Connect with Us

Formula e re brenda opozitës/ Mediu tregon si do ndërtohen grupimet

Politikë

Formula e re brenda opozitës/ Mediu tregon si do ndërtohen grupimet

Publikuar

-

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka folur për formulën e re brenda opozitës, e cila parashikon që brenda koalicionit të madh të krijohet një grupim politik.

Sipas tij, kjo formulë bën të mundur barazinë e votës dhe mundësinë e përfaqësimit në Parlament.

“Garanton barazinë para votës edhe vlerës së mandatit përballë votuesve. As më shumë dhe as më pak, çdo subjekt politik, qoftë si subjekt më vete, koalicion apo grupim mundëson mandatin në bazë të votave që votojnë qytetarët. Ideja është krijimi i një grupimi koalicionit, që do të thotë një grupim partish mund të konkurrojnë me njëra-tjetrën brenda koalicionit për të maksimalizuar votat dhe për të tuar mundësinë për tu përfaqësuar në Parlament”, shprehet Mediu.

Aleati i Lulzim Bashës thekson se çdo subjekt politik do të ndërtojë grupin e vet, në mënyrë që të përfaqësohen në mënyrë të drejtë.

“Njerëzit që duan të bëjnë diversion duan të bëjnë diversion. LSI mund të ndërtojë koalicionin e vet, PDIU mund të bëjë koalicionin e vet, PR koalicion e vet ose mund të dalë më vete, PD po ashtu grupimin e vet. Pra gjithsecili subjekt politik në raportet politike programore apo interesat elektorale mund të ndërtojë një grupim të vetin, nuk ka asnjë pengesë. Kjo i ka dhënë mundësi çdo subjekti politik nga të dyja krahët që të ndërtojë një raport të drejtë me forcat politike që hyjnë në garë”, nënvizon Mediu.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet pa opozitën/Meta sulmon Ramën: Hap i madh mbrapa!

Sipas tij, Kuvendi vitet e fundit është kthyer ne treg, ku mandati i deputetit përdoret vetëm për pazar.

Ai pretendon se kështu mund të respektohet vullneti qytetar dhe të përfaqësohen nga subjekti politik që kanë zgjedhur

“Ky është një fenomen që duhet patjetër të shmanget. Nuk jemi në konkurrim mazhoritar as me lista të hapura. Qytetarët kanë zgjedhur subjektin politik, pra do të thotë që kanë zgjedhur një linjë politike. Ta deformosh këtë vullnet të qytetarëve me qëllim për përtime personale duhet të gjejmë një mekanizëm që ta ndalojë. Është e vështirë për të gjetur balancën, por unë mendoj që nëse ka fakte evidente kur deputeti lëviz nga krahu politik ku është zgjedhur në krahun tjetër politik, i bashkëngjitet mazhorancës apo interesave të ndryshme politike në kundërshtim me atë që është votuar, unë mendoj se ai mandat duhet hequr dhe duhet ti vijë deputetit të radhës”, thekson Mediu./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shpërthen bombola e gazit/ Lëndohen nënë e bir në Fier

Publikuar

-

Nga

Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 17:30 të mbrëmjes së sotme në fshatin Libofshë të Fierit.

Nga infomacionet paraprake, mësohet se ka shpërthyer një bombol gazi në banesë dhe të lënduar kanë mbetur nënë e bir.

Vijon…

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Paketa Anti-KÇK cënon lirinë”/ Avokatja e Popullit thirrje Parlamentit

Publikuar

-

Nga

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka folur sot për paketën “Anti KÇK”, që e cilësoi si antikushtetuese.

Ballanca deklaron se kjo paketë kufizon lirinë e individëve dhe të drejtata e njeriut.

“Rregullat thelbësore që ne kemi parashikuar në Kushtetutë janë e drejta e lirisë e cila është e garantuar dhe nuk mund të cënohet nga ana e shtetit. Ka një problematikë në lidhje me shtetin e së drejtës që është paraqitur edhe nga avokati i popullit. Krimi duhet luftuar dhe duhet garantuar siguria publike, por kjo duhet të bëhet me mjete të ligjshme. Konventa ka përcaktuar se deri në çfarë limiti mund të bëhet kufizimi i këtyre lirive, që janë të pacënueshme. Janë shumë të rëndësishme të drejtat e njeriut edhe të drejtat e kriminelëve. Jemi në proces vlerësimi, me të drejtën e opinionit nuk pranohet më asnjë proces vlerësimi”, u shpreh ajo në studion e Abc News.

Sipas saj, paketa është në shkelje të ligjit dhe për këtë i bëri thirrje Kuvendit dhe politikës të reflektojë.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i fortë i Berishës/ Bashës i “dridhet toka” nën këmbë

LEXO EDHE:  Zgjedhjet pa opozitën/Meta sulmon Ramën: Hap i madh mbrapa!

“Shkelja egziston sot nuk ka ende një Gjykatë Kushtetuese që të japë zgjidhje. Pres që Parlmaneti të reflektojë, ne nuk jemi për lirinë e krimit. Politika në Shqipëri duhet të reagojë. E drejta e qeverisë për të bërë ligje është shumë e kufizuar”, theksoi ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Betimi i gjyqtarëve duke anashkaluar Presidentin/ Komiteti i Helsinkit letër Manjës dhe Kuvendit

Publikuar

-

Nga

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka dërguar një letër kryetarit të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manjës dhe Kuvendit, lidhur me ndryshimet ligjore për betimin e gjyqtarëve për në Gjykatën Kushtetuese duke anashkaluar Presidentin.

Komiteti i Helsinkit deklaron se betimi i gjyqtarëve nuk mund të bëhet me shkrim dhe atributet që Kushtetuta i ka caktuar Presidentit, s’mund t’i jepen një tjetri.

“Lidhur me këtë propozim, KShH vlerëson se ceremonia e betimit që zhvillohet pranë Presidentit nuk mund të realizohet me formë të shkruar, pasi betimi në vetvete, si një akt i lartë solemniteti që parashikohet në Kushtetutë, që kërkon prezencën fizikë të personit që betohet do të respektojë Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, para Presidentit të RSH. Gjithashtu, sikurse dihet atributet që i ka dhënë Kushtetuta një organi, nuk mund t’i jepen një organi tjetër”, thuhet në letër, ndërsa më tej theksohet se anashkalimi i betimit te presidenti, mund t’i japë fuqi prapaveruese gjyqtarëve.

LEXO EDHE:  “A duhet të ikë Basha?”/ Ja si përgjigjet Grida Duma

LEXO EDHE:  “Statujat shemben në Shkurt”/ Parlajmërimi i fortë: Nesër shkruhet historia

“Përveç argumenteve të përmendura më sipër, KShH vlerëson se ky parashikim mund t’i japë fuqi paravepruese, gjyqtarëve të zgjedhur, të emëruar ose të shpallur të emëruar që janë zgjedhur sipas legjislacionit në fuqi”, nënvizon Komiteti i Helsinkit./CNA.al

LEXO TE PLOTE