Connect with Us

Seancë nën masa të rrepta sigurie/ Gjykata e Shkodrës lë në burg Bajrat, lirohet infermierja dhe mjeku

Kronika

Seancë nën masa të rrepta sigurie/ Gjykata e Shkodrës lë në burg Bajrat, lirohet infermierja dhe mjeku

Publikuar

-

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër pas dërgimit të çështjes së grupit Bajri në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë në një seancë për rikonfirmim për të dyshuarit.

Kështu gjykata vendosi “arrest me burg” për Ilir Bajrin, Safet Bajrin, Behar Bajrin, Astmer Bilalin, Sirjan Aliajn dhe Emrah Plaku. Po ashtu gjykata dha masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Jonida Murati, “detyrim paraqitje” për mjekun Senad Hallunaj, kryeinfermieren në spitalin e Shkodrës Florine Hoxha dhe financieren Mira Nikaj.

Kujtojmë se Jonida Murati, 32 vjeçe, banuese në Tiranë ishte e punësuar fiktivisht si infermiere në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Seanca e sotme është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe nën masa të rrepta sigurie./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

OFL i kërkoi të justifikojë pasurinë/ Kush është Ervis Martinaj i përfshirë në vrasjen e ish-bllokut

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë.

Kujtojmë se Ervis Martinaj, u arrestua për ngjarjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-bllokut, ku edhe vetë ai mbeti i plagosur ndërsa miku i tij, Fabjol Gaxha, u vra, dhe u lirua pas shtatë muajsh në qelinë e burgut 302, në maj të vitit 2019, nga gjyqtari Artan Gjermeni, dhe një muaj më pas edhe me vendim të Gjykatës së Apelit që “vulosi” lirinë e tij kundrejt garancisë pasurore prej 50 milion lekë të vjetra.

Në maj 2019 Ervis Martinaj është liruar nga paraburgimi 302 në Tiranë pasi prokuroria nuk është në gjendje të mbajë për një kohë të gjatë të izoluar për shkak se akuza nuk kishte provat e mjaftueshme, që do të përligjnin mbajtjen e Martinaj në qeli.

LEXO EDHE:  Vrasja në Shkodër/ Viktima komisioner i PS-së

LEXO EDHE:  Vrasja në Shkodër/ Viktima komisioner i PS-së

Ervis Martinaj ka qenë i njohur në fushën e lojërave të fatit ku ka pasur edhe një kasino “King Casino”, të themeluar në vititn 2011 dhe në prill të vitit 2012 e zgjeroi rrjetin edhe me kompaninë e basteve sportive “Albania Baste Live”. Në vitin 2013, një kompani e tretë lojërash fati u regjistrua në QKB në emër të nënës së 36-vjeçarit, nën emrin tregtar “Eurovis”, e cila është aktive, por jo më për bastet sportive por për shërbime të tjera./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ultimatum për deklarimin e pasurisë/ Ervis Martinaj shënjestra e radhës e OFL

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme Operacioni Forca e Ligjit është zhvendosur në Kurbin ku shenjëstra e radhës është shtetasi Ervis Martinaj, banues në Kurbin.

Në një deklaratë për mediat,agjentja bjonde e OFL tha se i është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë shtetasit Ervis Martinaj, i cili është nën hetim për vrasje me paramendim.

Gjithashtu formulari pë deklarimin e pasurisë u është dërguar edhe shtetasve A.Kaçorri nga Tirana, i dënuar në Itali për vrasje dhe V.Kaçorri me banim në Tiranë, i dënuar në Itali vrasje trafik armësh.

Këta individë si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

LEXO EDHE:  Shkodër/ Banorët dalin në protestë, kërkojnë dëmshpërblimet e përmbytjeve

LEXO EDHE:  Video-Shpërthejnë shkodranët: Rama të shpallë gjendjen e emergjencës

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Po në përmbushje të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ, OFL vijon veprimet e pandërprera, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe, duke kryer veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Korçë

Publikuar

-

Nga

Një person është gjendur pa shenja jetë në lagjen nr.18, në qytetin e Korçës.

Mësohet se viktima është shtetasi Ll. K., rreth 60 vjeç, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.

Personi i pajetë është gjetur në rrugë, dhe në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

LEXO TE PLOTE