LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hyri në lokal i armatosur/ E pëson keq 38-vjeçari

19 Shkurt 2020, 08:12, Kronika CNA
Hyri në lokal i armatosur/ E pëson keq 38-vjeçari

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 38-vjeçar, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë shtetasi me inicialet A.S., i cili u kap i armatosur në një lokal.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë ?Ekol?, të cilën 38-vjecari e mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale ?Armëmbajtja pa leje?, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.

Lajmet e fundit nga