Connect with Us

Kina heq akredimin e tre gazetarëve të Wall Street Journal

Bota

Kina heq akredimin e tre gazetarëve të Wall Street Journal

Publikuar

-

Kina ka revokuar letrat kredenciale të tre gazetarëve me gazetën Wall Street Journal me qendër në SH.B.A., për shkak të titullit të një editoriali të fundit që qeveria kineze e konsideroi racist.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Geng Shuang u tha gazetarëve në Pekin të mërkurën se gazeta nuk pranoi të kërkonte falje për editorialin e saj të 3 shkurtit, me titullin “Kina është Njeriu i Sëmurë i Vërtetë i Azisë”. Editoriali, i shkruar nga akademiku amerikan Walter Russell Mead, kritikoi reagimin e Kinës ndaj shpërthimit të koronavirusit të ri që ka vrarë mbi 2,000 njerëz në kontinent, që kur filloi dy muaj më parë. Dhjetëra mijëra njerëz, si në Kinë ashtu edhe në disa vende të tjera, janë infektuar nga virusi.

Shprehja “i sëmuri i Azisë” është përdorur historikisht për të kategorizuar popullin kinez si të përfshirë nga sëmundjet dhe të papastër. Titulli, megjithatë, u shkrua nga dikush në redaksi, jo nga zoti Mead dhe as nga korrespondentët.

Gazeta njoftoi se tre punonjësve të saj, zëvendës shefit të zyrës Josh Chin, korrespondentit Chao Deng (të dy shtetas amerikanë), si dhe korrespodentit Philip Wen (shtetas australian) u janë dhënë pesë ditë afat për të lënë Kinën.

LEXO EDHE:  Koronavirusi, cili do jetë ndikimi ekonomik dhe politik i tij në Kinë

Një tjetër korrespondent i gazetës Wall Street Journal, Chun Han Wong, u dëbua vitin e kaluar pasi shkroi një artikull në lidhje me një të afërm të Presidentit Xi Jinping.

Vendimi i së mërkurës për të dëbuar gazetarët vjen një ditë pasi administrata Trump njoftoi se do të trajtojë pesë media kineze të drejtuara nga shteti, përfshirë agjensinë e lajmeve Xinhua dhe Rrjetin e Televizionit Global Kinez, njësoj si ambasadat e huaja, duke u kërkuar atyre që të regjistrojnë në Departamentin e Shtetit punonjësit dhe pronat e tyre në Shtetet e Bashkuara./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Lajm i trishtë!/ Po kurohej për Covid, ndërron jetë gruaja shtatzënë

Publikuar

-

Nga

Lajm i trishtë! Po kurohej për Covid, ndërron jetë gruaja shtatzënë

Një grua shtatzënë nga Komuna e Prizrenit, ka humbur jetën sipasojë e Covid-19.

E reja ishte fillimisht ishte pranuar në Klinikën Infektive, por për shkak të komplikimeve, ishte transferuar në njësinë intensive Covid.

“Në ritestimin e datës 17 nëntor, ajo kishte rezultuar negativ, por vazhdonte të kishte gjendje të rënduar shëndetësore. Pavarësisht përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësor, ajo pas disa ditësh mjekimi nuk arriti të mbijetonte”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

LEXO EDHE:  Shtëpia e Bardhë sulmon Zërin e Amerikës/ “Po promovon propagandën e Kinës për Covid-19”

LEXO EDHE:  Pezullimi i fondeve amerikane për OBSH-në/ Kina: Ndikon tek të gjitha vendet

Që prej 13 marsit – kur u paraqitën rastet e para me koronavirus – në Kosovë janë regjistruar 37.028 raste me COVID-19. Prej tyre 964 pacientë kanë vdekur. Raste aktive janë 13.375./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Greqia “nën ethet” e Covid/ Shënohen 99 viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar

Publikuar

-

Nga

Greqia ka regjistruar 2 018 raste të reja dhe 99 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportimeve të Ministrisë së Shëndetësisë në Greqi numri total i të infektuarve ka arritur shifrën 99 306.
99 viktimat e shënura në 24 orët e fundit e kanë çuar numrin total të viktimave në 2 001.

Mosha mesatare e personave që kanë humbur jetën është 80 vjeç dhe 97.1% kishin një sëmundje bashkëshoqëruese.

LEXO EDHE:  Foto tronditëse/ Nënat u shesin pedofilëve fëmijët e tyre 5 vjeç për përfitime personale

LEXO EDHE:  Lufta e Trump kundër WeChat/ Ndalimi mund të parandalojë ndërmarrjet amerikane të bëjnë biznese me Kinën

Situata e koronavirusit vijon të jetë shumë shqetësuese ku dita ditës vijon të rritet numri i të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Koronavirusi “bën gjëmën” në Itali/ Konfirmohen 822 viktima në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi “bën gjëmën” në Itali/ Konfirmohen 822 viktima në 24 orë

Ditët e fundit është vërejtur se shifrat e të infektuarve në Itali kanë ardhur sërish në rritje.

Mësohet se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 29,003 raste të reja me koronavirus, nga 232,711 testime të bëra.

Mediat e shtetit fqinj, duke iu referuar min istrisë së Shëndetësisë, raportojnë se që nga fillimi i pandemisë, pragu i 1.5 milionë infeksioneve (1,509,875) është tejkaluar .

Që nga dita e djeshme kanë humbur jetën 822 persona, ndërsa në total numri i viktimave ka shkuar në 52,850.

LEXO EDHE:  Lufta e Trump kundër WeChat/ Ndalimi mund të parandalojë ndërmarrjet amerikane të bëjnë biznese me Kinën

LEXO EDHE:  "A kishit veshur jelek antiplumb?"/ Rama nga Kosova: E dini që s’e kam problem trupin tim!

Në kujdes intensive janë vetëm 2 persona më pak sesa dje, ndërsa në spitalet Covid po trajtohen  275 pacientë më pak se një ditë më parë. / CNA.al

LEXO TE PLOTE