Connect with Us

“Moj e çmendura E”/ Presidenca paralajmëron ashpër Spiropalin

Politikë

“Moj e çmendura E”/ Presidenca paralajmëron ashpër Spiropalin

Publikuar

-

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nuk është kursyer ndaj presidentit Ilir Meta, i cili lajmëroi për një protestë kundër grushit të shtetit, në 2 mars.

Spiropali tha se keqardhja për Ilir Metën nuk ka të sosur, ndërsa nënkuptoi se do vijojnë punën për shkarkimin e presidentit.

Pas kësaj, ka reaguar menjëherë zëdhënësi i Metës Tedi Blushi, ku paralajmëron mazhorancën se do e shohë shumë shpejt zemërimin e popullit.

“Moj e Çmendura E., po edhe për grushtin e shtetit keni marrë konsensusin e SHBA-BE? Se Venecian që vetë e kërkuat, po vetë e përzutë!

Megjithatë, ne nuk nxitohemi! Po presim edhe opinionet zyrtare të EURALIUS-it. Se kështu mashtruat ju edhe për opinionet që nuk ekzistojnë të KED, Shkollës së Magjistraturës, dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që shkëlqeu me delegjitimimin e ligjit tuaj anti-kushtetues të betimit buzë Lanës.

LEXO EDHE:  Thirrje Presidentit/ "Prano krimin që u ke bërë shqiptarëve dhe shko në burg"

Mbani fort oligarkët se ata janë të besës. Sa për popullin, do e shihni shumë shpejt! Edhe pak durim! Me qetësi dhe drejtësi!”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Blushi thekson se nuk ka koment për gjuhën jashtë kontrollit, ndërsa me ironi thotë se Spiropali i udhëheq në këtë drejtim bashkë me “Skënderbeun”, duke nënkuptuar kështu kryeministrin Edi Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Greva e punonjësve të rafinerisë dhe pompimit në Poçem/ Basha kërkon zgjidhje të menjëhershme

Publikuar

-

Nga

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka shprehur mbështetjen për protestën dhe grevën e urisë së punonjësve të nënstacionit elektrik dhe atij të pompimit të ujit në Poçem të Mallakastrës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha deklaron se kërkesat e këtyre punonjësve janë të drejta dhe duhet të gjendet zgjidhje.

“Mbështes plotësisht punonjësit e rafinerisë së naftës dhe stacionit të pompimit të ujit në Poçem dhe aktet e tyre sublime, përfshirë grevën e urisë. Kërkesat e tyre janë të drejta dhe duhet të gjejnë zgjidhje të menjëhershme. Indiferenca dhe loja e pushtetarëve me fatin e tyre është kriminale”, thekson lideri i demokratëve.

Kujtojmë se punonjësit në Poçem kanë zhvilluar disa protesta të njëpaasnjëshme dhe janë futur në grevë urie, pasi deklarojnë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga administratorët e kompanisë së naftës për çështjen e pagave.

LEXO EDHE:  Zbulohet misteri/Çfarë fshihet pas “dashurisë” Veliaj-Meta!

LEXO EDHE:  Meta dekretoi Marsida Xhaferllarin si gjyqtare të Kushtetueses/ Vjen reagimi i parë nga PS

Ata thotë se kanë 27 muaj që nuk paguhen dhe nuk do të tërhiqen derisa instancat shtetërore t’i japin zgjidhje problemit të tyre, por ndërkohë në nënstacionin e Poçemit vijon puna normalisht./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasadorja e SHBA: Presim përgjegjshmëri nga udhëheqësit e vendit

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka takuar sot kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Kim bën me dije se me Bashën, Ramën dhe Metën kanë diskutuar për zhvillimet e fundit, pritjet e SHBA dhe për donacionet për rindërtimin pas tërmetit.

Ambasadorja thekson se rindërtimi duhet të bëhet në mënyrë transparente, ndërsa liderët  duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme.

“Me referencë specifike në konferencën e donatorëve në Bruksel, ne besojmë se pasqyron solidaritetin, mbështetjen dhe dëshirën e bashkësisë ndërkombëtare për të ndihmuar popullin shqiptar në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit. Ne diskutuam gjithashtu për pritjen tonë se do të ketë transparencë dhe përgjegjshmëri gjatë gjithë këtij procesi. Përtej konferencës së donatorëve, diskutova edhe hapat e rëndësishëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë në javët dhe muajt e ardhshëm, duke demonstruar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike. Ne presim që liderët e Shqipërisë të sillen në një mënyrë të përgjegjshme dhe të mos kenë si qëllim të përfitojnë nga populli shqiptar”, thekson Kim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjyqi ndaj Balliut dhe banorëve të Astirit/ Basha akuza të forta Prokurorisë

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike ka hedhur akuza të forta ndaj Prokurorisë, për procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Klevis Balliut dhe disa protestuesve të Unazës së Re.

Sipas tij, Prokuroria është kapur dhe është bërë palë me vjedhjen, ndaj pretendon se nuk po heton dhe ndëshkon hajdutët e 40 milion eurove në aferën e Unazës së Re, por po përndjek dhe merr të pandehur qytetarët.

Basha paralajmëron se opozita nuk do ndalojë së denoncuari aferat korruptive në Unazën e Re.

“Marrja si të pandehur nga prokuroria e përfaqësuesit të opozitës Klevis Balliu dhe të qytetarëve Seit Hajderasi, Lulzim Maqinaj, Ilir Katiraj dhe Elton Skënderaj pse protestojnë për të mbrojtur shtëpitë dhe fëmijët e tyre, është akt politik, për të frikësuar qytetarët që kundërshtojnë arbitraritetin dhe hajdutërinë e Edi Ramës.

Në emër të Partisë Demokratike dua të bëj të qartë se 30 vjet pas rrëzimit të diktaturës nuk ka prokurori politike që mund të ndalë qytetarët e lirë të protestojnë ndaj korrupsionit dhe dhunës qeveritare. Nuk ka prokuror apo gjykatës të korruptuar që mund të frikësojë opozitën të jetë përkrahë qytetarëve dhe të denoncojë aferat kriminale e korruptive të Edi Ramës dhe ministrave të tij. Akte të tilla dëshmojnë sesa e drejtë dhe jetike është beteja jonë me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Denoncimi dhe reagimi ndaj korrupsionit, lidhjeve të krimit të organizuar me Edi Ramën dhe regjimin e shërbëtorëve të tij, nuk ka për t’u ndalur!”, thekson aio në një postim në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Meta i uron besimtarëve Pashkët/ Mesazh për shtresat në nevojë

LEXO EDHE:  Meta viziton “Strehën e Parë Vorfnore”/ Mirënjohje familjeve tiranase për humanizmin e treguar

Ndërkohë, kujtojmë se Balliu publikoi sot një dokument ku ishte stampuar fotoja e një shtëpie dhe ngriti akuzat se e vetmja banesë e pa prishur në Astir, është ajo e prokurores Elisabeta Imeraj./ CNA.al

“E vetmja shtëpi që nuk preket në Astir”/ Klevis Balliu denoncon prokuroren dhe dosjet e bujshme që ka mbyllur

LEXO TE PLOTE