Connect with Us

Hapet konsullata e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut

Lajme

Hapet konsullata e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Republika e Shqipërisë do të ketë tashmë një konsullatë të vetën në Maqedoninë e Veriut.

Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, pasi u propozua si kërkesë nga kryeministri Edi Rama, në cilësinë e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në vendim thuhet se Konsullata do të hapet në Strugë, sipas ligjit “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”.

LEXO EDHE:  Bregu zbulon shifrën/Ja milionat që do japë BE për Shqipërinë deri më 2020

Shpenzimet për hapjen e këtij posti konsullor do të përballohen nga buxheti i vitit 2020, i miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Diplomatët amerikanë në gjyqin ndaj Arbër Çekaj/ Biznesmeni: Nuk më jepni mundësi të mbrohem

Publikuar

-

Nga

Diplomatët amerikanë po monitorojnë nga afër proçesin gjyqësor të biznesmenti Arbën Çekaj dhe 2 të pandehurve të tjerë të akuzuar për trafikun e 613 kilogramë kokainë të kapur në Maminas.

Sipas gazetares Klodiana Lala, para trupit gjykues, Çekaj tha se ka kërkuar praninë e ndërkombëtarëve,në këtë proçes të cilin ai e konsideron një falsë.

“Kërkova ndërkombetarët pasi ju nxituat për ta mbyllur këtë proces farsë. Më keni dhënë garanci në Gjermani për proçes të rregullt ligjor dhe nuk më jepni mundësi të mbrohem” është shprehu Çekaj.
Ndërkohë trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën e radhës për më 4 mars./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“O lekët, ose do të ketë viktima”/ Naftëtarët hyjnë në ditën e tretë të grevës së urisë

Publikuar

-

Nga

Naftëtarët e Ballshit janë futur në ditën e tretë të grevës së urisë dhe ndërkohë kanë nisur komplikacionet e para shëndetësore.

Naftëtarët shprehen të bindur se nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre duke kërkuar pagat e prapambetura dhe fillimin e punës.

“O lekët, ose do të ketë viktima. Askush nuk ka ardhur të na pyesë se çfarë ka ndodhur. Na ka ardhur vetëm një përfaqësues nga Avokati i Popullit”, thanë ata.
Ndërkohë naftëtarët kanë refuzuar ushqimin dhe ujin e pijshëm por edhe ndihmën shëndetësore. Njëri prej tyre që ka pasur probleme më të rënda është zëvendësuar me një tjetër naftëtar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Do pranojë të bëhet ministre Kulture?/ Alketa Vejsiu i jep fund aludimeve

Publikuar

-

Nga

Moderatorja Alketa Vejsiu i ka dhënë fund aludimeve nëse do të angazhohet në politikë.

Vejsiu u pyet nga Ilva Tare në TV “Euronews”, nëse do të pranonte në rast se do t’i propozohej posti i ministres së Kulturës, ndërsa moderatorja theksoi se nuk do të angazhohet asnjëherë në politikë.

“Politikë jo, unë  e kam gjetur korsinë time jam shumë e lumtur në trenin ku jam ngjitur, jam shumë e kënaqur për biznesin që drejtoj”, theksoi Vejsiu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE