Connect with Us

“SHBA mbështet shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi”/ I dërguari i Trump hedh poshtë lajmin

Bota

“SHBA mbështet shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi”/ I dërguari i Trump hedh poshtë lajmin

Publikuar

-

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Domald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, hodhi poshtë pohimet se “qarqe amerikane, mbështesin një plan për shkëmbim të territoreve” ndërmjet të dyja vendeve.

Në një postim në Twitter, ambasadori Grenell e cilësoi “lajm të rremë” njoftimin e revistës në internet “EU Observer” sipas së cilës “një plan për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është edhe më tej popullor në qarqet amerikane, derisa i dërguari Richard Grenell po nxitë idenë e një marrëveshjeje të shpejt të njohjes”.

“Lajm i rremë. Ju asnjëherë nuk keni thirrur ose shkruar për të pyetur. Unë jam për atë që palët pajtohen – jam i përqendruar në zhvillimin ekonomik dhe jo në politikë”, shkroi ambasadori Grenell, i cili për më pak se një muaj ndërmjetësoi marrëveshjet për linjën ajrore, atë hekurudhore dhe autostradat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Revista “EU Observer” shkroi se “Shtetet e Bashkuara edhe më tej janë të hapura ndaj planit për shkëmbimin e territoreve” në një tekst që përfshinte një intervistë me përfaqësuesin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer. Ajo citoi zotin Palmer të ketë thënë se “U takon palëve të krijojnë parametrat e bisedimeve dhe se u takon palëve të gjejnë rrugë për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve, duke vënë mbi tryezë çështjet që i shqetësojnë ato dhe të gjejnë mënyrën për normalizimin e marrëdhënieve. Shtetet e Bashkuara do të donin të shihnin njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë si rezultat i procesit negociues”, citohej ai.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018 kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe për t’iu kundërvënë qasjes së Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzoi vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave.

LEXO EDHE:  Marrëdhënia Kosovë-Serbi/ Thaçi: Vazhdimi i “status quo-s” do ishte katastrofë

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Beogradit të heqë dorë nga fushata për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, ndërsa qeverisë së re në Prishtinë të heqë tarifat,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të mërkurën se qeveria e tij do zëvendësojë tarifat reciprocitetin e plotë tregtar me Serbinë sikurse me secilin shtet.

“Tarifa ka qenë vendim i qeverisë së kaluar. Ne nuk jemi për tarifa si masë ndëshkuese ndaj konsumatorit por për reciprocitet si masë mbrojtëse ndaj prodhuesve. Produktet që prodhohen në Kosovë e të cilat i nënshtrohen praktikave dhe konkurrencës jolojale do të mbrohen”.
Ai tha se ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve strategjike, Rozeta Hajdari ka filluar punën për krijimin e nje grupi punues për këtë çështje i cili “do të përmbledhë te gjitha barrierat tregtare me Serbinë dhe do të vijë me rekomandim te qeveria. Porsa të vijnë në zyrën time këto rekomandime do t’i analizojmë dhe do të marrim vendim për largim të tarifës dhe vendosje të reciprocitetit. Ne jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe do të veprojmë si të tillë”, tha kryeministri Kurti.

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka theksuar disa herë se ishin tarifat e vendosura nga qeveria e tij që u dhanë fund ideve për prekje të kufijve të Kosovës në kuadër të bisedimeve me Serbinë, i bëri thirrje sërish sot kryeministrit Kurti që sic thuhet, të mos i heqë tarifat për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar të bisedimeve, por oferto për kontratë finale për njohje të ndërsjellë në kufijtë ekzistues”.

Idetë për ndryshim kufijsh në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u hodhën në vitin 2018 duke nxitur reagime të shumta./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Detaje shokuese nga tragjedia në Kosovë/ Policja i dha 12 mijë euro tezes, qëndroi 4 orë mes familjarëve të vrarë

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje tragjike dalin në dritë nga vrasja e 5-fishtë që ndodhi një ditë më parë në një familje në Gjilan, ku vajza dyshohet se vrau prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten.

Valdete Bllaca, e stërvitur dhe me profesionin e polices, e kishte paramenduar dhe e kishte përgatitur në përpikmëri skenarin e tragjedisë së djeshme. Vrasjen e prindërve, dy vëllezërve e më pas edhe vetëvrasjen, Valdete Bllaca e kishte planifikuar së paku një ditë përpara.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burime të sigurta e të afërta me familjen e polices se dyshohet që së paku një ditë përpara krimit, ajo kishte dorëzuar te tezja e saj 12 mijë euro.

