Connect with Us

“E vetmja shtëpi që nuk preket në Astir”/ Klevis Balliu denoncon prokuroren dhe dosjet e bujshme që ka mbyllur

Politikë

“E vetmja shtëpi që nuk preket në Astir”/ Klevis Balliu denoncon prokuroren dhe dosjet e bujshme që ka mbyllur

Publikuar

-

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu ka treguar sot një dokument ku ishte stampuar fotoja e një shtëpie që sipas tij, është e vetmja që nuk është prishur te Astiri.

Sipas ish-deputetit bëhet fjalë për shtëpinë e familjes së prokurores Elisabeta Imeraj.

“Pse nuk funksionon ligji kur ka tendera fiktiv që të fitojnë Salillarët e partive. Erion Veliajt në këtë gjykatë, unë ia kam sjellë kallëzimin për cështjen e pishave që ka bërë një kontratë me Fusha Shpk, ia kam dorëzuar në dorë Elisabeta Imerajt e cila ka një shtëpi që është e vetmja që nuk prishet në Astir. Është shtëpia e familjes së Elisabeta Imerajt.
Prokuroria duhet ta hetojë këtë cështje, ka dy dosje atje dhe nuk ka mbajtur një qendrim për atë pjesë si ka mundësi që nuk gjen shkeljet e Veliajt me Fusha SHPK ku janë marrë 8 mijë euro për një pishë. Këtu s’ka më as prokurori as gjykata, ka vetëm një tufë banditësh”, akuzoi Balliu.

Balliu ka ngritur akuza për drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imerajn ku tha se ka mbyllur pa u hetuar një sërë çështjesh siç janë pishat e mbjella që u thanë në pak kohë në kryeqytet, mbylljen e hetimeve për dosjen DH-Albania etj.

LEXO EDHE:  Pasuritë e dyshimta të gjyqtarëve dhe prokurorëve/ Gati dosjet për tre mijë persona

“Nuk i sjell Kushtetuta, por Edi Rama me urdhëra politik. Unë nuk e di për çfarë akuzon policia. Një polic ka thyer krahun, ai ka ikur në drejtim të paditur, nuk jemi njohur me ndonjë provë apo ndonjë fakt. Pse nuk procedohet shefi i komisariatit nr 4 që u kap me filmime duke dhunuar një 19-vjeçare në bregun e Lumit. Pse nuk funksionon ligji për ata që vjedhin me tenderin. Për çështjen e pishave me kontratën e bërë me Fusha SHPK një denoncim për aferën korruptive. Pse Elisabeta Imeraj nuk ka mbajtur asnjë qëndrim për Unazën e Re, apo për pishat që janë tharë, për aferën korruptive DH-Albania mbylli hetimet, sepse në Unazë nuk preket vetëm banesa e Elisabeta Imerajt”, u shpreh Balliu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ “Kujt i duket shtrenjtë, t’i bjerë nga rruga tjetër”

Publikuar

-

Nga

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ "Kujt i duket shtrenjtë, t'i bjerë nga rruga tjetër"

Deputeti socialist, Ervin Bushati, thotë se kujtdo që tarifa e 7.5 euro e rrugës Milot-Fier i duket e shtrenjtë, atëherë të përdorë rrugën aktuale. Këtë deklaratë Bushati e bëri në studion e “Ora News”.

“Ne kemi disa lloj mundësish si mund ti ndërtojmë këto rrugë, njëra është të rrisim borxhin dhe limitet i kemi të kufizuara aq më tepër që tani duhet të marrim borxh për të ringritur ekonominë, ose të rrisim taksat që ne nuk duam ta bëjmë, ose të bëjmë që ai që e përdor më shumë ta paguajë. Patjetër që do të ketë rrugë alternative. Ata që duan të arrijnë më shpejt do të mund të kenë një vlerë të shtuar. Nëse mendojnë se është e shtrenjtë rruga, mund të përdorin rrugën që është sot”, tha Bushati.

Projekti është kundërshtuar nga opozita, e cila akuzon se vlera e investimit është 11 herë më e lartë nga realja.  Në shtator të këtij viti Ministria e Infrastrukturës do të hapë ofertat që kompanitë do të paraqesin për ndërtimin e autostradës Milot-Fier.

LEXO EDHE:  Hoxha “plas bombën” për Markun/ ”Pavarësisht letrës së bukur, ajo zonja nuk ka kuptuar”…

LEXO EDHE:  Trondit çuni i Fahriut/ Rama ka pësuar parainfarkt

Ky aks propozohet të jepet me një koncesion prej 35 vitesh. Në të dhënat e qeverisë parashikohet dhe fluksi i automjeteve që do të qarkullojnë, por nëse kjo nuk arrihet fituesi do të ketë garancinë e shtetit për të mbuluar humbjet në gjysmën e parë të kontratës.

