Connect with Us

“O lekët, ose do të ketë viktima”/ Naftëtarët hyjnë në ditën e tretë të grevës së urisë

Lajme

“O lekët, ose do të ketë viktima”/ Naftëtarët hyjnë në ditën e tretë të grevës së urisë

Publikuar

-

Naftëtarët e Ballshit janë futur në ditën e tretë të grevës së urisë dhe ndërkohë kanë nisur komplikacionet e para shëndetësore.

Naftëtarët shprehen të bindur se nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre duke kërkuar pagat e prapambetura dhe fillimin e punës.

“O lekët, ose do të ketë viktima. Askush nuk ka ardhur të na pyesë se çfarë ka ndodhur. Na ka ardhur vetëm një përfaqësues nga Avokati i Popullit”, thanë ata.
Ndërkohë naftëtarët kanë refuzuar ushqimin dhe ujin e pijshëm por edhe ndihmën shëndetësore. Njëri prej tyre që ka pasur probleme më të rënda është zëvendësuar me një tjetër naftëtar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Do pranojë të bëhet ministre Kulture?/ Alketa Vejsiu i jep fund aludimeve

Publikuar

-

Nga

Moderatorja Alketa Vejsiu i ka dhënë fund aludimeve nëse do të angazhohet në politikë.

Vejsiu u pyet nga Ilva Tare në TV “Euronews”, nëse do të pranonte në rast se do t’i propozohej posti i ministres së Kulturës, ndërsa moderatorja theksoi se nuk do të angazhohet asnjëherë në politikë.

“Politikë jo, unë  e kam gjetur korsinë time jam shumë e lumtur në trenin ku jam ngjitur, jam shumë e kënaqur për biznesin që drejtoj”, theksoi Vejsiu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

I shkoi në emision/ Alketa Vejsiu fton live për tu larguar nga “Euronews” Ilva Taren

Publikuar

-

Nga

Moderatorja Alketa Vejsiu i ka bërë një propozim të papritur moderatores Ilva Tare, teksa kjo e fundit po e intervistonte në Euronews.

Alketa po fliste për përfitimet që i jepte puna e saj, ndërsa i propozoi Ilvës që t’i bashkohej skuadrës së punës së saj.

Ilva Tare nuk ka preferuar që t’i japë asnjë përgjigje dhe e vënë në siklet i drejtoi një tjetër pyetje të përgatitur për intervistën.

Vejsiu: Shumë herë programe si ky japin bonuse kështu që e kthyer në profesion.

LEXO EDHE:  Modelja që pozon duke ushqyer fëmijën me gji

LEXO EDHE:  “Ushqimi i vetëm që mund të përballoja ishte më i liri!” Blerina Bombaj kujton vështirësitë e jetës si studente

Tare: Po më kompromenton tani?

Vejsiu: Po të kërkoj që ti atashohesh skuadrës time se mund ta kalosh me shumë pak kosto dhe mund ta bësh të mundur ëndrrën tënde nëse e ke ëndërr dhe objektiv./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Patëm diskutime”/ Alketa Vejsiu flet për raportin me Vera Grabockën pas Sanremos

Publikuar

-

Nga

Pas prezantimit të Sanremos u duk sikur marrëdhëniet mes moderatores Alketa Vejsiu dhe regjisores Vera Grabocka u krisën.

Për këtë ka folur sot moderatorja e cila tregoi në studion e “Euro News” se mes tyre ka patur diskutime, por jo krisje të marrëdhënieve.

“Kjo është një pyetje që i bëhen dy njerëzve që duhen. Raportet ridimensionohen, do jetojnë me ne sa të jemi në këtë jetë. Krisje jo, nuk ka pasur, pati diskutime se mendimet e Verës dhe të miat kanë ndonjëherë përplasje. Vera ishte në sallë, ishin dy persona të rëndësishëm që njerëzit nuk i dinë, ishte bashkëshorti im dhe mentorja ime Vera”, theksoi Alketa./ CNA.al

LEXO TE PLOTE