LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshon moti/ Bëhuni gati për reshje dhe shtrëngata

19 Shkurt 2020, 07:16, Sociale CNA
Ndryshon moti/ Bëhuni gati për reshje dhe shtrëngata

Moti me diell po na shoqëron në mëngjesin e sotëm, por duke nisur nga orët e mesditës vranësirat do të pësojnë shtim deri dhe të dendura.

Sipas SHMU, prej orëve të pasdites, reshjet e shiut në intensitet të ulët do të prekin pjesën bregdetare. Në mbrëmje, reshjet me intensitet të ulët do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në bregdet do të marrin karakter shtrëngatash.

Era, do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim e lehtë e mesatare në brigjet detare, duke u shoqëruar me valëzim të ulët.

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 0ºC deri në 12ºC
zonat e ulëta 2ºC deri në 18ºC
zonat bregdetare 3ºC deri në 17ºC

Lajmet e fundit nga