LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pasojat e revoltës së 2 marsit, çfarë po synon Ilir Meta dhe parashikimet e kobshme të analistëve

19 Shkurt 2020, 20:27, Opinione CNA
Pasojat e revoltës së 2 marsit, çfarë po synon Ilir Meta

Nga Ylli Pata –

Pas shpalljes së revoltës së 2 marsit, kur Ilir Meta, siç tha publikisht, do t?i bjerë Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit që ndodhen në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, komentatorët e analistët kanë nisur të parashikojnë pasojat e mundshme.

Të cilat duket se kanë një kolorit të gjerë resonance, nga përplasja civile, pra rikthimi i molotovëve ndaj Kryeministrisë, apo edhe më shumë se kaq, e deri tek eleminimi fizik i Ramës, që e përmendi Frrok Çupi.

Por realisht duket se është një fotokopje e 2017-s dhe 2019-s, kur opozitat braktisën institucionet dhe dolën në rrugë.

Një vit më parë ndodhi e pandodhura në Shqipëri, që ishte dalja totale e opozitës nga çdo përfaqësim politik institucional, me logjikën për të bllokuar Parlamentin e me synimin për të krijuar kapsllëk institucional, që mund të prodhonte një zgjidhje të negocuar drejt një qeverie jashtë parlamentare e zgjedhje të reja, sipas kushteve të Metës e Berishës.

Një pjesë e madhe e analistëve vunë bast që nuk do të ketë zgjedhje lokale më 30 qershor dhe këtë e thanë aq me pathos, sa vunë në lojë edhe kredibilitetin e tyre profesional.

Kur më 30 qershor zgjedhjet u zhvilluan dhe madje normalisht, kënga ndryshoi sikur të mos kishte ndodhur asgjë, dhe ata që thanë të kundërtën as u skuqën e as u zverdhën, po ndryshuan këngën.

Kishte nga ata që paralajmëruan edhe vrasje politike, si pasojë e daljes nga sistemi të një pjese të kastës politike. Por natyrisht nuk ndodhi asgjë.

Po më 2 mars çfarë do të ndodhë, përveç presionit, nëse Meta shpërndan Parlamentin me dekret Bulevardi dhe niset të futet në Kryeministri?

Sipas gjasave, do ketë skena tensioni si ato të një viti më parë apo edhe më shumë, në varësi edhe të përgatitjes së forcave të rendit.

Por synimi apo pasojat janë thjesht që ky tension të ndikojë në vendimarrjen e Samitit të Zagrebit për hapjen e negociatave.

Një vendim pozitiv i vendeve anëtare pas dhënies së 1.15 miliardë eurove për rindërtimin duket se konsiderohet si kob për Metën në radhë të parë, por edhe për qarqe të tjera të opozitës, pasi ata kështu e kanë nisur kauzën e tyre, si një përplasje fatale me Ramën.

Meta synon t?i heqë kryeministrit të paktën një arritje.

Ndryshe do të ishte sikur ata ta kishin zhvilluar këtë opozitë si një alternativë e Edi Ramës, ku mund të kishin korrur konsensus edhe më shumë, madje mund të kishin qenë aktorë kryesore, si në 1.15 miliardëshin e rindërtimit, ashtu edhe në hapjen e negociatave me BE-në.

Kështu ndodhi më PS-në në 2008, kur kreu i grupit parlamentar të saj, Valentina Leskaj, ishte në delegacionin shqiptar kur u dha ftesa për anëtarësim në NATO.

Ndërsa ambasadori amerikan Uithers, e cilësoi Ramën një javë para atij vendimi si ?burrë shteti?, pasi nuk e përdori politikisht tragjedinë e Gërdecit.

Rama nuk erdhi në pushtet një vit më pas, edhe pse doli parti e parë, si pasojë e koalicionit Meta-Berisha. Politika nuk është gjë tjetër veçse dialektikë e zhvillimeve të atyre që një klasë mbjell çdo ditë.

Kjo lloj opozite ka mbjellë vetëm erën e zhurmën dhe është e ditur që do të korrë vetëm furtunën, që siç para një viti erdhi nga jashtë?

Lajmet e fundit nga