Në bisedë e sipër, Valdete Bllaca mësohet se e kishte pyetur tezen se sa do të mund të kushtonte një varrim. Megjithatë, ajo nuk i kishte treguar tezes asnjë detaj se pse po ia linte paratë dhe se ku i kishte marrë ato, raporton Gazeta Sinjali.

LEXO EDHE:  Basha takon opozitën e Kosovës/ Kundër gazit lotsjellës në Parlament!

LEXO EDHE:  Tre zyrtarë shqiptarë “non grata” në SHBA/ Bushati: Nuk është një lajm i mirë, përbën shqetësim

Intriguese dhe dramatike ishin edhe lëvizjet dhe sjelljet e fundit të polices Valdete Bllaca përpara se ta vriste babain, nënën, dy vëllezërit e më pas edhe veten. Gazeta Sinjali mëson gjithashtu se personat e fundit që ajo i kishte kontaktuar ishin tezja dhe bashkëshorti i saj. Kontakti me ta kishte ndodhur vetëm disa minuta para se ajo ta shkrepte armën drejt vetes, në fund të një vrasjeje të katërfishtë.

Tezja me bashkëshortin e saj, në ditën tragjike kishin shkuar për vizitë te familja Bllaca, mirëpo te dera i kishte pritur Valdete Bllaca për të mos i lënë të hynin brenda. E shqetësuar, Valdete Bllaca mësohet se u kishte thënë atyre se ata (familja) nuk janë aty dhe se ajo ishte e zënë. Pasi ishin përshëndetur me policen dhe kishin vendosur të largoheshin nga aty, tezja dhe bashkëshorti i saj dëgjuan dy krisma të plumbave kur Valdete Bllaca shkrepi drejt vetes.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Heqja e taksës së mallrave serbë/ Haradinaj-Kurtit: Një kthim prapa në procesin e dialogut

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me deklaratën e sotme të kryeministrit Albin Kurtit për heqjen e taksës për mallrat serbe dhe zëvendësimin e saj me parimin e reciproritetit.

Haradinaj thotë se heqja e taksës do të thotë një kthim prap në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai i bëri thirrje Kurtit që të mos e heqë taksën për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar, por të mundësojë një kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

”Albin, ke ofertu heqjen e taksës, e po të ofrohet kthim në procesin dialogues, tashmë të konsumuar e komprometuar. Mos e heq taksën për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar, por oferto për kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.Kosova i ka dakorduar tri të drejta: Asociacionin në bazë të Kushtetutës, të drejta të zgjeruara për komunitetin serb sipas orientimit të Planit të Ahtisarit, dhe status të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe sipas Projektligjit për Liritë Fetare.” ”Oferto heqjen e taksës për Kontratën Finale për njohje në kufijtë ekzistues, jo për rikthim në proces dialogues tashmë të konsumuar e komprometuar. Nëse shkon rrugës së parë për kontratën finale për njohje, do ta kesh përkrahjen time dhe të Aleancës. Nëse vazhdon me ofertën për kthim në proces të konsumuar e komprometuar, do të të mbajmë përgjëgjës për pasojat”, shkruan Haradinaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Si u deportuan 75 vjet më parë gjermanët e Rumanisë në BRSS

Publikuar

-

Nga

Para 75 vjetësh qeveria rumune deportoi 70.000 gjermanë të Rumanisë të aftë për punë në BRSS me urdhër të udhëheqësit sovjetik Stalin. Arsyeja ishte gjoja bashkëpërgjegjësia për Luftën e Dytë Botërore.

“Në stacionin e trenit na u desh të hipnim në një vagon treni, një vagon bagëtish, dhe në njërin vagon kishte disa pllaka dërrase për t’u shtrirë. Mbi dërrasë nuk kishte asgjë tjetër, vetëm rrobat tona të trupit shtronim mbi to.” Këto fjalë shoqërojnë ekspozitën fotografike “Order 7161″. Portrete të dëshmitarëve të kohës nga deportimi” në Institutin Rumun të Kulturës (RKI) në Berlin. Rreth 70.000 gjermanë nga Rumania në fillim të vitit 1945 u deportuan në BRSS dhe u duhej të kryenin atje punë të detyrueshme për të ndihmuar në rindërtimin e Bashkimit Sovjetik. Mes viteve 2012-2015 fotografi nga Luksemburgu, Marc Schroeder ka takuar 40 të mbijetuar dhe i ka fotografuar ata. Ekspozita është një pjesë e memorjes vizuale të një kapitulli në Gjermani pak të njohur të historisë europiane të pasluftës.