Më konkretisht në materialin zyrtar parashikohet një fond prëj 121 milionë euro që do të jepet për koncesionarin për 17 vitet e para duke nisur prej vitit 2024 deri në vitin 2040.  Të  ardhurat bazë në këtë periudhë janë parashikuar të jenë  1.7 miliardë euro. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kapja e “peshqve të mëdhenj”?! Yuri Kim: Reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate!

Publikuar

-

Nga

Kapja e “peshqve të mëdhenj”?! Yuri Kim: Reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim thotë se Reforma në Drejtësi duhet të tregojë rezultate.

Teksa u pyet nga gazetari Sokol Balla në lidhje me çështjen e shumëpërfolur për arrestimin e të ashtuquajturve ‘peshqit e mëdhenj’, Kim u tregua e rezervuar, ndërsa dha mesazhin e qartë që kjo reformë duhet të vijojë përpara.

Ajo theksoi ndër të tjera se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbështesë Shqipërisë, por në fund të ditës i takon vendit të vendosë për veten.

Ambasadorja Kim: Mendoj që nëse e doni dhe luftoni për të, dhe i kushtoni pak kohë dhe përpjekje, po, e besoj. Mendoj që ajo që nuk ka për të ndodhur është një proces i menjëhershëm. Nuk ndodh. Nuk është që papritur, do keni një sistem gjykatash 100% të përsosur. Nëse prisni këtë, do të zhgënjeheni. Ajo që do të ndodhë është që do të shihni përparim, pastaj do të shihni diçka të tmerrshme, pastaj përparim përsëri. Siç e thashë, është si të shohësh baticën dhe zbaticën. Nuk është një proces i thjeshtë, i qartë linear.

LEXO EDHE:  ‘Nuk u dhamë votën të na bënit gropën’/ Banorët e Unazës së Re vazhdojnë protestat

LEXO EDHE:  “Do t’iu çoj në kasolle”/ Rama “ultimatum” vajzës së policit: Duhet ta meritoni shtëpinë!

Sokol Balla: Teksa jemi në ujëra, le të flasim për peshqit, peshqit e mëdhenj. Po presim që të kapen, por ju sugjeroni që të presim?

Ambasadorja Kim: Mendoj që ju …

Sokol Balla: E dini për çfarë e kam fjalën, apo jo? Peshqit e mëdhenj?
Ambasadorja Kim: E dini, sapo kam arritur gjashtë muaj më parë dhe e di cila është puna ime. Dhe siç ju kam thenë, dhe mendoj se populli shqiptar e di këtë, unë jam njeri shumë praktik. Dhe ajo që kam thënë është që reforma në drejtësi duhet të vazhdojë, duhet të këmbëngulim, dhe reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate. Nuk jam sistemi gjyqësor.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pas 2013-s janë rritur investimet e huaja”/ Deputetja zbulon çfarë ndodhi me rrugën Milot-Fier

Publikuar

-

Nga

Deputetja socialiste, Evis Kushi, thotë se objektivi i qeverisë mbetet krijimi i kushteve për rritjen e investimeve të huaja në vend.

Në studion e emisionit “Në fokus, Kushi tha se këto investime kanë ardhur duke u rritur pasi Partia Socialiste mori pushtetin në vitin 2013.

“Është investimi për parkun fotovoltaik. Është investim i madh, parku më i madh me energjinë solare në Ballkan. Është një investim i konsiderueshëm që do të japë kontribut në zhvillimin ekonomik. Rritja e investimeve të huaja ka qenë ndër objektivat tona. Po t’u referohemi shifrave zyrtare, pas 2013-s ka ardhur në rritje numri i inevstimeve të huaja direkte në Shqipëri. Mbetet objektivi ynë. Shqipëria ka shumë arsye për të cilat investitorët e huaj kanë interes për të ardhur në Shqipëri. Këto avantazhe që kemi krahasuar me shtetet e vendeve fqinje ne duhet t’i rrisim”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Qytetari kërkon ndihmë te Berisha/ Kam mbetur jashtë me foshnjen 8 muajshe, dua një çadër

LEXO EDHE:  Shtyhet seanca për Klevis Balliun/ PD: Duan të na trembin

Sa i takon debatit për rrugën Milot-Fier, Kushi tha se PPP është zgjedhur për shkak të pamundësisë së financimit nga buxheti i shtetit.

“Nuk është skemë që e kemi shpikur ne. Është mekanizëm që përdoret në Europë dhe Amerikë. Rruga në fjalë kushton aq sa buxheti i shtetit nuk e përballon dot. Ne nuk mund t’i lëmë qytetarët të presin”, tha Kushi./CNA.al

LEXO TE PLOTE