Connect with Us

Falsifikoi pasaportën/ Arrestohet 30 vjeçarja e shpallur në kërkim

Kronika

Falsifikoi pasaportën/ Arrestohet 30 vjeçarja e shpallur në kërkim

Publikuar

-

Policia e Fierit ka arrestuar një 30-vjeçare të shpallur në kërkim për falsifikim dokumentash.

Mësohet se shtetasja Sh.A, në vitin 2017 ka falsifikuar pasaportën e saj biometrike
30-vjeçarja është dënuar me masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për veprën penale ‘Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave’.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

OFL nuk ndalet/ Ultimatum për pasurinë, pesë shënjestrave të radhës

Publikuar

-

Nga

OFL “hedh grepat” në Tiranë/ Kërkon deklarimin e pasurisë së tre shtetasve

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

• B. (R.) J. (M.), banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja e punonjësit të policisë së shtetit” e kryer në bashkëpunim;

• A. G., me banim në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

• K. K., me banim në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;



• Xh. D., me banim në Lazarat Gjirokastër, i dënuar për “Kultivimi i bimëve narkotike”;

LEXO EDHE:  Operacioni “Galeria e mbyllur”/ Sekuestrohet 12.5 ton lëndë minerale në Elbasan

LEXO EDHE:  Tirane, hetime njevjecare, ne pranga tre persona per falsifikim dokumentesh

• R. Sh., me banim në Tepelenë, i dënuar për shkelje te ligjit penal grek për narkotikët.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas këmbësorin/ Humb jetën 23-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Makina përplas këmbësorin/ Humb jetën 23-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditëne sotme në Memaliaj ku për pasojë një i ri ka humbur jetën.

Mësohet se makina ka përplasur një këmbësor, 23 vjeç, i cili ka humbur jetën si pasojë e pagëve të marra.



Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shfrytëzonte për prostitucion bashkëjetuesen dhe një 18-vjeçare/ Arrestohet korçari

Publikuar

-

Nga

Shftrytëzonte për prostitucion bashkëjetuesen dhe një 18-vjeçare/ Arrestohet korçari

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Operacioni i koduar “Klientët”, i finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Vihet në pranga një 28-vjeçar, pasi shfrytëzonte për prostitucion në qytete të ndryshme, bashkëjetuesen 17-vjeçare dhe një shtetase tjetër 18-vjeçare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas shfrytëzonte për prostitucion një shtetase 18-vjeçare, të cilën e përdorte edhe për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla, si dhe një shtetase 17-vjeçare me të cilën bashkëjetonte, kanë organizuar punën duke bërë dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Klientët”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. M., 28 vjeç, banues në Korçë.



LEXO EDHE:  Denoncimi i PD/ Nisin hetimet për anëtarin e Komisionit të Vettingut

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas shfrytëzonte për prostitucion në qytetet Korçë, Sarandë dhe Tiranë, një 18-vjeçare dhe shtetasen e mitur 17-vjeçare, me të cilën bashkëjetonte.
Gjithashtu, shtetasi M. M. e ka shfrytëzuar dhe përdorur 18-vjeçaren edhe për shpërndarje të lëndëve narkotike në qytetet Korçë, Sarandë dhe Tiranë.

LEXO EDHE:  Trafik njerëzish me dokumenta false/ Shkatërrohet grupi kriminal, Veliu nxjerr emrat

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një automjet dhe dy telefona.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur’’, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”./CNA.al

LEXO TE PLOTE