të protokollit të sigurisë në kuadër të masave kundër përhapjes së Covid-19.

Njoftim policie:

Në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe nën efektin e pijeve alkoolike, prishën qetësinë publike duke u konfliktuar me njëri-tjetrin, vihet në pranga 30-vjeçari, shpallet në kërkim një 31-vjeçar, si dhe procedohen penalisht edhe 4 personat e tjerë të përfshirë në konflikt.

Ndëshkohet me masë administrative për shkelje të protokollit të sigurisë pronari i lokalit ku ndodhi konflikti.

Shërbimet e Policisë Gramsh, pas marrjes së njoftimit për një konlikt mes disa personave në një lokal dhe se shtetasi që njoftoi Policinë pretendonte se i kishin marrë me forcë në mjet të vëllanë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ngritën pika kontrolli, me qëllim kapjen e personave që pretendohej se kishin marrë forcërisht 33-vjeçarin.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasit A. B. e F. B. kishin konsumuar pije alkoolike në një lokal, bashkë me shtetasit E. B., S. K., A. M. dhe O. D.

Gjatë konsumimit të pijeve alkoolike, në lokalin e shtetasit O. D., këta shtetas janë konfliktuar fizikisht, duke i shkaktuar njëri-tjetrit dëmtime të lehta fizike.

33-vjeçari, shtetasi F. B., i cili u kallëzua nga i vëllai se ishte marrë forcërisht nga dy persona, kishte shkuar në banesë dhe nuk qëndronte pretendimi i vëllait të tij

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  E. B., 30 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit S. K., 31 vjeç, banues në Gramsh.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Prishja e qetësise publike”, edhe shtetasit A. M., 27 vjeç, F. B, 33 vjeç, A. B., 34 vjeç dhe O. D., 30 vjeç.

Ndërkohë pronari i lokalit, shtetasi O. D., në zbatim të Aktit Normativ do të ndëshkohet edhe administrativisht për shkelje të protokolleve të sigurisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme./

 

LEXO TE PLOTE