LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Qetësohu “Gjeneral!”/ Presidenca i kthehet me të njëjtën monedhë Lleshajt

19 Shkurt 2020, 18:52, Politikë CNA
“Qetësohu “Gjeneral!”/ Presidenca i kthehet me të

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, paralajmëroi pak minuta më parë se do të kornizojë institucionin e Presidentit dhe se Policia e Shtetit nuk do ta lejojë Ilir Metën të organizojë tubim më 2 mars kundër qeverisë.

Por ka qenë i menjëhershëm reagimi i Presidencës, e përfaqësuar nga zëdhënësi Tedi Blushi.

Blushi i kërkon me tone ironie Ministrit të qetësohet, ndërsa e akuzon se po e bën këtë paralajmërim nën urdhrat e kryeministrit Edi Rama. Zëdhënësi i Metës thekson se rendin në 2 mars do ta garantoje Presidenti në bashkëpunim me qytetarët.

?Asnjë sekondë për të humbur me “Gjeneralin” nën poture. Si mund të bëjë moral për Kushtetutën një gënjeshtar që donte të hynte në shkelje të Kushtetutës me kamuflazh në zyrën e ministrit?

Qetësohu ?Gjenerali? nën poture: Rendin në 2 mars e garanton Presidenti bashkë me popullin!?, nënvizon Blushi./ CNA.al

Paralajmëron Sandër Lleshaj/ Policia barrikadë kundër Presidentit

Lajmet e fundit nga