Memorja kolektive

Janar 1945, katër muaj pasi Rumania anuloi aleancën me Hitlerin dhe u vendos në anën e forcave aleate. Qeveria rumune i përgjigjet kërkesës së Stalinit për të dërguar në BRSS gjermanët e Rumanisë. Udhëheqja sovjetike i ngarkon ata si bashkëpërgjegjës kolektiv në Luftën e Dytë Botërore dhe në krimet e nacionalsocializmit. Të prekur janë burra të aftë për punë në moshën 17 deri në 45 vjeç si dhe gra në moshën 18 deri në 30 vjeç. Deportimi pason sipas një plani të përgatitur në bashkëpunim të ngushtë mes autoriteteve rumune dhe pushtuesve sovjetikë. Shumë njerëz gjejnë vdekjen nga kushtet e vështira të punës, për shkak të temperaturave ekstremisht të ulëta dhe urisë. Më 1949 të mbijetuarit lirohen.

Peizazhe bardhë e zi dhe portrete – ekspozita në Berlin paraqet në 75 vjetorin e deportimit një përzgjedhje nga projekti i dokumentacionit të fotografit. Ajo përfshin edhe deklaratat për përjetimet traumatike në kampet sovjektike të punës.

Marc Schroeder, fotograf

Fotografitë dhe informacionet e gazetave japin një pasqyrë të kujtesës së përbashkët mbi deportimet. “Shumica ndoshta më kanë treguar mua më shumë se familjeve të tyre. Besoj, se të tilla ngjarje katastrofike rrallëherë diskutohen në familje. Kjo ishte një vuajtje e madhe, më e pashërueshmja, që kanë përjetuar këta njerëz”, thotë fotografi Schroeder. Motive nga arrestimet, udhëtimi, malli për atdheun dhe kthimi në atdhe janë në fokus.

“Vjehrra ime thoshte, duhet të shkoj, ndryshe të marrin”: Një ndër viktimat e deportimit, kujtimet e së cilës janë dokumentuar në ekspozitë, ajo ishte shtazënë kur e rrëmbyen. Në kamp foshnja i vdiq dhe ajo mori fëmijën e një tjetre, e cila nuk mund ta mbante vetë atë. Kësisoj  me një transport të sëmurësh ajo mundi tëkthehet në Rumani, sepse nënat me foshnje i kthenin në shtëpi. por gjatë rrugës vdiq edhe bebja e dytë.

LEXO EDHE:  E rëndë/ Përplaset autobuzi me nxënës, disa të plagosur

LEXO EDHE:  Vota kundër SHBA në OKB/ Deputeti i PD publikon fjalimin e Trump: Seriozisht e ka ky?

Portret i një dëshmitari të kohës

Kultura transnacionale e kujtesës

Fate tronditëse individësh, të fiksuara në fotografi dhe tekst. Kampe pune të detyruar, vdekje dhe vazhdimisht uri. „Kur nuk kisha çfarë të gatuaj, më depërtonte tymi nëpër gojë. Unë tërhiqja gjuhën e kafshoja në zbrazëti. Haja pështypë me tymin e mbrëmjes dhe mendoja për salçiçet e zgarrës”, shkruan nobelistja Herta Müller në romanin e saj “Shilarësi i frymës”, që bazohet në përvojat e poetit  Oskar Pastior. Ndër veprimtaritë, që shoqërojnë ekspozitën në Berlin, bën pjesë edhe leximi i romanit për tmerrin e kampeve staliniane të punës.

Kartolinë nga një kamp sovjetik pune

Deportimet e gjermanëve të Rumanisë për një kohë të gjatë nuk diskutoheshin. Në Republikën Federale të Gjermanisë ndonëse njiheshin të tilla rrëmbime, ato rrallëherë kanë zgjuar vëmendjen në diskursin publik. Në Rumani gjatë diktaturës komuniste nuk lejohej të flitej për këtë. Vetëm pas përmbysjes së regjimit të Çausheskut u bë e mundur që të thyhet kjo tabu.

Kultura e kujtesës është transformuar me kalimin e dekadave. Arkivat janë hapur dhe tani rregullisht organizohen veprimtari përkujtimore për deportimet në Rusi edhe në Bukuresht e në qytete të tjera rumune. Gazetat, historianët, gazetarët artistët dhe politikanët duan ta mbajnë të zgjuar kujtimin dhe ta informojnë publikun e gjerë për përmasat e pasojave të  “Order 7161” të Stalinit. Sipas mediave rumune 20 përqind e të deportuarve nuk janë kthyer më. Ka njoftime, që sot në Rumani ende jetojnë 180 viktima të deportimeve./ DW

LEXO TE PLOTE