LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse rënia e ndikimit të Perëndimit, përbën një shqetësim për botën

19 Shkurt 2020, 07:37, Blog CNA
Pse rënia e ndikimit të Perëndimit, përbën një

Nga Andrew Hammond ?Gulf News?

* Konferenca e Sigurisë e Mynihut, përfundoi të dielën pas diskutimeve të gjata që përfshinë rreth 500 liderë politikë dhe të biznesit, përfshirë Emanuel Makron, Majk Pompeo dhe Mark Zukerberg. Një nga temat kryesore këtë vit ishte e ashtuquajtura ?Westlessness? (rënien e ndikimit të Perëndimit në botë), duke reflektuar pasiguritë në lidhje me rolin aktual të Perëndimit, pavarësisht faktit se ai ndikim ende mund të ripërtërihet.

Ndër çështjet që u ngritën për diskutim në Mynih ditët e fundit, ishte ajo nëse bota po bëhet më pak perëndimore, nëse vetë Perëndimi po bëhet më pak perëndimor, dhe çfarë do të thotë për botën nëse Perëndimi ua lë gjithnjë e më shumë të tjerëve skenën ndërkombëtare.

Ky diskutim i gjerë, ka të bëjë me fenomenin e ?Westlessness?, që u përkufizua në Mynih si një ?ndjenjë e përhapur e shqetësimit, përballë rritjes së pasigurisë, në lidhje me qëllimin e qëndrueshëm të Perëndimit përballë shumë sfidave të sigurisë, të cilat duket se janë bërë të pandashme, nga ato që disa i përshkruajnë si shenja të shkatërrimit të projektit perëndimor?.

Një nga qëllimet kryesore të konferencës, nuk ishte vetëm hulumtimi mbi këto çështje, por gjithashtu nisja e adresimit të një sfide kryesore strategjike për partnerët trans-atlantikë, që është dalja me një strategji të përbashkët e Perëndimit, ndaj asaj që mund të jetë një epokë e re e rivalitetit mes fuqive të mëdha.

Sado e vështirë që mund të duket për disa, ripërtëritja e Perëndimit si aleanca kryesore politike në botë, është larg nga të qënit e pamundur. Hapi i parë i domosdoshëm, është që të gjitha palët kryesore, përfshirë BE-në, Kanadanë dhe Japoninë, të pranojnë se nuk mund të jetë i mundur rikthimi i rendit të vjetër liberal.

Për shumë njerëz, është mëse e qartë se të tentosh t?i rikthehesh një morie rregullash të vjetra, të bazuara në rregullat ndërkombëtare, mund të mos jetë realiste. Brenda bllokut perëndimor, sfidat janë të mëdha. Këtu përfshihet çështja e ndryshimit të klimës, ku OKB-ja ka bërë thirrje për më shumë bashkëpunim, gjë që nuk ka ndodhur për shkak të planeve të Trump për t?u tërhequr nga Marrëveshja e Parisit, deri në fund të këtij viti.

Për më tepër, përkundër marrëveshjes tregtare të fazës së parë SHBA-Kinë, tensionet më të gjera ekonomike ndërkombëtare, janë në nivele të larta. Përveç veprimeve të SHBA-së, edhe Japonia ka vendosur tarifa të reja për Korenë e Jugut, ndërsa Italia është në mosmarrëveshje me Francën dhe Brukselin për buxhetin e saj dhe çështjen e emigracionit.

Ndërkohë, Gjermania nuk bie dakord me fqinjët e saj lindorë për sundimin e ligjit dhe sigurinë  energjitike. Edhe Kanadaja, po tregon disa shenja të heqjes dorë nga rendi liberal i pasluftës. Ajo po e pranon se sistemi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në OBT-së nuk po funksionon si duhet, ndaj po ndjek aktivisht një rrugë alternative.

Nisja e dekadës së re këtë vit, është koha e duhur për t?u përballur me këto fakte. Dhe është momenti i duhur për të nisur studimin, se si duhet të jetë një qasje e re e udhëhequr nga Perëndimi mbi qeverisjen globale. Një parakusht për ta mundësuar këtë qëllim, është fokusimi tek çështjet e mëdha strategjike me të cilat përballet Perëndimi.

Këto janë të shumta, dhe nuk do të zgjidhen me një samit të vetëm, apo edhe një seri konferencash këtë vit. Së pari, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar, duhet të bien dakord se si të menaxhojnë një Brexit kaotik, në rast se arritja e një marrëveshje tregtare do të duket e pamundur të arrihet.

Së dyti, është e nevojshme që Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, me marrëdhëniet dypalëshe që kanë hyrë në ngërç nën Trumpin dhe Angela Merkelin, të bien dakord se ekzistojnë një varg sfidash të sigurisë dhe ato ekonomike, të cilat mund të përballohen më mirë së bashku.

Së treti, Franca dhe Italia duhet të përpiqen të sheshojnë dallimet mes tyre. Sigurimi i eurozonës ndaj krizës ekonomike të radhës, kërkon një bashkëpunim të thellë midis tyre dhe Gjermanisë.

Dhe ky duhet të jetëm vetëm fillimi. Çështje të tjera, përfshijnë të ardhmen e sistemit ndërkombëtar të tregtisë, që po vuan pasojat e sanksioneve të fundit të vendosura në të gjithë globin.

Megjithatë, në kontekstin aktual nuk duhet përpjekur për të bërë shumë gjëra. Premtimet e tepërta, dhe mbajtja e shumë pak prej tyre, nuk është mënyra e duhur për të ripërtërirë aleancën perëndimore. Nëse dominon realizmi, dhe kjo temë shndërrohet në një dialog shumëvjeçar, forume si NATO dhe G7, sado të papërsosura që janë, mund të ngjiten në lartësinë e sfidës.

Për shembull, NATO ka një rëndësi të vazhdueshme me anëtarësimin e vendeve me një popullsi të përbashkët prej rreth 1 miliardë njerëzish. Ajo mbetet një nga organizatat ushtarake më të suksesshme në botë, duke ndihmuar në periudhën më të gjatë të paqes së qëndrueshme në historinë moderne të Perëndimit.

Skeptikët do të thonë se asgjë e madhe nuk do të ndryshojë në një drejtim pozitiv, të paktën për sa kohë që Trumpi do të jetë president i SHBA-së. Sado problematike që janë shumë nga pozicionet politike të Trumpit, Perëndimi nuk është vetëm një bashkësi vlerash, por ndërkohë edhe një bashkësi interesash.

Kur vlerat përplasen, ne duhet të përqendrohemi tek interesat. Dhe në këtë moment të fundit të pasigurisë gjeopolitike dhe ekonomike, viti 2020 mund të jetë momenti për të filluar rivendosjen e themeleve për një Perëndim të ripërtërirë./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga