LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sa lekë ka paguar Eva Blushi për blerjen e Lori Kafesë?

19 Shkurt 2020, 10:47, Politikë CNA
Sa lekë ka paguar Eva Blushi për blerjen e Lori Kafesë?

Bashkëshortja e Ben Blushit, drejtorit të TV “Top Channel”, Eva Blushi është një ndër ortakët e kompanisë bullgare “EM Capital Group”, që ka blerë 51% të aksioneve të “Valtelina SHPK”, e cila mban emrin tregtar “Lori Kafe”. Pra, kompanisë që ka të njëjtët aksionerë me “Top Channel”.

Në 13 shkurt 2020, CNA.al publikoi dokumentet ekskluzive që tregojnë se kompania bullgare “EM Capital Group AD”, me pronarë Klodin e inceneratorëve dhe bashkëshorten e Ben Blushit ka blerë 51% të aksioneve të kompanisë “VALTELINA shpk”. Kjo kompani është edhe mbajtësja dhe prodhuesja e brandit “Lori Kafe”.

Pra, 51% të aksioneve të kompanisë “Lori Kafe”, tashmë i zotërojnë pronarët e konçesionit të incerneratorëve dhe Ben Blushi , nëpërmjet bashkëshortes së tij Eva Blushi.(Lexo këtu)

Sipas kontratës së shitjes, e siguruar nga CNA.al, shuma në total është 2.2 milion dollarë, nga të cilat janë paguar 1.5 milion dollarë, ndërsa diferenca e mbetur do të paguhej në një afat kohor prej gjashtë muajsh.

Sikurse CNA.al, e raportoi një ditë më parë, Eva Blushi është ortake e “EM Capital Group” me 33% të aksioneve.  (Lexo këtu)

Eva Blushi është subjekt i deklarimit të pasurisë, nga bashkëshorti i saj Ben Blushi, i cili ka mbajtur më parë detyra si ish-ministër, ish-deputet dhe ish-kryetar i një partie politike.

CNA.al disponon të gjitha deklaratat e pasurive të zotit Ben Blushi, të cilat do t?i publikojmë në vijim.

Tani, pyetja është ku i gjeti lekët Eva Blushi, për të blerë “Lori Kafe”-në, 2.2 milion dollarë?

Nga kjo shumë lekësh, sa ka paguar Eva Blushi?

Mos vallë lekët i ka paguar kompania e inceneratorëve nga Tirana në Bullgari dhe nga Bullgaria në Tiranë?

A është kjo një skemë për të shmangur një blerje direkte në Shqipëri? Pra, për të fshehur skandalin që kompania e koncesionarit të inceneratorëvenga taksat e shqiptarëve, paguan 2.2 milion dollarë, tek aksionerët e “Top Channel” për blerjen e një kompanie tjetër?

Ku i gjeti lekët Eva Blushi?

Kush i ka paguar 1.5 miliardë lekë, ose 1.5 milion dollarët për blerjen e “Lori Kafe”-së?

A duhet ta hetojë SPAK?

Dosja do të vazhdojë të publikohet nga CNA.al, çdo ditë me detaje të reja dhe skandale edhe më të rënda./ CNA.al

Thellohet skandali i kompanisë Bullgare me Top Channel

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Lajmet e fundit nga